Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 9 Mars?

9 Mars 1454- Lind eksploratori i mirënjohur italian Amerigo Vespuçi

Amerigo Vespuçi lindi dhe u rrit në Firence. Ai ishte djali i tretë i Anastasio Vespuçit, një noter fiorentin dhe Lisabeta Minit. Amerigo u arsimua nga xhaxhai i tij, Frati Xhorxho Antonio Vespuçi, një prift domenikan i manastirit të San Markos në Firence.

Ndërsa vëllezërit e tij më të mëdhenj u dërguan në Universitetin e Pizës për të ndjekur karrierën shkencore, Amerigo Vespuçi u mor me tregti, duke u punësuar si nëpunës nga familja e pasur fiorentinase  Mediçi, e drejtuar nga Lorenco de Mediçi .

Në marsin e vitit 1492, Mediçi dërgoi 38-vjeçarin Vespuçin dhe Donato Nikolinin si agjentë të fshehtë në Spanjë. Në prill të vitit 1495, pas intrigave të peshkopit Huan Rodriguez de Fonseka, Kurora mbretërore e Kastiljes e prishi marrëveshjen me Kristofor Kolombin, dhe filloi dhënien e licencave për lundrues të tjerë për në Inditë Perëndimore.

Me ftesë të mbretit Manuel I të Portugalisë, Vespuçi mori pjesë si vëzhgues në disa udhëtime që eksploruan bregun lindor të Amerikës Jugore midis viteve 1499- 1502. Në fillim të këtyre udhëtimeve ai ishte në bordin e anijes, që zbuloi se Amerika e Jugut shtrihej shumë më tej në jug nga sa mendohej më parë.

Ekspeditat u bënë të njohura në Evropë, pasi u publikuan më 1502 dhe 1504 në dy dëshmi që iu atribuan Vespuçit. Në vitin 1507, Martin Valdsimyler prodhoi një hartë botërore në të cilën ai e quajti kontinentin e ri Amerika, sipas versionit femëror latin të emrit të Vespuçit.

Në një libër shoqërues, Valdsimyler publikoi një nga tregimet e Vespuçit, gjë që çoi në kritika se Vespuçi po përpiqej të vidhte lavdinë e Kristofor Kolombit.  Më 22 mars 1508, Mbreti spanjoll Ferdinandi e bëri Vespuçin lundërtarin kryesor të Spanjës me një rrogë të madhe, dhe e porositi atë të themelonte një shkollë lundrimi, me qëllim që të standardizohej dhe modernizohej teknika e lundrimit në det të përdorura nga marinarët iberikë, që pastaj do të eksploronin botën.

Vespuçi madje zhvilloi një metodë primitive, por mjaft të saktë për përcaktimin e gjatësisë gjeografike.

Në shekullin XVIII u zbuluan tre letra të pabotuara të shkruara nga Vespuçi për Lorenco de Mediçib. Njëra përshkruante një udhëtim të kryer në vitet 1499-1500, që korrespondon me dy nga “katër udhëtimet”.  Disa studiues sugjeruar se në këto letra Vespuçi, po e zmadhonte rolin e tij në eksplorime. Megjithatë, shumë studiues tani besojnë se dy letrat nuk janë shkruar prej tij, por ishin trillime nga të tjerët, bazuar pjesërisht në letrat e vërteta nga Vespuçi.

9 Mars 1946 – Në Angli shënohet tragjedia e Burnden Park

Më 9 mars 1946, skuadra angleze e Stoke City udhëtoi për në Burnden Park, stadiumin e atëhershëm të klubit Bolton Ëanders për ndeshjen e kthimit të raundi të gjashtë të FA Cup. Mbi 80.000 njerëz hynë në stadium përpara se të mbylleshin portat. Disa tifozë të mbetur jashtë, vendosën të ngjiten nga muret për të parë ndeshjen.

Por shtimi i spektatorëve në tribuna, bëri që shumë prej tyre në rradhët e poshtme të nisnin të rrëzoheshin mbi njëri-tjetrin nga pesha e turmës. Një oficer policie hyri në fushë dhe i bëri me shenjë gjyqtarit, Ky i fryu bilbilit për të ndaluar ndeshjen dhe vendosur rendin. Por ishte tepër tonë. Tridhjetë e tre persona gjetën vdekjen dhe mbi 400 të tjerë u plagosën në atë rrëmujë.

9 Mars 1796 – Napoleon Bonaparti martohet për herë të parë me Jozefinën

Gjenerali i njohur francez martohet me Jozefina dë Buharne, e veja e një oficeri që ishte ekzekutuar me prerje koke në giotinë, gjatë sundimit të terrorit të Revolucionit Francez. Martesa nuk u prit mirë nga familja e Napoleonit. Jozefina ishte e ve, më e madhe në moshë se Napoleoni, dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë.

Martesa e çiftit Bonapart zgjati rreth 14 vjet. Jozefina nuk mund të lindte më fëmijë, por Napoleoni dëshironte të kishte patjetër një trashëgimtar. Ai kërkoi divorcin dhe Jozefina pranoi; në këtë mënyrë perandori mund të rimartohej. Ai u martua sërish më 2 prill 1810, me dukeshën austriake Maria Luiza, dhe patën një djalë së bashku.

Jozefina vdiq më 29 maj 1814, katër ditë pas të një ftohure që mori gjatë një shëtitje me Carin rus Aleksandrin, që po vizitonte për herë të parë Parisin.  Napoleoni e mësoi rastësisht vdekjen e Jozefinës duke lexuar një revistë franceze, ndërsa ndodhej në burg në ishullin e Elbës.

Nga hidhërimi, ai qëndroi i mbyllur në dhomë për dy ditë, duke refuzuar të takonte apo të fliste me njeri. Napoleoni nuk e mohoi kurrë dashurinë për Jozefinën, pavarësisht tradhëtive të shpeshta të kësaj të fundit.

9 Mars 1497 – Astronimi polak Nikolla Kopernik, regjistron vëzhgimin e parë astronomik.

9 Mars 1562 – Në Napoli ndalohet puthja në publik, ndërsa shkelësit rrezikonin dënimin me vdekje.

9 Mars 1834 – Krijohet Legjioni i Huaj Francez, degë e ushtrisë franceze, vetëm për shtetasit e huaj të gatshëm të shërbenin në forcat e armatosura franceze në Algjeri. Më vonë Legjioni u hap edhe për qytetarët francezë, të cilët sot përbëjnë rreth 25 për qind të rekrutëve.

9 Mars 1839 – Qeveria prusiane, deklaron se fëmijët nuk mund të punojnë më shume se 51 orë në javë.

9 Mars 1933 – Tre komunistët bullgarë Dimitrov, Popov dhe Vasil arrestohen në Berlin nën akuzën për djegien e Rajhshtagut (parlamentit).

9 Mars 1943 – Hebrenjtë grekë në Selanik, transportohen drejt kampeve naziste të shfarosjes.

9 Mars 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Një grusht shteti nga forcat japoneze në Indokinën franceze, i rrëzon francezët nga pushteti.

9 Mars 1956 – Forcat sovjetike, shtypin demonstratën e madhe në Republikën e Gjeorgjisë. Ajo nisi si një reagim kundër politikës de-staliniste të Nikita Hrushovit.

9 Mars 2012 – Të paktën 130 raketa lëshohen nga Izraeli mbi Gaza. Dymbëdhjetë militantë palestinezë gjejnë vdekjen, si pjesë e përshkallëzimit më të fundit të dhunës në rajon.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 9 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
Parashikimi i motit 24 Shkurt

Parashikimi i motit, 9 mars 2018

Ngjela me deklaratë të fortë: SHBA po krijon shtetin e tretë shqiptar

Ngjela me deklaratë të fortë: SHBA po krijon shtetin e tretë shqiptar

Horoskopi për ditën e sotme, 9 mars 2018

Horoskopi për ditën e sotme, 9 mars 2018







JU REKOMANDOJMË

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

Ndahet nga jeta ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë

19:59 | 04/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi
Aktualitet

Nëna e Martin Canit: “Mos na i merrni fëmijët” pas vdekjes së adoleshentit nga Durrësi

by mirseda
22:54 | 04/12/2025
0

Në një reagim për gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë...

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

Salianji i përgjigjet Berishës: 500 demokratë në takimin e Durrësit

22:50 | 04/12/2025
Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

Përdorimi i celularëve nga nën 12-vjeçarët lidhet me rreziqe për shëndetin e tyre

22:23 | 04/12/2025
Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

Lumbardhi konfirmon kandidaturën e tij për deputet, fituesi i BBVK provon fatin për herë të dytë

22:09 | 04/12/2025
Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

Itali, detaje të reja nga vrasja e 49-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, deklarata e djalit

21:34 | 04/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com