Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Katër njerëzit e rëndësishëm që diktatorët i “fshinë” nga historia

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Katër njerëzit e rëndësishëm që diktatorët i “fshinë” nga historia

Përgjatë historisë ka pasur shumë përpjekje të udhëheqësve të ndryshëm politikë për të zhdukur çdo gjurmë të personazheve të caktuara që dikur i kanë pasur në rrethin e tyre të ngushtë. Këta ishin kryesisht zyrtarë të rangut të lartë, që dinin gjithçka mbi udhëheqësin e tyre, ose të paktën disa gjëra që mund të shkaktonin revoltën e popullit kundër udhëheqësit të tyre.

  1. Nikolai Jezhov

Nikolai Jezhov u promovua si udhëheqës i NKVD (policia sekrete sovjetike) gjatë viteve 1930-1940. Ajo ishte një periudhë e tensionuar brenda sistemit politik sovjetik, jo vetëm për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por edhe për shkak të Spastrimit të Madh që kishte ndërmarrë Stalini brenda Partisë Komuniste.

Ashtu si udhëheqësit e mëparshëm të NKVD, Jezhov u caktua të vriste të gjithë agjentët e tjerë brenda policisë sekrete sovjetike me urdhër të Stalinit, që ndihej i frikësuar nga informacioni që këta agjentë kishin për të. Pasi Jezhov ndoqi urdhrat e tij, Stalini e vrau edhe atë duke vendosur në këtë mënyrë gozhdën e fundit në “arkivolin” e sekreteve sovjetike gjatë Spastrimit të Madh.

Historianët perëndimorë mendojnë se ai “u zhduk” pasi kur bëhej fjalë për punët e pista, Stalini nuk u besonte as fëmijëve të tij. Stalini urdhëroi që të gjithë ata që u ekzekutuan brenda NKVD të fshiheshin nga historia, në mënyrë që si bashkëkohësit, ashtu edhe gjeneratat e ardhshme, të mos e dinin që ata kishin ekzistuar.

Ata shkuan aq larg sa jo vetëm që e zhdukën Jezhov nga fotot publike të botuara në media, por zhdukën çdo dëshmi të ekzistencës së tij, teksa përhapën zërat se ai kishte tradhtuar Bashkimin Sovjetik, duke lidhura aleancë me fashistët.

  1. Qin Bangxian

Qin Bangxian, i njohur më shumë si Bo Gu ishte lideri më i rëndësishëm i Partisë Komuniste në Kinë, dhe një bashkëpunëtor shumë i afërt i Maos. Por për shkak të disa debateve në lidhje me taktikat ushtarake të përdorura në mbrojtjen e qytetit Zunji në vitin 1935, Bo Gu u kritikua ashpër për gabimet e tij të mëdha politike dhe “u zëvendësua”.

Mao dha urdhër që jo vetëm ta ekzekutonin dhe ta zhdukin nga të gjitha fotografitë, por edhe t’i thoshin popullit kinez, se ai kishte tradhtuar vendin e tij dhe ishte bashkuar me Partinë Nacionaliste Kineze.

  1. Jozef Gëbels

I njohur si dora e djathtë e Adolf Hitlerit, Gëbels ishte gjithnjë i preferuari i udhëheqësit

të tij për entuziazmin dhe fanatizmin ndaj nazizmit. Ai u emërua si kreu i propagandës naziste në Gjermani, një rol që ishte shumë i rëndësishëm drejt përhapjes së nazizmit në mbarë Gjermaninë.

Kjo nënkuptonte se Gëbels e kuptonte si duhej vizionin e Hitlerit si dhe ideologjinë e tij,për mënyrën se si ai synonte të kontrollonte popullin gjerman përmes propagandës. Edhe pse Hitleri është i njohur për zhdukjen e njerëzve që nuk i pëlqenin, ekziston ende një mister rreth asaj që ndodhi në fakt me Gëbels, si dhe pse ai u hoq nga fotot zyrtare afër fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Historianët mendojnë se gjatë ditëve të fundit të Gjermanisë naziste, Gëbels kishte nisur të shfaqte dyshime mbi Hitlerin, pasi po e shihte se kokëfortësia e tij do të shkatërronte Gjermaninë dhe shfaroste të gjithë gjermanët. Ndaj ai vendosi ta merrte vetë pushtetin, por u zbulua dhe u ekzekutua. Kjo tezë është e diskutueshme, pasi zyrtarisht thuhet se ai u vetëvra së bashku me gruan dhe 4 fëmijët, si një shenjë besnikërie ndaj Fyhrerit.

  1. Jang Song-Thaek

Song-Thaek, ishte xhaxhai i diktatorit aktual të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ai ishte më i fokusuar në ndjekjen e mënyrave të vëllait të tij Kim Jong-il, diçka për të cilën diktatori i ri nuk ishte dakord. Megjithëse mentaliteti i Kim Jong Un ka ndryshuar shumë vitet e fundit, në atë kohë ai cilësohej ende si mjaft i ri për pozicionin e tij politik.

Duke parë që xhaxhai i tij nuk ishte dakord me të, ai e nxori atë para një gjykate speciale ushtarake dhe më pas u ekzekutua nga një togë pushkatimi, ndonëse ka zëra që ai u la të shqyhej nga disa qentë uritur. Pas ekzekutimit të tij, Kim urdhëroi të gjitha mediat brenda Koresë së Veriut që të fshinin çdo lloj gjurme të tij, përfshirë çdo lloj fotografie apo informacioni brenda librave të historisë.

Burimi i lajmit: https://medium.com/history-of-yesterday/4-important-people-that-have-been-deleted-from-history-df4cb9690af8

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: diktatorefshine emrathistori

TË LIDHURA

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja
Bota

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut
Bota

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025
Next Post
Sonda e NASA-s ulet në planetin Mars (Video)

Sonda e NASA-s ulet në planetin Mars (Video)

Kosovë: 66-vjeçari humb jetën nga Covid-19, rritet numri i të infektuarve

Kosovë, rritet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid në 24 orët e fundit

Rritje marramëndëse/ Skeda e pasurisë së ministrit, Arben Ahmetaj

Rritje marramëndëse/ Skeda e pasurisë së ministrit, Arben Ahmetaj

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi
Sport

Ish-lojtari i Arsenalit akuzohet për pesë raste përdhunimi

by mirseda
23:00 | 04/07/2025
0

Ish-mesfushori i Arsenalit, Thomas Partey, është zyrtarisht i akuzuar për pesë raste përdhunimi dhe një rast sulm...

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

Egli Tako reagon pas largimit: A ka ardhur koha për të folur?

22:20 | 04/07/2025
Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

Gjoba për të gjithë, UEFA nuk fal askënd

22:03 | 04/07/2025
Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

21:46 | 04/07/2025
Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com