Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kapitalizmi dhe demokracia në recension

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kapitalizmi dhe demokracia në recension

Demokracia është në recesion. Pasi u përhap në mbarë globin ndërmjet viteve 1970-2000, ajo është tashmë në tërheqje. Po në tërheqje, është edhe besimi tek një ekonomi liberale globale. A ekziston një lidhje mes të dyjave? Po. Demokracia dhe kapitalizmi janë të “martuara” më njëra-tjetrën, por shpesh kjo ka qenë një bashkëjetesë e trazuar. Dhe sot ky “çift”, po përjeton sërish një periudhë të vështirë.

Larry Diamond i Institutit Huver, ka propozuar idenë e një “recesioni demokratik”. Ndërsa Roberto Foa nga Universiteti i Melburnit dhe Yascha Mounk nga ai i Harvardit, kanë përmendur “shkëputjen demokratike”, duke folur për një rënie dëshpëruese të besimit tek demokracia në SHBA dhe Evropë.

Në raportin e fundit vjetor, “Freedom House” deklaron se “gjithsej 67 vende kanë pësuar një rënie neto të të drejtave politike dhe lirive civile në vitin 2016, krahasuar me 36 vende që shënuan rritje të tyre. 2016-a, shënoi vitin e 11-të radhazi, në të cilin pësojnë rënie parametrat pozitivë”.

Ndërkohë, zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, flet për një armiqësi ndaj tregtisë liberale. Armiqësia post-krizës ndaj Wall Street dhe fluksit të financave globale, është gjithashtu e fortë, si në krahun e djathtë ashtu edhe atë të majtë. Kundërshtimi ndaj lëvizjes së lirë të njerëzve, është gjithashtu i shumë përhapur.

Baza e të dhënave të “Polity IV” nga Qendra për Paqe Sistemike, ofron një tablo unike të progresit të demokracisë që nga viti 1800. Midis viteve 1800- 2016, numri i regjimeve politike që ajo i vlerëson si “demokratike” u rrit nga 0 në 22 dhe 97 nga 167 vende të marra në studim. Në fakt, në fillim të viteve 1800, pothuajse të gjitha regjimet qenë autokratike.

Pastaj, numri i demokracive u rrit në gjysmën e dytë të shekullit XIX, kulmoi në fundin e Luftës së Parë Botërore, ra ndjeshëm gjatë viteve 1930 dhe fillimin e viteve 1940, pësoi sërish një kulm në fundin e Luftës së Dytë Botërore, u rrit në mënyrë të qëndrueshme deri në vitin 1988, dhe pastaj pati shpërthimin më të madh në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000.

Numri i autokracive, arriti kulmin me 89 të tilla në vitin 1977. Pastaj, numri i tyre ra, kur Bashkimi Sovjetik u shemb dhe dështimet e diktaturave u bënë më të dukshme. Mjerisht, që nga viti 1990, rreth 50 shtete kanë qenë “anokraci”, domethënë politikisht kaotike. Numri i shteteve sovrane është rritur shumë, veçanërisht që nga viti 1945.

Prandaj, është e arsyeshme të përqendrohemi tek pjesa e regjimeve botërore që janë demokratike. Gjithashtu është e mundur që ky raport të lidhet me raportin e tregtisë botërore ndaj prodhimit. (Jo rastësisht, masat e tjera të globalizimit – lëvizja e njerëzve dhe e kapitalit – lidhen ngushtësisht me tregtinë). Kjo lidhje, edhe pse larg nga të qenit e përsosur, është shumë e afërt.

Fundi i shekullit XIX-të dhe fillimi i shekullit XX-të, qe një periudhë e globalizimit dhe demokratizimit. Në të kundërt, vitet 1920-1930 ishin një periudhë e de-globalizimit dhe de-demokratizimit. Vitet 1950-1960, përfaqësonin periudhën e qëndrueshmërisë së përafërt në të dyja frontet (pasi hapja e ekonomive të vendeve me të ardhura të larta, u kompensua nga mbyllja e ekonomive të shumicës së vendeve të reja të pavarura).

Globalizimi u rishfaq sërish në vitet 1970, i pasuar nga demokratizimi. Përveç globalizimit, tregues tjetër i fuqishëm i demokratizimit, ishte fitorja e demokracive në të dyja luftërat botërore dhe Luftën e Ftohtë. Rritja e numrit të demokracive, pasoi fitoret. Me pak fjalë, revolucioni industrial çoi në fund të fundit në një revolucion politik, nga autokracia drejt demokracisë. Për më tepër, periudhat e globalizimit u shoqëruan me përhapjen e demokracisë dhe periudhat e de-globalizimit me efektin e kundërt.

Dhe kjo nuk është për t’u habitur. Sikurse argumentoi Benjamin Friedman nga Universiteti i Harvardit, periudhat e prosperitetit e forcojnë demokratizimin, dhe anasjelltas. Që nga viti 1820, të ardhurat mesatare reale globale për çdo banor janë rritur me 13 herë, dhe madje edhe më shumë tek vendet me të ardhura të larta.

Ndërsa ekonomitë përparonin, njerëzit duhej të arsimoheshin. Këto ndryshime, dhe për fat të keq, mobilizimi masiv në industrinë e luftës, forcuan kërkesat për përfshirje politike. Nga ana tjetër, krizat financiare që shkatërruan globalizimin në vitet 1930 dhe e dëmtuan atë pas vitit 2008 shkaktuan varfëri, pasiguri dhe zemëratë. Ndjenja të tilla, nuk janë aspak të favorshme për besimin e nevojshëm që duhet te ketë një demokraci e shëndetshme.

Së paku, demokracia kërkon besimin se fitimtarët nuk do ta përdorin pushtetin e tyre të përkohshëm për të shkatërruar humbësit. Nëse besimi zhduket, politika bëhet helmuese. Lidhja nuk është vetëm empirike. Demokracia dhe kapitalizmi, bazohen mbi idealin e barazisë:të gjithë mund të marrin pjesë në vendimmarrjen politike, dhe të bëjnë më të mirën që munden në tregun e hapur.

Jo shumë kohë më pare, këto liri qenë revolucionare. E megjithatë, ekzistojnë ende konflikte të mprehta. Politika demokratike varet nga solidariteti; kapitalistët nuk kujdesen për kombësinë. Demokracia është vendore; kapitalizmi është në thelb global. Politika demokratike, bazohet tek barazia e qytetarëve; kapitalizmi kujdeset shumë pak për shpërndarjen e pasurive.

Demokracia thotë se të gjithë qytetarët kanë një zë; kapitalizmi u jep të pasurve të drejtën për të qenë më të zëshmit. Zgjedhësit dëshirojnë siguri ekonomike; ndërsa kapitalizmi është i prirur për arritje të bujshme dhe dështime katastrofike. Tensionet midis demokracisë kombëtare dhe kapitalizmit global, mund të jenë shkatërruese, siç e dëshmuan vitet 1930.

Megjithatë, historia na tregon gjithashtu se të dyja sistemet shkojnë dorë për dore së bashku, megjithëse ky rrugëtim nuk është i lehtë. Kjo s’do të thotë se të gjitha ekonomitë e tregut janë demokraci, apo se të gjitha ekonomitë e tregut duhet të globalizohen. Por ajo çka u tha më lart, vlen për të argumentuar se demokracitë e qëndrueshme, zotërojnë gjithashtu më së paku ekonomi tregu, të hapura në një masë të arsyeshme.

Asnjë mënyrë alternative e menaxhimit të punëve në shoqëritë komplekse, nuk ka rezultuar e zbatueshme. Qëllimi tani duhet të jetë menaxhimi i kapitalizmit, në mënyrë që të mbështesë demokracinë dhe ta menaxhojë këtë të fundit, në mënyrë që ta bëjë kapitalizmin global të funksionojë më mirë për të gjithë. Sot e kemi bërë rrëmujë këtë martesë. Duhet të bëjmë shumë më mirë në të ardhmen.

Tags: demokraciakapitalizminë rënierecesiontë lirë

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Patozi nuk i ndahet Bashës: Luli bën sikur punon, ju tregoj ëndrrën e tij

Patozi nuk i ndahet Bashës: Luli bën sikur punon, ju tregoj ëndrrën e tij

Pse të rinjtë dhe të talentuarit po largohen nga Ballkani Perëndimor

Raporti/Shqiptarët në krye të listës së azilkërkuesve. 89 % prej tyre presin përgjigje

Eurokomisioneri Hahn porosit Zaev: Vazhdoni të punoni!

Eurokomisioneri Hahn porosit Zaev: Vazhdoni të punoni!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com