Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kandidati i Trump për ambasador: Shqiptarët mishërojnë shpirtin e Skënderbeut

2 javë ago
in Aktualitet, Kryesore

I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Senatin amerikan për prioritetet që do të ketë nëse konfirmohet në detyrë.

Wendt vlerësoi bashkëpunimin me trupat shqiptare gjatë misioneve të NATO-s dhe tha se ushtarët shqiptarë “mishërojnë shpirtin besnik të heroit Skënderbeu”, ndërsa e cilësoi popullin shqiptar si krenar, punëtor dhe mikpritës. Ai shprehu hapur mbështetjen e palëkundur të SHBA për reformën në drejtësi dhe SPAK, kur theksoi se një nga prioritetet kryesore të Amerikës do të jetë mbështetja e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

“Nëse konfirmohem, prioritetet e mia kryesore do të jenë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave amerikane. Nëse konfirmohem në detyrë, ne do të përdorim katër linja veprimi ndërsa vlerësojmë rrugën përpara për të zhvilluar më tej planin e ambasadës për vendin. Linja e parë do të shqyrtojë mënyra për ta bërë Amerikën më të sigurt, duke mbështetur Shqipërinë teksa vazhdon luftën kundër korrupsionit, si edhe kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës”,-tha Wendt.

Ai ka punuar për Departamentin Amerikan të Shtetit për dy vjet si pjesë e rëndësishme e Ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem, ku drejtoi një koalicion me tetë vende si Koordinator i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez, dhe raportonte drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Nominimi duhet të kalojë në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe aprovimin final e jep Senati. Shqipëria nuk ka një ambasador të SHBA-së që prej largimit të Yuri Kim në vitin 2023. Një nominim i mëparshëm nga Joe Biden për David Kostelancik nuk u miratua nga Senati. Ambasada amerikane në Tiranë drejtohet nga e ngarkuara me punë Nancy VanHorn.

TË LIDHURA

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

16:21 | 04/06/2026
Aktualitet

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026
Aktualitet

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026
Next Post
Drejtoresha e AKKP, Sonila Qato, gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, ku eshte diskutuar projektligji per Pronat./r/n/r/nDirector of AKKP, Sonila Qato, during a session of Legal Issues, Puplic Administration and Human Rights Parliamentary Committee.

Sonila Qato merr pafajësinë nga Apeli i Posaçëm

Eric Wendt: SPAK i vlefshëm, i pavarur dhe apolitik

Ministria e Jashtme reagon për protestën e Shkupit: Jo çdo angazhim institucional bëhet publik







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita dhe Lamallari në Korçë për mbledhje urgjente

by mirseda
16:21 | 04/06/2026
0

Një operacion për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë në qarkun e Korçës u kthye...

Rusia kamuflon mjetet ushtarake me vija si zebra për të ngatërruar dronët ukrainas

16:15 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, shoqërohet në polici nëna e Braçellarit

16:12 | 04/06/2026

Meta e Beqaj pas kafazit të xhamtë, Komiteti i Helsinkit: Praktika në kundërshtim me GJEDNJ

15:12 | 04/06/2026

Ish-drejtori i Milanit në SPAK, Igli Tare del nga Prokuroria e Posaçme pas 5 orësh e gjysmë

15:02 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com