Bavarezët e kanë nisur me një dhuratë pjesën e dytë, ku i kanë dhuruara një gol të çuditshëm madrilenëve. Kur kishin kaluar vetëm pak sekonda nga starti, portieri bavarez pasi i pasohet një top nga mbrojtësit nuk ishte i sigurt nëse ta largonte apo jo. Në fund nuk arrin të bëjë asnjërën nga presioni i Bemnzema dhe topi i kalon poshtë këmbëve, më pas sulmuesi francez e ka mjaft të lehtë ta dërgojë në rrjetë me portën e boshatisur.