Të gjitha fluturimet në aeroportin Gatwick në Britanisë janë pezulluar mbrëmjen e djeshme. Shkak është bërë një dorn i cili fluturonte mbi pistën e aeroportit.
Aeroplanët nuk janë nisur nga ky aeroport për në vendet e tjera të botës dhe pasagjerët janë detyruar të shkojnë dhe të qëndrojnë nëpër hotele.
Ndërsa zyrtarët e kontrollit të trafikut ajror, vendasit dhe udhëtarët raportuan se një dron fluturonte në afërsi të aeroportit.
Kaosi filloi në orën 21:00 ku të gjitha fluturimet u pezulluan për gati tre orë. Ndërsa të gjithë avionit që do të bëni ulje në aeroport janë ulur nëpër aeroportet e tjera.
Zyrtarët thonë se të gjitha aeroportet në juglindje janë të mbingarkuar dhe dhjetëra avionë ende janë në aeroportin e “gabuar”./Tirana Today/