Një 24-vjeçar shqiptar i identifikuar si Asmirald Abazi është dënuar me 30 muaj burg në Londër pasi akuzohet për shit-blerje të lëndëve narkotike. Sipas mediave vendase Abazi ishte ndaluar në 28-shtator të vitit 2023 në rrugën “High Street”, Aldershot, teksa ishte duke udhëtuar me një mjet tip skoda brenda të cilit janë gjetur sasi të konsiderueshme droge të dyshuar të klasit A si dhe 1000 paund para cash.
Abazi u arrestua dhe u lirua me kusht, ndërsa oficerët kanë kryer një sërë hetimesh. Në përfundim të hetimeve Abazi u deklarua fajtor për veprën penale dhe u dënua me 30 muaj burg nga Gjykata e Winchester Crown. Gjithashtu mësohet se gjykata ka vendosur ndaj tij një urdhër konfiskimi për 1000 paund të cilat që të dërgohen për bamirësi, si dhe shkatërrimin e drogës, mjeteve dhe një telefoni celular.