Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Maj

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 18 Maj

18 Maj 1872 – Lind filozofi britanik Bertrand Russell

Bertrand Russell, ishte një figurë themelore në lëvizjen analitike në filozofinë anglo-amerikane, dhe fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1950. Kontributet e Russell në logjikë, epistemologji, dhe filozofinë e matematikës, e bënë atë si një nga filozofët më të shquar të shekullit XX-të.

Gjithsesi, për publikun e gjerë ai njihej më së miri si një aktivist për paqen, dhe si shkrimtar popullor mbi subjektet shoqërore, politike dhe morale. Përgjatë një jete të gjatë, produktive dhe shpesh të trazuar, ai botoi më shumë se 70 libra dhe rreth 2.000 artikuj, u martua 4 herë, u përfshi në polemika publike të panumërta, u nderua dhe po aq sa u fye në të gjithë botën.

Jeta e hershme e Russell, ishte shënjuar nga tragjeditë familjare. Deri në moshën 6-vjeçare, motra e tij, Rachel, prindërit e tij dhe gjyshi i tij vdiqën, ndërsa ai dhe vëllai Frank mbetën në kujdesin e gjyshes së tyre, konteshës Russell.

Bertrand u arsimua privatisht në shtëpi. Intelektualisht më i pjekur se bashkëmoshatarët, ai u zhyt në studimin e matematikës që në moshë të hershme. Ndërkohë shkrimet e tij më të hershme filozofike, i shkroi gjatë adoleshencës, dhe ato karakterizohen nga dyshimet që e detyruan të braktiste besimin e krishterë, me të cilin e kishte rritur gjyshja e tij.

Russell studio për matematikë në Universitetin e Kembrixhit. Atje u bë pjesë e shoqërisë së fshehtë studentore “Apostujt”, anëtarë të së cilës ishin disa nga filozofët më me ndikim të kohës. I frymëzuar nga diskutimet me këtë grup, Russell braktisi matematikën për filozofinë.

Më 1896, Russell publikoi veprën e tij të parë politike, “Demokracia Sociale Gjermane”. Edhe pse simpatizues i qëllimeve reformiste të lëvizjes socialiste gjermane, ai artikulonte disa kritika të ashpra dhe largpamëse të dogmave marksiste.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, Russell ishte për një kohë një agjitator politik me kohë të plotë, duke bërë fushatë për paqen. Aktivitetet e tij tërhoqën vëmendjen e autoriteteve britanike, të cilët e konsideronin atë një subversiv. Russell doli dy herë në gjyq, ndërsa herën e dytë u dënua me 6 muaj burg, të cilin e kreu në fund të luftës.

Në vitin 1916, si rezultat i fushatës së tij kundër luftës, Russell u shkarkua nga posti i tij si lektor në Trinity College. Edhe pse kolegji e ftoi të jepte sërish mësim pas daljes nga burgu, ai e  refuzoi ofertën, duke preferuar të ndiqte një karrierë si gazetar dhe shkrimtar i pavarur.

Lufta pati një ndikim të thellë mbi pikëpamjet politike të Russell, duke bërë që ai të braktiste liberalizmin e tij të trashëguar nga familja në favor të ideve socialiste, të cilin e konkretizoi në një seri librash duke përfshirë “Parimet e rindërtimit social” (1916), “Rrugët e lirisë) (1918) dhe “Perspektivat e civilizimit industrial) (1923).

Ai ishte fillimisht entuziast për  Revolucionin Rus të vitit 1917 , por një vizitë në Bashkimin Sovjetik më 1920, i krijoi një urrejtje të thellë dhe të qëndrueshme për komunizmin sovjetik, të cilin ai e shprehu në librin “Teoria dhe praktika e Bolshevizmit” (1920).

Më 1921 Russell u martua me gruan e tij të dytë, Dora Black, një vajzë e re e diplomuar në Kembrixh. Në vitet midis dy luftërave, Russell dhe Dora fituan famë si udhëheqës të një lëvizjeje progresive socialiste në Britani, e cila ishte e tejet antiklerikale, duke kundërshtuar haptas moralin konvencional seksual, dhe që ishte e përkushtuar ndaj reformës arsimore.

Russell ia kushtoi vitet e fundit të jetës fushatës kundër armëve bërthamore dhe Luftës së Vietnamit. Imazhi i Russellit të moshuar që merrte pjesë në demonstrata masive, dhe nxitja e të rinjve për mosbindje civile përmes retorikës së tij të pasionuar, frymëzoi një brez të ri admiruesish.

Admirimi i tyre për të vetëm sa u rrit kur në vitin 1961, një gjykatë në Britani e dënoi sërish me burg në moshën 89-vjeçare. Kur vdiq në vitin 1970, Russell ishte shumë më i njohur si një luftëtar kundër luftës, sesa si një filozof i matematikës.

18 Maj 1980 – Shpërthimi i malit vullkanik të Shën Helenës në SHBA, shkakton një katastrofë

Mali i Shën Helenës ndodhet pranë Uashingtonit. Ai e mori emrin nga diplomati britanik Lordi Shën Helen, dhe është pjesë e segmentit të Unazës së Zjarrtë të Paqësore, që përfshiu mbi 160 vullkane aktivë. Në shpërthimin e madh të vitit 1980 humbën jetën 57 persona, dhe u shkaktuan dëme materiale me një kosto prej 53 milionë dollarësh. Për shkak të shpërthimit të madh, dhe daljes jashtë të një sasie të madhe materialesh të ngurta, mali u reduktua me 400 metra në lartësinë e tij.

18 Maj 1896 – Gati 1400 njerëz humbin jetën gjatë ceremonisë së kurorëzimit të Carit të ri të Rusisë

Nikolla II u kurorëzua Car i Rusisë më 14 maj 1896. Katër ditë më vonë, u organizuan një banket për qytetarët në Fushën e Kodinkas. Aty u ngritën mbi 150 banketeve dhe 20 bare të improvizuara për festimet.

Mbrëmjen e 17 majit, njerëz që kishin dëgjuar zëra për dhuratat e festës (dhuratat që do të merrte secili ishin një copë bukë, një copë sallam, dhe kek me xhenxhefil) u vunë në radhë.

Rreth orës 5 të mëngjesit të ditës së kurorëzimit, disa qindra mijëra njerëz (sipas disa historianëve numri arriti në 500.000) ishin mbledhur tashmë në fushën e madhe.

Papritmas u përhapën zëra në mesin e njerëzve se nuk kishte birrë të mjaftueshme apo sallam. Një forcë policore prej 1800 burrash nuk arriti të ruajnë rendin, dhe nga paniku që u krijua, 1.389 njerëz u shtypën për vdekje, dhe afërsisht 1.300 të tjerë u plagosën.

18 Maj 332 – Konstandini i Madh, shpall dekretin për shpërndarjen e ushqimit falas për qytetarët në Kostandinopojë.

18 Maj 1565 – Fillon Rrethimi i Madh i Maltës, në të cilin forcat osmane përpiqen por dështojnë të pushtojnë ishullin e vogël në mes të Mesdheut.

18 Maj 1756 – Britania e Madhe i shpall luftë Francës, duke nisur Luftën Shtatë Vjeçare.

18 Maj 1994 – Trupat izraelite përfundojnë tërheqjen nga Rripi i Gazës pasi e kishin pushtuar atë më herët, duke i dhënë mundësi palestinezëve për t’u vetë-qeverisur.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: 18 majkalendari historikndodhur

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Shtypi nga vendi, 18 maj 2018

Shtypi nga vendi, 18 maj 2018

“Më mbyllën gojën, më çuan…”/ Dëshmia rrënqethëse e 13 vjeçares që tentuan ta përdhunonin

"Më mbyllën gojën, më çuan..."/ Dëshmia rrënqethëse e 13 vjeçares që tentuan ta përdhunonin

Integrimi/Tsipras mbështet Shqipërinë në Sofje: Jam optimist, presim rezultate!

Integrimi/Tsipras mbështet Shqipërinë në Sofje: Jam optimist, presim rezultate!

JU REKOMANDOJMË

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

Çfarë po ndodh? Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën

20:04 | 16/07/2025
“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore
Aktualitet

Vdekja nga duart e policëve/ Apeli rikthen çështjen e Agon Zejnullahut në Gjykatën Themelore

by mirseda
18:33 | 21/07/2025
0

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë- Dega në Lipjan, e cila më...

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

Zjarr në Shkopet, digjen dy banesa pa njerëz brenda. Flakët dalin jashtë kontrollit

20:43 | 19/07/2025
Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

Zjarret nuk ndalen/ Situatë kritike në Parkun Kombëtar të Lurës, 11 vatra aktive në gjithë vendin

19:49 | 19/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com