Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Ja çfarë ka ndodhur më 5 Maj

8 vjet ago
in Të Gjitha
Napoleoni mund të ishte arratisur nga Shën Helena

5 Maj 1821 – Vdes në ishullin e Shën Helenës, ish-perandori francez Napoleon Bonaparti

Napoleon Bonaparti, ish-sundimtari francez që dikur krijoi një perandori që shtrihej gati në të gjithë Europën, vdes si një i burgosur i britanikëve në ishullin e largët të Shën Helenës në jugun e Oqeanit Atlantik.

I lindur në ishullin e Korsikës, një nga strategët më të mëdhenj ushtarakë në histori, ai ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës në Ushtrinë Revolucionare Franceze, gjatë viteve 1790.

Duke filluar nga viti 1799, Franca ishte në luftë me pjesën më të madhe të Evropës, dhe Napoleoni u kthye në shtëpi nga fushata e tij në Egjipt, për të marrë përsipër drejtimin e vendit, dhe shpëtuar kombin francez nga kolapsi.

Pasi u bë Konsull i Parë në shkurtin e vitit 1800, ai e riorganizoi ushtritë e tij dhe mposhti Austrinë.

Në vitin 1802, ai krijoi Kodin e Napoleonit, një sistem i ri i ligjit francez, dhe më 1804 u kurorëzua perandor i Francës në katedralen Notre Dame.

Në vitin 1807, Napoleoni kontrollonte një perandori që shtrihej nga lumi Elbë në veri, dhe deri në Italinë e poshtme në jug, dhe nga Pirenejtë në Spanjë deri në bregdetin dalmat.

Duke filluar në 1812, Napoleoni, filloi të përballet me humbjet e para të rëndësishme të karrierës së tij ushtarake, duke vuajtur nga një fushatë katastrofike për pushtimin e Rusisë, duke e humbur Spanjën gjatë betejës me Dukën e Uellingtonit në Luftën e Gadishullit, dhe duke përjetuar një disfatë të plotë kundër një force aleate në vitin në Lajpcig në tetorin e vitit 1813.

Napoleoni e braktisi fronin e tij, dhe u burgos e në ishullin e Elbës në Itali. Por në marsin e vitit 1815, ia del të arratiset nga ishulli duke zbarkuar në Francë, dhe mbërritur në Paris, ”pa shkrepur asnjë pushkë”.  Bonaparti arrin të marrë në dore pushtetin për një periudhe relativisht te shkurtër, e cila kujtohet si “Njëqind Ditët”, me pas do të mposhtet në betejën epike të Vaterlosë me 18 gusht 1815.

Napoleoni u internua më pas në ishullin e Shën Helenës në brigjet e Afrikës. Gjashtë vjet më vonë vdiq, zyrtarisht nga kanceri në stomak. Edhe pse analizat shkencore shumë dekada më vonë u vërtetua se ai ishte helmuar me arsenik, me gjasë nga anglezët, që i druheshin arratisjes së tij të radhës.

5 Maj 1818- Lindi filozofi gjerman Karl Marx

Karl Marx njihet si “babai” i lëvizjes socialiste. Ai botoi më 1848 së bashku me Friedrich Engels “Manifestin e Partisë Komuniste”, pamfleti më i famshëm në historinë e lëvizjes socialiste.

I ndikuar shumë nga mësimet e profesorit të tij Friedrich Hegel, Marx u bë më vonë një kritik i ashpër i profesorit të tij.

Pasi u martua, Marx zhvendoset në Paris, që asokohe ishte qendra e mendimit socialist, dhe e sekteve më ekstremiste që flisnin nën emrin e komunizmit.

Atje, Marksi u bë fillimisht revolucionar dhe komunist, dhe filloi të bëhej pjesë e shoqatave skomuniste të punonjësve francezë dhe gjermanë.

Për shkak të thirrjeve për revolucion dhe përmbysje, ai do të dëbohet nga Franca, dhe në vazhdimësi nga disa vende si i padëshiruar.

Manifesti mori shkas nga revolucionet jetëshkurtra të pranverës së vitit 1848 në disa vende të Evropës.

Sa ishte gjallë, Marx nuk pa jetësimin e idealeve të tij, ndërsa gati gjysmë shekulli më vonë, në Rusi do të instalohej shteti i parë komunist në botë.

5 Maj 1981 – Vdes në burg anëtari i IRA-s Bobby Sands

Militanti irlandezo-katolik, ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare pas një greve urie 66-ditore, në shenjë protestë për trajtimin e tij si një kriminel, dhe jo si një i burgosur politik nga autoritetet britanike.

Sands u arrestua për herë të parë kur ishte vetëm 18-vjeç dhe u dënua për pjesëmarrje në disa grabitje të kryera nga Ushtria Republikane Irlandeze.

Lirohet pas 4 vitesh, por nuk ishte mbushur viti kur arrestohet sërish më 1977 për zotërim të armëve, pranë vendngjarjes së shpërthimit të një bombe të IRA-s, dhe u dënua me 14 vjet burgim. Ai u mbyll në qeli me terroristët e tjerë të IRA-s në.

Për këtë arsye ata nisën të protestonin, duke kërkuar rivendosjen e lirive që kishin gëzuar më parë nën statusin e kategorisë së veçantë.

Në vitin 1980, një grevë urie zgjati 53 ditë, përpara se të përfundonte kur një nga protestuesit ra në koma.

Si përgjigje, qeveria britanike u ofroi disa lëshime të burgosurve, por autoritetet nuk i plotësuan të gjitha ato që kishin premtuar, ndaj dhe protestat rifilluan.

Më 1 mars 1981, Bobby Sands filloi një grevë të re urie. Ai konsumonte vetëm ujë dhe kripë, dhe pesha e tij ra nga 70 në 43 kg. Më 9 prill, në mesin e grevës, Sands u zgjodh deputet në parlamentin britanik si përfaqësues i Irlandës së Veriut. Parlamenti britanik, miratoi më pas një ligj që përjashtonte të dënuarit që vuanin dënime me burg të zgjidheshin deputetë.

Zgjedhja dhe frika e shpërthimit të dhunës pas vdekjes së tij, tërhoqën vëmendjen ndërkombëtare ndaj protestës së Sands.

Në javën e fundit të jetës së tij, Papa Gjon Pali II, nisi një të dërguar personal për të nxitur Sands të hiqte dorë nga greva e urisë. Ai nuk pranoi. Më 3 maj, ra në koma dhe vdes në orët e para të mëngjesit të 5 majit.

Vdekja e tij shkaktoi një valë trazirash të mëdha në Belfast. Greva vazhdoi edhe pas vdekjes së Sands, dhe 9 grevistë të tjerë ndërruan jetë para se greva të përfundonte më 3 tetor 1981, nën presionin e udhëheqësit të kishës dhe familjeve të të burgosurve. Pas grevës, administrata e kryeministrit britanik Margaret Thatcher ra dakord të pranonte disa nga kërkesat e protestuesve.

5 Maj 1215 – Baronët rebelë heqin dorë nga besnikëria e tyre ndaj mbretit anglez Xhon, si pjesë e një zinxhiri ngjarjesh që çuan në nënshkrimin e Magna Carta.

5 Maj 1835 – Në Evropën kontinentale hapet linja e parë hekurudhore që lidh Brukselin dhe Mechelent.

5 Maj 1860 – Giuseppe Garibaldi lundron nga Gjenova, duke udhëhequr ekspeditën e Të Një  Mijëve për të pushtuar Mbretërinë e Dy Siçilive, duke çuar në fund në bashkimin  e Italisë.

5 Maj 1945 – Nis Kryengritja e Pragës, si një përpjekje e rezistencës çeke për ta çliruar qytetin nga pushtimi gjerman.

5 Maj 1946 – Gjykata Ushtarak Ndërkombëtare për Lindjen e Largët, nis  në Tokio gjyqin ndaj 28 ushtarakëve japonezë dhe zyrtarëve qeveritarë, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

5 Maj 2010 – Në Greqi shpërthejnë protestat masive, në kundërpërgjigje të masave shtrënguese të vendosura nga qeveria, si rezultat i krizës së borxhit.

TIRANA TODAY

Tags: 5 majhistorikkalendarindodhur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga vendi, 5 Maj 2018

Shtypi nga vendi, 5 Maj 2018

Shtypi nga bota, 5 Maj 2018

Shtypi nga bota, 5 Maj 2018

Çmenduria komuniste: Largohu nga puna, je fejuar me mbesën e armikut të partisë

Çmenduria komuniste: Largohu nga puna, je fejuar me mbesën e armikut të partisë







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com