Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 21 tetor

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 21 tetor

21 Tetor 1805 – Zhvillohet Beteja e madhe detare e Trafalgarit.

Beteja e Trafalgarit, ishte një përballje e ashpër mes Marinës Mbretërore Britanike, kundër flotës së përbashkët të Marinës Franceze dhe asaj Spanjolle, gjatë Luftës së Koalicionit të Tretë (gusht-dhjetor 1805) të Luftërave Napoleonike (1803-1815). Fundi i asaj beteje, përfaqëson fitoren më vendimtare të britanikëve në atë luftë.

Njëzet e shtatë anije britanike të komanduara nga admirali Horatio Nelson nga bordi i “HMS Victory”, mundën tridhjetë e tre anije franceze dhe spanjolle nën udhëheqjen e admiralit francez Pierre-Charles Villeneuve, në brigjet jugperëndimore të Spanjës, pak më në perëndim të Kepit Trafalgar. Flota franko-spanjolle humbi 22 anije, ndërsa britanikët asnjë.

Triumfi britanik, konfirmoi në mënyrë spektakolare epërsinë detare që Londra kishte krijuar gjatë shekullit të kaluar. Vetë Admirali Nelson u plagos rëndë gjatë betejës, dhe vdiq brenda pak orësh, duke u bërë një nga heronjtë më të mëdhenj britanikë të luftës.

Komandanti i forcave të përbashkëta franceze dhe spanjolle, admirali Villeneuve, u kap së bashku me ekuipazhin e anijes së tij “Bucentaure”. Ndërkohë Admirali spanjoll Federico Gravina, u arratis nga pjesa tjetër e flotës dhe vdiq disa muaj më vonë si pasojë e plagëve të marra gjatë betejës. Beteja e Trafalgarit, i dha fund planeve të Napoleonit Bonapartit për të pushtuar Britaninë.

 21 Tetor 1962 – Presidenti amerikan John F. Kennedy, vendos të fusë në “karantinë” Kubën, në përgjigje të kërcënimit bërthamor.

Më 21 tetor, Komiteti i Jashtëm dhe Presidenti Kennedy, vendosën se “karantina” ishte rruga më e mirë e veprimit kundër rregjimit komunist të Kastros. Administrata e quajti atë karantinë, pasi termi “bllokadë” do të simbolizonte luftën. Kennedy njoftoi po atë ditë mbi situatën edhe presidentin francez Charles De Gaulle, ndërsa këshilloi drejtuesit e mediave kryesore në vend, të mos flisnin gjerësisht mbi krizën. Po atë mbrëmjen, Departamenti i Shtetit u dërgoi mesazhe paraprake të gjitha vendeve të Amerikës Latine, për t’i paralajmëruar ato kundër trazirave të frymëzuara nga komunistët, dhe për t’i treguar kursin që duhet ndjekin nëse ndodhin akte të dhunshme.

21 Tetor 1959- Gjermani Verner Von Braun nis punën në NASA për çuarjen e njeriut në Hënë.

Presidenti amrikan Dëight D. Eisenhoëer, nënshkruan një urdhër ekzekutiv për transferimin e projektuesit të shkëlqyer gjerman të raketave, Verner von Braun dhe ekipit të tij, nga Ushtria e SHBA-së tek Administrata Kombetare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA), e sapokrijuar. Von Braun, drejtuesi i programit të hapësirës së SHBA-së, kishte zhvilluar raketën vdekjeprurëse V-2 për llogari të Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Braun ishte hipnotizuar që fëmijë nga raketa dhe mundësia e udhëtimit në hapësirë, ​​pas leximit të librit “The Rocket” të Hermann Oberth në vitin 1923. Ai studioi inxhinieri mekanike dhe fizike në Berlin dhe në kohën e tij të lirë ndihmonte Oberth në testet e tij me raketat me karburant të lëngshëm. Në vitin 1932, puna me raketat e Von Braun tërhoqi vëmendjen e ushtrisë gjermane, e cila i dha fondet e nevojshme për të vazhduar eksperimentet e tij.

Më pas ai u angazhua për të udhëhequr njësinë e artilerisë raketore, dhe nga viti 1937 ishte drejtori teknik i një strukture të madhe zhvillimi të vendosur në Pinemunde në Detin Balltik. Testet e raketave të Von Braun, e impresionuan udhëheqjen naziste, e cila i dha më shumë fonde për programin. Raketat më të sofistikuara të prodhuara në atë bazë, ishin ato balistike me rreze të gjatë A-4, dhe raketa anti-ajrore Wasserfall.

A-4 ishte vite përpara raketave që prodhoheshin në vende të tjera në atë kohë. Ajo udhëtonte me një shpejtësi prej 3.600 miljesh në orë, e aftë të dërgonte një raketë në një distancë prej më shumë se 200 miljesh, dhe ishte e para që deprërtoi në skajet e hapësirës. Von Braun dhe 400 anëtarë të ekipit të tij u larguan para mbërritjes së rusëve në vitin 1945, për t’u dorëzuar tek amerikanët.

Në fund të viteve 1960, gjenialiteti i von Braun u shfaq në garën hapësinore, kur sovjetikët dështuan në përpjekjet e tyre për të ndërtuar raketa të ndërlikuara, si ato që dërguan astronautët e parë amerikanë në orbitën hënore në vitin 1968. Shumë shpejt, raketat Saturn të Von Braun dërguan 27 amerikanë në Hënë, me 12 prej tyre që shkelën sipërfaqen e Hënës. Von Braun u tërhoq nga NASA në vitin 1972, dhe vdiq 5 vjet më vonë.

21 Tetor 1096 – Turqi selxhukë masakrojnë në Chivito mijëra kryqtarë gjermanë. 

21 Tetor 1790 – Tringjyrëshi zgjidhet zyrtarisht si flamuri zyrtar i Francës. 

21 Tetor 1879 – Pas 14 muajsh testimesh, Thomas Edison prezanton për herë të parë në publik llambën e tij elektrike, duke shpresuar që një ditë ajo të konkurronte llambat e vajgurit.

21 Tetor 1904 – Panamezët përleshen me marinsat e SHBA-së në Panama, në një kryengritje të shkurtër.

21 Tetor 1917 – Trupat e para amerikane, hyjnë në linjat e para të frontit në Somerville të Francës gjatë Luftës së Parë Botërore. 

21 Tetor 1969 – Ministri i Jashtëm i Izraelit, Moshe Dayan, jep dorëheqjen pas mosmarrëveshjeve me kryeministrin Menachem Begin, mbi politikat që lidheshin me palestinezët.

21 Tetor 1994 – Koreja e Veriut dhe SHBA-ja, nënshkruajnë një marrëveshje që i kërkon Phenianit të ndalë programin e tij të armëve bërthamore, dhe të bjerë dakord me inspektimet ndërkombëtare.

21 Tetor 1937: Francisko Franco fiton kontrollin e Veriut të Spanjës, pasi porti i fundit i qeverisë në Gijon, iu dorëzua ushtrisë kryengritëse gjatë Luftës Civile Spanjolle.

21 Tetor 1945:Gratë në Francë, fitojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare.

21 Tetor 1967:100 mijë protestues kundër Luftës së Vietnamit marshojnë në Pentagon. Demonstrata degjeneroi kur elementët më radikalë filluan të përlesheshin me ushtarët amerikanë që mbronin Pentagonin. 683 persona u arrestuan nga policia. 

21 Tetor 1978: Sulmet masive nga ushtria dhe forcat ajrore të Rodezisë mbi 12 baza guerile në Zambia në Afrikë, shkaktojnë më shumë se 1.500 të vdekur.

21 Tetor 1986 – Zbulohet vrima në Ozon

Nga një satelit i pozicionuar mbi Antarktidë, shkencëtarët vunë re praninë e një vrime të madhe, që ishte shfaqur në shtresën e ozonit. Ata hipotetizuan se ajo mund të ishte shkaktuar nga një proces kimik. Studimet paraprake, treguan se reaksioni kimik ishte shkaktuar nga klorofluorokarbonet (gazrat CFC). Megjithëse përdorimi i klorofluorokarboneve ishte i ndaluar në SHBA, ato përdoreshin ende në shumë pajisje duke përfshirë edhe kondicionerët e makinave.

21 Tetor 1988 – Ish presidenti Filipinas, Ferdinand Marcos, dhe bashkëshortja e tij, Imelda, akuzohen nga një gjykatë federale në Nju Jork për mashtrim dhe shantazh. 

21 Tetor 1994 – Ura Seongsu mbi lumin Han në kryeqytetin koreano-jugor Seul shembet, duke shkaktuar 32 të vdekur.

Tags: 21 tetorhistorikJohn F. Kennedykalendarindodhur

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 21 tetor 2017

Shtypi i ditës, 21 tetor 2017

Shtypi nga bota, 21 tetor 2017

Shtypi nga bota, 21 tetor 2017

Arrestimet në Itali/ Lidhjet e Ramës dhe Tahirit me mafian

Trafiku i drogës, Policia e Vlorës: Bllokim të aseteve dhe llogarive bankare të Habilajve (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

22:54 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com