Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kardiologu Edjon Hajro: Ja si të mbrohemi nga rreziku i atakut kardiak gjatë verës

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kardiologu Edjon Hajro: Ja si të mbrohemi nga rreziku i atakut kardiak gjatë verës

Në ditët e nxehta të verës, problemet me zemrën janë më të shpeshta.  Ata që vuajnë nga patologjia kardiake, duhet të kenë kujdes maksimal. Por, edhe të tjerët që ekspozohen në orët më të nxehta të ditës.

Por, cilat janë simptomat që nuk duhet të neglizhojmë dhe këshillat praktike që duhet të ndjekim gjatë verës për të pasur një zemër të shëndetshme? Si duhet të veprojmë në rast se dikush pranë nesh ka shenjat e një “goditjeje nga i nxehti”?

Mjeku kardiolog Dr. Edjon Hajro, pranë Spitalit Amerikan, shpjegon të gjitha masat parandaluese dhe kur duhet të jemi vigjilentë.

 Doktor, me shtimin e të nxehtit shtohet edhe numri i personave që shfaqin çrregullime apo patologji kardiake, mund të na shpjegoni çfarë ndodh me organizmin tonë kur temperaturat rriten dhe pse ndikimi është i drejtpërdrejtë tek zemra?

Që trupi jonë të funksionojë normalisht duhet të ruajë një temperaturë konstante 36.6 gradë Celsius. Për të evituar luhatje të mëdha të temperaturës së trupit organizmi mbrohet nëpërmjet disa mekanizmave termo-rregullatore në varësi të temperaturës së mjedisit.

Me anë të djersitjes dhe avullimit të djersës trupi ynë humb nxehtësi. Për të ruajtur një temperaturë konstante kapilarët në lëkurë zgjerohen dhe rrisin qarkullimin e gjakut në to duke çuar në ulje të presionit të gjakut dhe rritjen e frekuencës kardiake. Ndërsa në ambiente të ftohta ndodh e kundërta, kapilarët ngushtohen. Në të dyja rastet pulsimet në zemër shtohen dhe mund të ketë pasoja tek pacientët me patologji kardiake. Është e rëndësishme të theksojmë se perceptimi që ne kemi ndaj të nxehtit varet shumë nga niveli i lagështisë së ambientit përreth, sa më shumë rritet lagështia aq më shumë ndiejmë të nxehtin sepse aq më e pakët është avullimi i djersitjes.

Cilat janë simptomat tek personat që shfaqin probleme nga zemra në temperatura të larta?

Ndër më të shpeshtat nga simptomat është ndjesia e këputjes kjo ndodh sepse trupi humbet shumë ujë dhe kripëra me anë të djersitjes. Por mund të kemi edhe dhembje koke, marrje mendsh. Në raste më të rënda është dhimbja e gjoksit. Ankesë tjetër mund të jetë marrja e frymës, dhimbje mbi stomak.

Çfarë duhet të bëjmë në këto raste?

Personi duhet të vendoset në një vend të freskët, të lehtësohet nga rrobat e tepërta, të konsumojmë sa më shumë ujë, të freskohet me ujë të ftohtë. Por nëse këto shqetësime zgjasin më shumë se 1 orë atëherë duhet të marrë shërbim të specializuar.

 Si duhet të veprojmë, nëse ndiejmë një dhembje të papritur dhe të fortë të kraharorit?

Duhet shkuar menjëherë në urgjencë kardiologjike. Ekzaminimi i parë që kryhet është elektrokardiogram, EKG. Është një ekzaminim mbi 100- vjeçar, por mjaft i rëndësishëm ende, për të vërtetuar apo përjashtuar një problem kardiak. Gjithsesi, duhet theksuar se një EKG normale nuk përjashton me siguri një problem koronar, prandaj sot kryhen ekzaminime të tjera laboratorike siç janë enzimat kardiake (troponine e kreatine kinaza-MB) të cilat janë mjaft specifike, si dhe ajo që vulos diagnozën-koronarografia.

Dëgjojmë shpesh gjatë verës për “Goditjen nga i nxehti”, çfarë është?

Është një gjendje shumë serioze, ku temperatura është më e madhe se 39 gradë Celsius, lëkura është e thatë e kuqe dhe e nxehtë, dhembje koke pulsuese, puls i shpejtë, ndjesinë e të vjellit, marrje mendsh deri në humbje të koshiencës lëvizje të pa kontrolluara. Pacienti duhet të dërgohet me urgjencë në spital, pasi kjo gjendje mund të ketë edhe pasoja fatale.

 Kategoritë më të rrezikuara nga i nxehti

– Të moshuarit

– Fëmijët

– Personat që vuajnë nga Diabeti

– Obezët

– Gratë Shtatzëna

– Individët të cilët punojnë me orë të gjata në ambiente të hapura.

– Përdoruesit e alkoolit

– Ata që nuk konsumojnë lëngje mjaftueshëm

– Të sëmurët kardiak, ata që kanë vendosur stende etj.

 Masat Parandaluese

  1. Të shmangen daljet nga shtëpia në orët më të nxehta të ditës 11:00-17:00
  2. Konsumoni sa më shumë ujë
  3. Vishni tesha të lehta pambuku me ngjyrë të çelët.
  4. Mbani kapele me ngjyrë të çelet dhe syze dielli
  5. Të shmangni përdorimin e alkoolit, kafeinës si dhe sheqernat
  6. Sasia e tepërt e çajit dhe e kafeinës çon në efekte diuretike
  7. Njerëzit që janë të ekspozuar në temperatura të larta për kohë të gjatë për shkak të profesionit duhet të konsumojnë 2 gota ujë në orë
  8. Qëndroni në ambiente të freskëta
  9. Konsumoni ushqime të lehta
  10. Lyhuni me krem SPF/BalkanWeb
Tags: atakut kardiakEdjon Hajrogjatë verëskardiologurrezikutë mbrohemi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Deklaratat e Metës, Rama u dërgon mesazh konfidencial kandidatëve të PS

Deklaratat e Metës, Rama u dërgon mesazh konfidencial kandidatëve të PS

Basha vizitë jo zyrtare në Uashington; Kush do ta presë kreun demokrat?

Basha vizitë jo zyrtare në Uashington; Kush do ta presë kreun demokrat?

INSTAT: Rriten me 2.5 % çmimet me pakicë

INSTAT: Rriten me 2.5 % çmimet me pakicë







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025




TË FUNDIT

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme
Showbizz

Capital T dhe Adrola Dushi kapën MAT gjatë një dasme

by mirseda
22:55 | 08/11/2025
0

Flitet prej muajsh për një lidhje të mundshme mes Capital T dhe Adrola Dushi, por duket se...

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

SHBA/ Të shtëna me armë zjarri ndaj agjentëve të emigracionit në Çikago, autori në kërkim

22:48 | 08/11/2025
Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

Gjenerali gjerman: Moska mund të sulmojë nesër; NATO mund të dërgojë 800,000 trupa

22:41 | 08/11/2025
Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

Nesër zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, 308 mijë votojnë; shpërndahet baza materiale në KZAZ

22:11 | 08/11/2025
AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

AKU: Pikat e grumbullimit kanë dokumentacion të plotë për përdorimin e pesticideve.

21:16 | 08/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com