Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kauzat e shteteve kombëtare do të shkatërrojnë planetin

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Kauzat e shteteve kombëtare do të shkatërrojnë planetin

Nga Slavoj Zizek “Newstatesman”/ Lajmet e fundit nga kufiri mes Ukrainës dhe Rusisë, tregojnë se tashmë jetojmë në një situatë para-lufte. E çfarë duhet të bëjmë ne, njerëzit e zakonshëm, kur të ndodhë shpërthimi i marrëzisë globale? Ndoshta, reagimi ynë i parë duhet të jetë përballja e këtij lajmi të zymtë, me një seri tjetër lajmesh edhe më katastrofike.

Raportet e fundit shkencore, e bëjnë të qartë se sistemi ynë global i ushqimit është prishur:sipas 130 akademive kombëtare të shkencës dhe mjekësisë në të gjithë botën, miliarda njerëz janë ose të kequshqyer ose mbipeshë, dhe prodhimi ynë i ushqimit po e shtyn planetin drejt katastrofës klimatike.

Për të siguruar një dietë ekologjikisht miqësore për të gjithë, ne duhet të kërkojmë një transformim rrënjësor të sistemit. Por jashtë binarëve, nuk është vetëm sistemi global i ushqimit. Siç e kemi mësuar nga raportet e fundit mjedisore, diagnoza shkencore e situatës sonë është shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë:nëse nuk shkurtojmë 45 për qind emisionet e gazrave serrë në 12 vitet e ardhshme, qytetet bregdetare do të përmbyten, ushqimet do të mbarojnë etj. Dhe sërish, për ta bërë këtë, nevojitet një transformim radikal i shpejtë social, i cili do të ndikojë thellësisht në të gjitha sferat e jetës sonë. Por si ta arrijmë këtë?

Përveç heqjes dorë me shpejtësi nga karburantet me përmbajtje të madhe karboni, po merret parasysh një qasje edhe më dramatike:SRM (administrimi i rrezatimit diellor), shpërndarja masive e vazhdueshme e aerosoleve në atmosferën tone, për të reflektuar dhe absorbuar dritën e diellit, dhe në këtë mënyrë duke e ftohur planetin.

Megjithatë, SRM është jashtëzakonisht e rrezikshme, sikurse shkruante Kejt Aronof në një artikull të kohëve të fundit për “In These Times”. Ai mund të zvogëlojë të korrat, të ndryshojë

në mënyrë të pakthyeshme ciklin e qarkullimit të ujit, për të mos përmendur shumë anë të tjera të panjohura.

Ne s’mund të imagjinojmë dot se si funksionon balanca e brishtë e tokës tonë, dhe se çfarë mënyre e paparashikueshme gjeo-inxhinierike mund ta prishë atë. Plus, është e lehtë të hamendësohet se përse SRM-ja është kaq popullore për shumë korporata:në vend të një ndryshimi të dhimbshëm social, ai ofron perspektivën e një rregullimi të drejtpërdrejtë teknologjik të problemit tonë më të madh.

Ne jemi në një dilemë të madhe:nëse nuk bëjmë asgjë, jemi të marrë fund, ndërsa çdo gjë që bëjmë përfshin rreziqe vdekjeprurëse… Kush do t’i marrë vendimet? Dhe kush është edhe i kualifikuar për ta bërë këtë? Dukuri si ngrohja globale na bëjnë të ndërgjegjshëm, se me gjithë universalitetin e veprimtarisë sonë teorike dhe praktike, ne jemi në një nivel të caktuar, vetëm një tjetër specie e gjallë në planetin Tokë.

Mbijetesa jonë, varet nga parametra të caktuara natyrore, të cilat ne i marrim automatikisht si të mirëqena. Leksioni që vjen nga ngrohja globale, është se liria e njerëzimit ishte e mundur vetëm në sfondin e parametrave të qëndrueshëm natyrorë të jetës në tokë (temperatura, përbërja e ajrit, furnizimi i mjaftueshëm me ujë dhe energji etj).

Njerëzit mund të “bëjnë atë që duan”, për aq kohë sa ata mbeten mjaftueshëm në periferi, për të mos prishur seriozisht parametrat e jetës në tokë. Kufizimi i lirisë sonë, që bëhet i dukshëm me ngrohjen globale, është rezultati paradoksal i rritjes shumë eksponenciale të lirisë dhe të fuqisë sonë:tani jemi aq të forte, sa që mund të destabilizojmë parametrat gjeologjikë bazë të jetës në tokë.

Kësisoj, “natyra” bëhet fjalë për fjalë një kategori socio-historike, por jo në kuptimin e lartësuar marksist. Ajo bëhet një kategori socio-historike, në kuptimin më radikal dhe më të drejtpërdrejtë; natyra nuk është vetëm një sfond i qëndrueshëm i aktivitetit njerëzor, por është e ndikuar nga ky aktivitet në përbërësit e saj bazë.

Mënyra se si do ta zhvillojmë ekonominë tonë në dekadat e ardhshme, mund të ndikojë jo vetëm mbi të ardhmen tonë, por tek e ardhmja e gjithë jetës në tokë. Qindra lloje shtazore tashmë po zhduken; akulli polar është shkrirë. Dhe paradoksi është se nuk ka një rikthim të thjeshtë tek një balancë e mëhershme:sipas të gjitha gjasave, jeta në tokë është përshtatur aq shumë ndaj aktivitetit tonë, saqë nëse ndalemi papritur së prodhuari dhe konsumuari, edhe kjo do të shkaktonte një katastrofë.

Me pak fjalë, perspektiva e gjeo-inxhinierisë, nënkupton se ne jemi zhytur thellë në “antropocen” një epokë e re në jetën e planetit tonë, në të cilën ne njerëzit, s’mund të mbështetemi më tek Toka si një rezervuar gati për të absorbuar pasojat e aktivitetit tonë produktiv. Toka, nuk është më sfondi ose horizonti i padepërtueshëm i aktivitetit tonë produktiv.

Përkundrazi, ajo shfaqet si një objekt fundor, që mund ta shkatërrojmë apo ta transformojmë në mënyrë të pakthyeshme. Dhe këtu shtrihet paradoksi i antropocenit:njerëzimi u bë i vetëdijshëm për vetë-kufizimet e tij si specie, pikërisht atëhere kur u bë aq i forte, sa që ndikoi në balancën e gjithë jetës në tokë.

Ai qe në gjendje të ëndërronte, të dominonte, dhe të shfrytëzonte natyrën, për aq kohë sa ndikimi i tij mbi natyrë (Tokë) ishte e pakët, pra në sfondin e natyrës së qëndrueshme. Paradoksi është pra, se sa më shumë që riprodhimi i natyrës varet nga aktiviteti njerëzor, aq më shumë ajo i shpëton kontrollit tonë.

Ajo që na shpëton pa kuptuar, nuk është vetëm një anë e fshehur e natyrës, por mbi të gjitha pasojat e padepërtueshme të aktivitetit tonë. Pra po, ne ndodhemi në një kaos të madh:këtu nuk ka zgjidhje të thjeshtë “demokratike”. Ideja se vetë njerëzit (jo vetëm qeveritë dhe korporatat) duhet të vendosin, ngre një pyetje të rëndësishme:edhe nëse kuptimi i tyre nuk shtrembërohet nga interesat e korporatave, çfarë i kualifikon ata për të gjykuar mbi një çështje kaq delikate?

Por ajo që mund të bëjmë, është të vendosim së paku përparësitë e duhura, dhe të pranojmë absurditetin e lojërave tona të luftës gjeopolitike, kur planeti për të cilin zhvillohen këto luftëra është i kërcënuar. Logjika e konkurrencës së shtetit kombëtar, është jashtëzakonisht e rrezikshme, pasi shkon direkt kundër nevojës urgjente, për të krijuar një mënyrë të re të lidhjes me rrethinat tona, një ndryshim rrënjësor politiko-ekonomik i quajtur nga Peter Sloterdijk “zbutja e kulturës së kafshëve të egra”.

Deri tani, çdo kulturë i disiplinonte dhe edukonte anëtarët e vet, dhe garantonte paqen qytetare mes tyre, nën maskën e pushtetit shtetëror, por marrëdhënia midis kulturave dhe shteteve të ndryshme ishte përgjithnjë nën hijen e luftës së mundshme, me çdo gjendje paqësore që nuk  ishte asgjë më shumë se sa një armëpushim.

E gjithë etika e një shteti arrin kulmin në aktin më të lartë të heroizmit:gatishmërinë për të sakrifikuar jetën për shtetin komb, çka që do të thotë se marrëdhëniet e egra barbare midis shteteve, shërbejnë si themeli i jetës etike brenda një shteti.

Momenti kur ne e pranojmë plotësisht faktin se jetojmë në një Tokë si një anije hapësinore, detyra që imponon urgjentisht vetja, është ajo e vetë qytetërimit të qytetërimeve, vendosjes së solidaritetit dhe bashkëpunimit universal ndërmjet të gjitha komuniteteve njerëzore, një detyrë që është bërë gjithnjë e më e vështirë nga rritja e vazhdueshme e dhunës sektare, fetare dhe etnike “heroike”, si dhe gatishmëria për të sakrifikuar veten (dhe botën) për kauzën specifike të dikujt.

Arsyeja na detyron kësisoj të bëjmë këtu një tradhti:të tradhtojmë kauzën tonë, të refuzojmë të marrim pjesë në fushatat e vazhdueshme. Nëse shqetësohemi vërtet për fatin e njerëzve që përbëjnë kombin tonë, motoja jonë duhet të jetë: Amerika e fundit, Kina e fundit, Rusia e fundit.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: KauzatKombëtareplanetinshkatërrojnështeteve

TË LIDHURA

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi
Aktualitet

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët
Aktualitet

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025
Next Post
Studiuesja i përgjigjet Salvinit: Kërcënimin nuk e ke nga shqiptarët, kujdes…

Studiuesja i përgjigjet Salvinit: Kërcënimin nuk e ke nga shqiptarët, kujdes...

Rënie drastike të temperaturave. Ja çfarë premton moti për sot

Rënie drastike të temperaturave. Ja çfarë premton moti për sot

Sulmohet RTK-ja, hakerat bllokojnë faqen e televizionit publik

Sulmohet RTK-ja, hakerat bllokojnë faqen e televizionit publik

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës
Showbizz

“Prezanton emision, s’di shqip”/ Beniada Nishani i përgjigjet deklaratës së Aulonës

by mirseda
22:52 | 24/06/2025
0

Beniada Nishani i është përgjigjur deklaratës së bërë nga Aulona Musta në podcast-in “The Dalina Show”, ku...

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

“Racë e degj*nerume”, pas ndarjes, ish-burri nuk ia kthen më fëmijët, nëna kërkon drejtësi

22:50 | 24/06/2025
Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

Rinovimi i Neymar, Santos ndaj mendjen, zyrtarizimi shumë shpejt

22:30 | 24/06/2025
Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

22:22 | 24/06/2025
Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës

22:19 | 24/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com