Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Katër të vra*ë dhe dy të arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant

Policia në Haiti vrau katër të dyshuar dhe arrestoi dy të tjerë, pas vrasjes së presidentit të vendit, Jovenel Moise, në rezidencën e tij private në periferi të kryeqytetit, Port-au-Prince, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Tre oficerë policie të mbajtur peng nga të dyshuarit e armatosur u liruan të mërkurën vonë, tha Léon Charles, shefi i Policisë së Haitit.

Ngjarjet vijnë mes një kaosi në rritje në një vend ku është shtuar dhuna e bandave dhe kishte pasur protesta ndaj sundimit gjithnjë e më autoritar të presidentit.

Ambasadori haitian në Shtetet e Bashkuara Bocchit Edmond kishte bërë thirrje më herët gjatë një konferencë me gazetarët që mbulojnë Departamentin e Shtetit se Haiti do të kërkonte ndihmë dhe ekspertizë nga Shtetet e Bashkuara. “Një Haiti i qëndrueshëm është në interes të Shteteve të Bashkuara”, tha ai. Kufiri i Haitit me Republikën Dominikane dhe aeroportet e saj janë të mbyllura, tha ambasadori. Haiti ka shpallur gjendja e shtetrrethimit, siç njoftoi Kryeministri i përkohshëm Claude Joseph gjatë një fjalimi në televizionin shtetëror të mërkurën në mëngjes. Kryeministri Joseph tha se ai po drejton vendin dhe në të po zbatohet ligji ushtarak, ndërsa kufijtë e Haitit dhe aeroporti kryesor i tij janë mbyllur.

I pyetur nga Zëri i Amerikës nëse zyrtarët e dinë kombësinë e personave të armatosur, ambasadori Edmond tha se nuk ishte i sigurt, por bazuar në videot e marra nga policia kombëtare dhe të konsideruara të besueshme, vrasësit, të cilët ai i përshkroi si “mercenarë”, ishin veshur si agjentë të Agjencisë Amerikane të Anti-Drogës. “Ata flasin spanjisht dhe e paraqitën veten si agjentë të DEA-s. Ne e dimë mirë, se kjo nuk është mënyra se si vepron DEA. Unë besoj se ata janë agjentë të rremë. Ekspertët që panë videon thanë se ata janë vrasës profesionistë,” u tha ambasadori gazetarëve.

Zonja e parë Martine Moise, e cila u qëllua gjatë sulmit, është në gjendje të qëndrueshme, por kritike, tha ambasadori. Po bëhen përgatitje për ta transferuar atë në një spital në Miami për trajtim.Një nga fëmijët e presidentit i cili ishte në shtëpi gjatë sulmit është dërguar në një vend të sigurt.

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi sulmin dhe shprehu ngushëllimet në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. “Ne e dënojmë këtë akt të neveritshëm dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shërim Zonjës së Parë Moïse. Shtetet e Bashkuara ngushëllojnë popullit e Haitit. Ne jemi gati të ndihmojmë ndërsa vazhdojmë të punojmë për një Haiti më të sigurt”, thuhej në deklaratë.

Zoti Biden e quajti sulmin “shqetësues”, duke shtuar se “ne kemi nevojë për shumë më shumë informacion” ndërsa iu përgjigj pyetjes së një gazetari ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë. Në Nju Jork, presidenti i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ambasadori francez Nicolas de Riviere, tha se këshilli ishte thellësisht i tronditur nga vrasja.

Këshilli është takuar sot në mëngjes për të diskutuar zhvillimet. Kombet e Bashkuara kanë rreth 1,200 anëtarë personeli në Haiti si pjesë e misionit të tyre politik atje. Haiti ka përjetuar paqëndrueshmëri politike dhe ndasi, si dhe rritje të dhunës së bandave./ VOA

Tags: haitiJovenel MoïsePort-au-Prince

TË LIDHURA

Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini
Bota

Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini

13:32 | 02/12/2025
Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme
Bota

Erdogan: Sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi, të papranueshme

10:12 | 02/12/2025
“Dorëhiquni, mafia!”/ Parashikohet rritje taksash, protestë masive kundër buxhetit në Bullgari
Bota

“Dorëhiquni, mafia!”/ Parashikohet rritje taksash, protestë masive kundër buxhetit në Bullgari

09:51 | 02/12/2025
Next Post

Vettingu/ Shkarkohet gruaja e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku

Faqet e para të gazetave sportive europiane, 8 korrik 2021

Egjipt/ Masaker në një xhami, 235 të vrarë

Sulme në internet, sulme në realitet - shqetësimet e myslimanëve në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

Kartoni i kuq i rrezikoi Botërorin, FIFA merr vendimin për Ronaldon

18:28 | 25/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025




TË FUNDIT

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet
Aktualitet

Ndodh në Mirditë/ Makina e 53-vjeçares nga Tirana shkrumbohet gjatë natës, dyshimet

by mirseda
13:47 | 02/12/2025
0

Një makinë e parkuar është djegur nga flakët gjatë natës në Mirditë. Rrethanat janë ende të paqarta,...

Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

Bylykbashi: S’mund të funksionoje ky komision nëse s’ka Parlament normal. Gjiuknuri: Të marrin pjesë

13:43 | 02/12/2025
Rama reagon sërish për Ballukun: Do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës në Drejtësi, por…

Rama reagon sërish për Ballukun: Do të jem mbështetësi më i paepur i Reformës në Drejtësi, por…

13:36 | 02/12/2025
Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini

Arrestohet ish-shefja e Politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini

13:32 | 02/12/2025
Berisha ironizon Ballën: Ndryshon nga mëngjesi në darkë, është njeri pa karakter

Berisha ironizon Ballën: Ndryshon nga mëngjesi në darkë, është njeri pa karakter

13:19 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com