Një ditë më parë policia e Maltës vendosi në pranga 27-vjeçarin shqiptar Bektash Muka. Ai kishte tentuar të arratisej duke kaluar murrin rrethuar të një aeroporti në Maltë, kur është pikasur nga policia. Gjatë momentit të arrestimit të riut shqiptar i është gjetur edhe një armë zjarri.
Shqiptari ishte i shpallur në kërkim nga Malta pasi ishte i përfshirë në grabitjen spektakolare të një argjendarie. Ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe objekti i goditur quhej Diamonds International në Tigne Sliema.
Ai ka dalë dje në mbrëmje para gjykatës. Kërkesa e bërë nga avokatja e tij për lirim me kusht është hedhur poshtë. Avokatja e të riut Marita Pace Dimech, kërkoi pafajësinë e klienti të saj dhe ka hedhur poshtë akuza e gjykatësit Joe Mifsud.
https://tiranatoday.com/levizte-me-bmw-x6-dhe-nuk-i-bindej-policise-kush-eshte-bektash-muka-qe-video/
Përveç grabitjes, gjykatësi e akuzoi Mukën se kishte kërcënuar rojën e sigurisë së aeroporti me një armë të cilën e kishte pa leje. Madje ai ishte afruar pranë murit rrethuar për të kaluar me një mjet të cilin e kishte vjedhur, raporton maltatoday.com.mt.
https://tiranatoday.com/me-ne-brez-shqiptari-terbon-policine-ne-aeroport-videoemri/
Më tej gjatë kontrollit të ushtruar në makinë e tij janë gjetur edhe sasi lënde narkotike e llojit kokainë. Muka, i cili nuk ka një vendbanim fik u ndalur dje në Safi gjatë përpjekjes për të kaluar murin rrethues të Aeroportit Ndërkombëtar të Maltës./TIRANA TODAY/