Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

7 muaj ago
in Bota
Trump padit New York Times-in për shpifje, kërkon 15 miliardë dollarë dëmshpërblim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paditur gazetën e përditshme The New York Times, katër prej gazetarëve të saj dhe shtëpinë botuese Penguin Random House, dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 15 miliardë dollarësh, duke pretenduar se ka qenë viktimë e shpifjeve dhe se i është dëmtuar reputacioni.

Padia e Trumpit në një gjykatë në Florida përfshin disa shkrime të New York Times-it, njëri prej të cilëve ishte editorial para zgjedhjeve presidenciale të 2024-tës, që thoshte se ai nuk ishte i denjë për postin më të lartë shtetëror, dhe një libër të publikuar nga Penguin-i, i titulluar “Humbësi me fat: Si e shpërdoroi Donald Trump pasurinë e të atit dhe krijoi iluzionin e suksesit”.

“Të pandehurit kanë publikuar me keqdashje librin dhe artikujt, duke e ditur se këto botime ishin plot shtrembërime dhe fabrikime të pështira për presidentin Trump”, thuhet në shkresën e dorëzuar të hënën në Gjykatën e Qarkut në Florida.

Avokatët e Trumpit kanë thënë se botimet kanë dëmtuar reputacionin personal dhe biznesor të Trumpit, duke shkaktuar dëm masiv ekonomik ndaj vlerës së markës së tij, dhe dëme të konsiderueshme ndaj perspektivës së tij financiare. Padia erdhi pasi Trump kërcënoi javën e kaluar se do të padiste New York Times-in për raportimet e gazetës për një porosi dhe vizatim gjoja seksualisht sugjestiv dhënë Jeffrey Epsteinit.\
Epstein, financier famëkeq i dënuar për krime seksuale, vdiq pasi kreu vetëvrasje në një qeli burgu në Nju-Jork, më 2019. Trump ka thënë se ka ndarë udhët me Epsteinit para se telashet ligjore të financierit të bëheshin publike më 2006.

“Sot, kam nderin e madh të paraqes padinë 15-miliardë dollarëshe për shpifje kundër The New York Times”, shkroi Trump të martën në platformën e tij, Truth Social.

Në shkrimin e tij, Trump akuzoi gazetën se ka gënjyer për të, për familjen e tij dhe për bizneset e tij, si dhe për lëvizjet dhe ideologjitë e udhëhequra nga republikanë, si America First Movement dhe Make America Great Again (MAGA).

Në mandatin e tij të dytë, Trump ka intensifikuar luftën me kompanitë mediale. Më herët, këtë vit, ai paditi gazetën The Wall Street Journal dhe botuesit e saj, përfshirë Rupert Murdochun, duke kërkuar dëmshpërblim prej të paktën 10 miliardë dollarësh për shkak të raportimit se emri i tij ishte në një urim ditëlindjeje për Epsteinin më 2003.

Në korrik, kompania amë e rrjetit televiziv CBS, Paramount, u pajtua për zgjidhjen e një kontesti gjyqësor, pas një padie nga Trump, ku ai pretendonte se programi i CBS, “60 Minutes”, kishte redaktuar në mënyrë mashtruese një intervistë me ish-nënpresidenten amerikane, Kamala Harris, të cilën rrjeti e transmetoi në tetor./REL

TË LIDHURA

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit
Bota

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Rreth 10 ditë në hapësirë! Pamje nga afër të kapsulës Artemis II pasi zbriti në Oqeanin Paqësor
Bota

Rreth 10 ditë në hapësirë! Pamje nga afër të kapsulës Artemis II pasi zbriti në Oqeanin Paqësor

12:18 | 11/04/2026
U plagos nga sulmi ajror në Teheran, dyshohet se Majotaba Khamenei është shpërfytyruar
Bota

U plagos nga sulmi ajror në Teheran, dyshohet se Majotaba Khamenei është shpërfytyruar

10:38 | 11/04/2026
Next Post
Rama uron ish-liderin socialist: Pa Nanon në krye, rruga drejt BE do kishte qenë shumë e gjatë

Rama uron ish-liderin socialist: Pa Nanon në krye, rruga drejt BE do kishte qenë shumë e gjatë

Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen mbi 32 mijë euro, dy të proceduar

Nuk deklaruan paratë në kufi, sekuestrohen mbi 32 mijë euro, dy të proceduar

Burg të përjetshëm për Islam Metën, autor i vrasjes së 52-vjeçarit në fshatin Vig

Burg të përjetshëm për Islam Metën, autor i vrasjes së 52-vjeçarit në fshatin Vig







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…
Aktualitet

Protesta kombëtare më 17 prill, Berisha thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë kundër hajdutëve…

by mirseda
13:19 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen në protestën...

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

“Shpërthen” kufiri në Bllatë! Qytetarët vërshojnë drejt Maqedonisë për naftë më të lirë

13:18 | 11/04/2026
Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

Tenderi 2.2 mln €/ SPAK kërkon pushimin për ish-kreun e Prokurimit

12:38 | 11/04/2026
Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

Goditje e rëndë për Inter, Lautaro Martinez në “PIT STOP” sërish, 20 ditë pushim për kapitenin

12:35 | 11/04/2026
“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

“Trump bie dakord”/ Akuza: Netanyahu ka bërë presion për sulm ndaj Iranit

12:21 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com