Partia Demokratike kërkoi sot përjashtimin nga Kuvendi të deputetit Pjerin Ndreu, kërkesë e cila u rrëzua nga Gramoz Ruçi.
Pas rrëzimit të kërkesës, ka reaguar vetë deputeti socialist Ndreu, i cili shkruan në një postim në Facebook se “kalamajtë e PD-së janë qaramanë e vënë kujën për asgjë”.
Po ashtu, Ndreu rikujton shprehjen e famshme “Kapeni për zhelesh”, të përdorur nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke akuzuar se demokratët shohin qimen te syri i tjetrit, por nuk shohin traun te syri i tyre.
POSTIMI I NDREUT:
Me ardhe djali ne shpi nga kopeshti me te thene, se njeri me tha do rrafe, ti se merr seriozisht ! Ne kopeshtin e PD kalamajt jane qaramane e vene kujen per asgje ! Medaljet ne politike nuk fitohen keshtu. Po kur thone thone se duhet terheqe zvarre, duhesh kape per zhelelsh, apo kur artikulojne akuza publike banale e te genjeshtra per droge e idiotesi keta te kopeshtit te PD ?! Keta shohin qimen te syri tjetrit e nuk shohin traun te syri vete ! Mjere ne per opoziten e lodhur dhe qaramane !