Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Katalonja, një katastrofë e paralajmëruar

8 vjet ago
in Të Gjitha
Katalonja, një katastrofë e paralajmëruar

Dy trena nxitojnё kundrejt njeri-tjetrit nё Spanjё e askush nuk mund t’i ndalё. Ky imazh mbi kokёfortёsinё dhe indinjatёn se si kanё vepruar ndaj kёsaj krize si Madridi edhe Barcelona, gjatё javёve tё kaluara ёshtё stёrkonsumuar nё media. E megjithatë, tani trenat u pёrplasёn me tё gjithё fuqinё me njëri-tjetrin.

Katalonja proklamoi pavarёsinё dhe senati spanjoll pёr herё tё parё vulosi pёr nenin e famshёm 155, qe shfuqizon qeverinё katalonjase dhe qё do tё thotё heqje e autonomisё. Ështё ështё padyshim njё ditё historike kjo nё historinё e Spanjёs, ose pёr ta formuluar pak mё neutrale, njё ditё qё do tё thotё njё ndryshim i thellё.

Katёr herё ёshtё proklamuar nё historinё e kёtij rajoni njё “Republikё Katalonjase”, apo njё “shtet Katalonjas”. Pёr herё tё parё nё shekullin e 17-tё gjatё kryengritjes “Guerra dels Segadors”, pastaj gjatё Republikёs sё parё Spanjolle mё 1873, dhe mё vonё gjatё republikёs sё dytё Spanjolle, nё prag tё luftёs civile nё Spanjё mё 1931 dhe 1934.

Nё tё gjitha kёto raste paraardhёse nuk bёhej fjalё pёr shpallje tё plotё tё pavarёsisё, por pёr proklamime tё njё shteti tё mёvetёsishёm katalonjas brenda njё shteti tё menduar federal tё Spanjёs. Tё gjitha kёto “pavarësi” tё Katalonjёs nuk kanё zgjatur mё shumё se disa ditё.

Politikani i papjekur Rajoy

Edhe mё e pakuptimtё duket kjo pavarёsi pёr herё tё parё e vёrtetё e katalonjasve, prej nga tё lind pyetja, se si qe kjo e mundur. Pёrse pikёrisht nё vitin 2017, kur nё kuadёr tё njё shteti demokratik ligjor tё Spanjёs katalonjasve u janё garantuar tё drejta tё zgjeruara autonomie dhe janё tё integruar nё BE e jetojnё nё mirёqenie e paqe?

Pёr t’iu pёrgjigjur pyetjes duhet sё pari qё tё hedhёsh vёshtrimin nga Spanja, por jo vetёm. Mёnyra se si partia konservatore nё pushtet e drejtuar nga Mariano Rajoy ёshtё përpjekur pa asnjё sens empatie dhe sensibiliteti diplomatik duke u kapur vetёm pas neneve, dëshmon pёr njё mungesё tronditёse tё fantazisё. Rajoy nuk ёshtё i pjekur sa duhet pёr postin qё drejton dhe ai mё sё voni qё nga viti 2010, kur Gjykata Kushtetuese spanjolle me nismёn e saj e rrёzoi statutin e autonomisë katalonjase tё aktualizuar mё 2006, ka kontribuar dukshëm nё thellimin e krizës.

Irlandё mesdhetare e Veriut?

Natyrisht nё kёrkim tё shkaqeve dhe pёrgjegjёsive duhet tё shohёsh edhe nga Barcelona. Politikani katalonjas Lluis Rabell sё fundi duke nёnkutpuar referendumin nё Skoci tha, se: “Tё mos biem tё flemё me njё ёndёrr nga Skocia, e pastaj tё zgjohemi me njё Irlandё tё Veriut”. Nё ditёt e ardhshme do tё duket, nёse propaganduesit populistё nё mёnyrё tё njëanshme dhe ilegale do ta shndёrrojnё Katalonjёn nё njё Irlandё mesdhetare tё Veriut. Kёtё nuk e do askush, por duhet pasur njё frikё e tillё.

Mё sё voni nё kёtё pikё edhe politikanit mё tё pёrgjumur tё BE-sё duhet t’i bjerё nё sy, se kёtu nuk kemi tё bёjmё vetёm me njё problem spanjoll. Njё lloj i ri i “gripit spanjoll”, nё formёn e deklarimeve unilaterlae tё pavarёsisё mund tё infektojё edhe vende tё tjera nё BE. Ndaj BE-ja nuk duhet tё heshtё vazhdimisht si nё rastin e Skocisё e tani edhe tё Katalonjёs. Mё nё fund ajo duhet tё marrё masat “profilaktike” duke kontribuuar nё mёnyrё konstruktive pёr zgjidhjen e problemit, kur si nё rastin e Spanjёs, qeveria qendrore ёshtё tёrёsisht e mbingarkuar.

Tags: barcelonaDeutsche WelleGabriel GonzálezimazhKatalonjanxitojnëtrena

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Pavarësia e Katalonjës, çfarë ndodh më pas?

Pavarësia e Katalonjës, çfarë ndodh më pas?

Drama e çiftit rom/Të jesh shqiptar dhe të punosh fort nuk mjafton për gjermanët!

Drama e çiftit rom/Të jesh shqiptar dhe të punosh fort nuk mjafton për gjermanët!

Ç’po ndodh me makinën që Tahiri ua shiti Habilajve? Zbulohet targa e re e ‘Audi-t’

Ç’po ndodh me makinën që Tahiri ua shiti Habilajve? Zbulohet targa e re e ‘Audi-t’







JU REKOMANDOJMË

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjecares: kur qëllova veten, i dashuri…

09:31 | 14/02/2026
LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026




TË FUNDIT

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

by mirseda
20:53 | 20/02/2026
0

Rreth orës 19:55, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili...

“Nuk mbyllet këtu protesta”/ Berisha: Do të vazhdojmë, përgjegjësit do ndëshkohen

“Nuk mbyllet këtu protesta”/ Berisha: Do të vazhdojmë, përgjegjësit do ndëshkohen

20:38 | 20/02/2026
Gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë/ Vijojnë përplasjet me policinë

Gazi lotsjellës pranë Xhamisë së Namazgjasë/ Vijojnë përplasjet me policinë

20:21 | 20/02/2026
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, ish-kandidatja për deputete e PD lëndohet në kokë

20:12 | 20/02/2026
Nga molotovët te makina e policisë në flakë/ Çfarë ndodhi pas fjalimit të Berishës

Nga molotovët te makina e policisë në flakë/ Çfarë ndodhi pas fjalimit të Berishës

20:00 | 20/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com