8 Mars 2014 – Zhduket në mënyrë misterioze një avion me pasagjerë i “Malaysia Airlines”
Malaysia Airlines Flight 370, që mbante 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, humb kontaktin me autoritetet e trafikut ajror, më pak se një orë pasi u nis nga Kuala Lumpuri. Megjithë nisjen e një operacioni të madh kërkimi-shpëtimi në det dhe tokë për avionin Boeing 777, hetuesit nuk arritën të gjejnë ndonjë ndonjë gjurmë të tij, apo të përcaktojnë arsyet e zhdukjes.
Kërkimet u përqendruan fillimisht në Gjirin e Tajlandës, ku dhe avioni kishte humbur kontaktet me radarët. Hetuesit shqyrtuan mundësinë e rrëmbimit të avionit nga terroristët, pasi u zbulua se dy pasagjerë kishin përdorur pasaporta të vjedhura. Megjithatë, kjo teori, të paktën në lidhje me dy burrat, ra poshtë shumë shpejt.
Pastaj, më 15 mars, hetuesit thanë se sipas transmetimeve, avioni pasi kishte ndryshuar kurs, duke vazhduar fluturimin në perëndim të Oqeanit Indian edhe për 5 orë të tjera. Më 24 mars, kryeministri i Malajzisë njoftoi se avioni konsiderohej i humbur diku në Oqeanin Indian, pa asnjë të mbijetuar.
Ndërsa kërkimet për të vazhduan nga disa shtete, përfshirë edhe SHBA-në, misteri i zhdukjes së këtij avionic, tërhoqi vëmendjen e të gjithë medias globale. Në qershor 2014, zyrtarët australianë të përfshirë në hetim, thanë se të dhënat e radarëve sugjeronin se avioni kishte të ngjarë të kishte fluturuar nëpëmjet autopilotit për orë të tëra, para se t’i mbaronte karburanti dhe të rrëzohej në jug të Oqeanit Indian.
Zyrtarët nuk bënë me dije se kush mund ta kishte kaluar avionin në drejtimin e autopilotit, apo ndryshuar kursin, megjithëse treguan se ishte e mundur që ekuipazhi apo pasagjerët të kishin patur probleme për shkak të hipoksisë, apo mungesës së oksigjenit para se avioni të rrëzohej.
Por sërish, nuk pati asnjë shpjegim mbi atë që mund të kishte shkaktuar mbarimin e oksigjenit.
Ndërkohë, autoritetet e tjera sugjeruan se një nga pilotët e Fluturimit 370, mund të kishte devijuar qëllimisht avionin në Oqeanin Indian në një mision vetëvrasës, megjithëse nuk pati prova bindëse për të mbështetur këtë teori. Ndërkohë më 17 korrik 2014, katër muaj pasi aksidentit të parë, një tragjedi goditi “Malajzia Airlines”, kur njëri nga avionët e saj
u rrëzua mbi Ukrainën lindore pranë kufirit rus.
Të 298 personat që ndodheshin në bordin e avionit, sërish një Boeing 777, u zhdukën. Zyrtarët evropianë dhe amerikanë besojnë se avioni, i ngritur nga Amsterdami për t’u udhëtuar drejt Kuala Lumpurit, u rrëzua nga një raketë ruse anti-ajrore mbi territorin e kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia dhe që luftonin qeverinë ukrainase. Por udhëheqësit e rebelëve dhe presidenti rusVladimir Putin, mohuan çdo lloj përgjegjësie për incidentin.
8 Mars 1983 – Presidenti i SHBA-së Ronald Regan, e quan Bashkimin Sovjetik “Perandoria e të Keqes”
Presidenti amerikan e përshkallëzoi Luftën e Ftohtë, teksa politika e datantës ndryshoi që në vitin 1979 pas pushtimit sovjetik të Afganistanit. Reagan urdhëroi një reformim masiv të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, dhe zbatoi politika të reja ndaj Bashkimit Sovjetik:ringjalljen e programit të avionëve bombardues B1 që ishte anuluar nga administrata Karter, dhe prodhimin e raketës MX Peacekeeper.
Në përgjigje të vendosjes së raketave sovjetike SS-20 në Gjermaninë Lindore, Regan urdhëroi vendosjen e raketave të NATO-s Pershing II në Gjermaninë Perëndimore. Në një fjalim të mbajtur në Shoqatën Kombëtare të Ungjillorëve më 8 mars 1983, Regan e quajti Bashkimin Sovjetik “një Perandori të së Keqes”.
Pasi sovjetikët rrëzuan Fluturimin 007 të Korean Air Lines më 1 shtator 1983, që kishte në bord 269 njerëz përfshirë kongresmenin amerikan Larry McDonald, Regan e etiketoi aktin “një masakër.” Sipas një politike që u bë e njohur si “Doktrina Reagan”, Regan dhe administrata e tij ofruan gjithashtu ndihmë të hapur dhe fshehtë ndaj lëvizjeve anti-komuniste të rezistencës, në një përpjekje për të “rrëzuar” qeveritë komuniste të mbështetura nga sovjetikët në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Gjatë mandatit të tij të dytë në detyrë, pothuajse 3 vjet pas përdorimit të atij termi, Regan u takua me Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik, reformatorin Mikhail Gorbaçov. Kur u pyet nga një gazetar nëse ende mendonte se Bashkimi Sovjetik ishte një “Perandori e të Keqes”, Regan u përgjigj jo, dhe se ai term i përkiste një “epoke tjetër”; domethënë, periudhës para reformave të Gorbaçovit. Megjithatë, presidenti amerikan mbeti kritik i regjimit sovjetik për mungesën e institucioneve demokratike.
8 Mars 1669 – Në Siçili shpërthen vullkani në Malin Etna
Shpërthime të shumëfishta në Malin Etna në Siçili, shkaktojnë vdekjen e më shumë se 20 mijë njerëzve, dhe lënë dhjetëra mijëra të tjerë të pastrehë. Mali Etna dominon ishullin e Sicilisë. Me një lartësi prej mbi 3700 metrash mbi nivelin e detit, ai mund të shihet me sy të lirë nga çdo pjese të ishullit.
Kur Etna filloi të gjëmonte dhe të nxirrte gazra më 8 mars, banorët aty pranë i injoruan shenjat paralajmëruese të një shpërthimi më të madh. Tre ditë më vonë, vullkani nisi të lëshonte gazra helmues në sasi shumë të mëdha. Gati 3.000 njerëz që jetonin rrëzë shpateve të malit vdiqën nga asfiksia.
Më pas Etna nisni të çlironte sasi të mëdha hiri dhe lave të shkrirë. Hiri u shpërnda me forcë deri rreth 100 kilometra larg, ndërsa lava nisi të derdhej në anën jugore të malit duke shkuar drejt qytetit të Katanias. Gati 17 mijë banorë të qytetit humbën jetën.
8 Mars 1911 – Kremtohet për herë të parë në Kopenhagen të Danimarkës, Dita Ndërkombëtare e Grave, me nismën e Klara Zetkin, udhëheqëse e Organizatës së Grave të Partisë Socialdemokrate gjermane.
8 Mars 1618 – Johanes Kepler zbulon ligjin e tretë të lëvizjes së planetëve.
8 Mars 1920 – Themelohet Mbretëria Arabe e Sirisë, shteti i parë modern arab në Lindjen e Mesme.
8 Mars 1921 – Kryeministri spanjoll, Eduardo Dato Iradier, vritet në një atentat në kohë kur po dilte nga ndërtesa e parlamentit në Madrid.
8 Mars 1957 – Egjipti rihap Kanalin e Suezit, disa muaj pas Krizës së Suezit.