Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kancelari i Austrisë ‘shuplakë’ Serbisë, ja çfarë thotë për ushtrinë e Kosovës

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Kancelari i Austrisë ‘shuplakë’ Serbisë, ja çfarë thotë për ushtrinë e Kosovës

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha në Prishtinë se Kosova e Serbia duhet të arrijnë tek një marrëveshje nëse duan të jenë pjesë e familjes evropiane. Krijimi i ushtrisë nuk duhet të shkaktojë destabilizim në rajon.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha në Prishtinë, se çfarëdo marrëveshje që mund të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut, për qeverinë e tij është e pranueshme. Në Prishtinë Kurz, takoi Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj në takime të ndara dhe që të dyve ua bëri të qartë se “pa një marrëveshje me Serbinë, Kosova nuk ka perspektivë evropiane”.

Kurz: Mbështetje për përpjekjet e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç

“Qeveria federale e Austrisë pajtohet me cilëndo marrëveshje, e cila arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra ne jemi të bindur që, nëse ia dalin që të arrihet një marrëveshje, askush nuk do të jetë kundër asaj marrëveshje dhe për këtë arsye nga ana jonë një marrëveshje e tillë do ta ketë mbështetjen e plotë. Mendoj që edhe në kuadër të BE-së, cilado qoftë marrëveshja, korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve, atëherë kjo mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Sebastian Kurz.

“Unë dua të jem shumë i qartë që një përafrim me Bashkimin Evropian e një perspektivë evropiane e jep mundësinë për stabilitet, perspektivë paqe në mënyrë afatgjatë dhe të qëndrueshme dhe kjo varet shumë se a ia dalim që të arrijmë një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pra, një marrëveshje paqeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është baza për çdo përafrim të mëtejshëm me Bashkimin Evropian”, përsëriti kancelari i Austrisë, duke shprehur mbështetjen e tij për përpjekjet e Presidentit Thaçi dhe Presidentit serb Vuçiq, për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme.

Kosovo Österreich Kanzler Sebastian Kurz Pressekonferenz mit Präsident des Kosovo Hashim Thaci (Office President of Kosovo)
“Unë e falënderoj Presidentin Thaçi dhe Presidentin Vuciq për përpjekjet për arritjen e një marrëveshje dhe i lus të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin këto përpjekje, sepse ky është hapi i nevojshëm drejt perspektivës evropiane. Pra, pa një marrëveshje paqeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk do të jetë e mundshme që të ketë bashkëjetesë paqësore e stabilitet në rajon dhe as perspektivë evropiane. Prandaj i besoj shumë përpjekjeve dhe angazhimit që po bëhen këtu dhe shpresoj që të na çojë në një përfundim pozitiv”, tha Sebastian Kurz.

Ushtria nuk duhet të shkaktojë destabilizim në rajon

Kreu i qeverisë federale austriake foli në Prishtinë edhe për përpjekjet e qeverisë së Kosovës për themelimin e ushtrisë. Ai tha se çdo veprim duhet të jetë i matur mirë dhe që nuk shkakton destabilizim në rajon. “Sa përket themelimit të ushtrisë së Kosovës, jemi shumë skeptik dhe presim që këtu të ketë një dialog të rregullt me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, sepse këtu ka nevojë për shumë kujdes dhe ne presim që në rajon të ndërmerren masa që mundësojnë më shumë stabilitet dhe jo masa që krijojnë destabilizim të rajonit”, tha Sebastian Kurz.

Thaçi nuk përmend korrigjimin e kufijve me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me kancelarin e Austrisë nuk e përmendi korrigjimin e kufijve me Serbinë, por tha se një marrëveshje paqeje me Serbinë duhet arritur.

Kosovo Österreich Kanzler Sebastian Kurz Pressekonferenz mit Präsident des Kosovo Hashim Thaci (Office President of Kosovo)
“Kosova ka ndërtuar raporte fqinjësore të mira me të gjitha shtetet fqinje. Po mundohemi maksimalisht që të ndërtojmë raporte korrekte edhe me Serbinë. Fatkeqësisht, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përkundër këtij fakti, Kosova mbetet thellësisht e përkushtuar për dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe pajtimin, që nënkupton njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Presidenti Thaçi.

Kancelari i Austrisë qëndroi në Kosovë pas një vizite që realizoi në Serbi. Edhe në Prishtinë si në Beograd, Kurz tha se Presidencë Austriake e BE-së ka pasur në qendër të punës Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të gjitha shtetet e Ballkanit të kenë një perspektivë të qartë evropiane. “Për ta arritur paqen dhe stabilitetin me një qëndrueshmëri afatgjatë dhe që perspektiva evropiane të bëhet realitet, një gjë është shumë e rëndësishme, një dialog i suksesshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe një përmbyllje e suksesshme e këtij dialogu”, tha kancelari i Austrisë Sebastian Kurz.

 

TË LIDHURA

Ministri i Jashtëm konfirmon: Luksemburgu do ta njohë shtetin e Palestinës
Bota

Ministri i Jashtëm konfirmon: Luksemburgu do ta njohë shtetin e Palestinës

12:41 | 16/09/2025
Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim
Bota

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

11:42 | 16/09/2025
Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n
Bota

Zelensky thirrje Trumpit: Mbaj një qendrim të qartë kundër Putinit! Ai po teston NATO-n

09:36 | 16/09/2025
Next Post
Çështja e Kosovës/ Habit Fleckenstein: S’do doja të isha kurrë në vend të…

Çështja e Kosovës/ Habit Fleckenstein: S'do doja të isha kurrë në vend të...

VIDEO/ Protesta për Kacifas, grekët shajnë Ciprasin dhe Ramën

VIDEO/ Protesta për Kacifas, grekët shajnë Ciprasin dhe Ramën

“Serbia si një grua e fyer”, flamuri i Kosovës në Notre Dame zemëron Beogradin

"Serbia si një grua e fyer", flamuri i Kosovës në Notre Dame zemëron Beogradin

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025
Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

Katari për sulmin izraelit në Doha: Një akt frikacakërie, nuk do ta tolerojmë

16:28 | 09/09/2025




TË FUNDIT

‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve gjatë fundjavës
Aktualitet

‘Tiranathlon’, rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve gjatë fundjavës

by mirseda
16:09 | 16/09/2025
0

E kthyer tashmë në një traditë, Tirana do të presë “Triathlon”-i, sporti që bashkon tre disiplinat sportive...

Vodhën xhiron ditore në një karburant, përfundojnë në pranga dy persona në Librazhd

Vodhën xhiron ditore në një karburant, përfundojnë në pranga dy persona në Librazhd

16:04 | 16/09/2025
Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli

Apeli la në fuqi vendimin e GJKKO, Vangjush Dako pritet të rikthehet në qeli

14:59 | 16/09/2025
Opozita braktisi votimin, ndryshimi i rregullores së Kuvendit miratohet me 79 vota pro

Opozita braktisi votimin, ndryshimi i rregullores së Kuvendit miratohet me 79 vota pro

13:58 | 16/09/2025
Debati për Komisionet dhe rregulloren e Kuvendit/ “E bëtë meme atë 7 x 7…”,

Debati për Komisionet dhe rregulloren e Kuvendit/ “E bëtë meme atë 7 x 7…”,

13:30 | 16/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com