Uragani shkatërrues Dorian vijon dhe përhapet me shpejtësi, duke shkaktuar viktima dhe dëme të shumta materiale. Së fundmi, ka goditur ishujt Bahamas, duke lënë të paktën 5 viktima dhe 21 të plagosur.
Sipas mediave ndërkombëtare, momentalisht uragani regjistrohet në nivele më të ulëta dhe është vlerësuar si i kategorisë 3.
Nga videot e publikuara, shfaqen familjarë, teksa dëgjohen që bërtasin të tmerruar dhe vazhdojnë të notojnë për t’i shpëtuar uraganit.
Po ashtu, banorët në këtë zonë luten vazhdimisht për ndihmë, pasi ende nuk janë evakuuar të gjithë, duke bërë që jeta e tyre të rrezikohet.