6 Prill 1974 – Juria e Eurovizion, shpall fitues dhe provomon grupin muzikor “ABBA”
Në Brighton të Anglisë, gjyqtarët e jurisë së festivalit të 19-të të Eurovizionit, thyejnë shpresat e Luksemburgut të vogël, duke ia mohuar një fitore të tretë historike në konkursin e muzikës pan-evropiane. Megjithatë gjyqtarët i bënë pjesës tjetër të botës një favor, duke zgjedhur fitues përfaqësuesit e Suedisë.
Kënga “Ëaterloo”, i dha menjëherë grupit ABBA një famë ndërkombëtare, duke prodhuar në vitet që do të pasonin disa hite të tjera, me kulmin që do të mbërrinte në vitet 1980. Koncerti i Këngës në Eurovizion, u konceptua fillimisht si një mënyrë që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU) të merrnin pjesë në një transmetim të njëkohshëm të drejtpërdrejtë – një sfidë e madhe teknike në vitin 1956.
Nga një ngjarje që u zhvillua në vetëm një natë me vetëm 7 shtatë vende pjesëmarrëse në vitin e
saj të parë, Eurovizioni u zgjerua në një spektakë të zgjaste plot një javë, dhe që përfshinte raundet paraprake të konkurrencës midis përfaqësuesve të më shumë se 20 vendeve nga Europa, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe ish-Bashkimi Sovjetik.
Por, ndërsa gara e përvitshme është tanimë një nga ngjarjet televizive më të ndejkura në botë,
aty ku Eurovizioni ka dështuar vazhdimisht ka qenë promovimi i artistëve të rinj në skenën ndërkombëtare të muzikës. I vetmi përjashtim është pikërisht grupi ABBA, por edhe këngëtarja kanadeze Celine Dion, fituese e festivalit në vitin 1988, si përfaqësuese e Zvicrës.
Viti kur ABBA u zgjodh si përfaqësuese e Suedisë në Eurovizion, ishte i dyti vit në të cilën konkurrentët u lejuan të këndonin në çdo gjuhë që dëshironin. (Një kufizim në gjuhën kombëtare u rikthye në vitin 1977, para se të hiqej në vitin 1999.) Dhe kjo u dëshmua e rëndësishme për suksesin ndërkombëtar të ABBA-s. Ndërsa gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar i dhanë ABBA-ve zero pikë, kënga “Ëaterloo” në gjuhën angleze, u bë një hit i menjëhershëm për publikun britanik
6 Prill 1896- Në Athinë nis Lojërat e para Olimpike moderne
Lojërat Olimpike, një traditë e humbur prej kohësh e Greqisë së lashtë, rilindin në Athinë 1.500 vjet pasi u ndaluan nga perandori romak Teodosi I. Në ceremoninë e hapjes Athinës, mbreti Jorgo I i Greqisë dhe një turmë prej 60.000 spektatorësh, mirëpritën atletët nga 13 vende të botës.
Lojërat e para Olimpike të regjistruara u mbajtën në Olimpia në shtetin grek të Elisit në vitin 776 P.E.S, por përgjithësisht pranohet se Olimpiada ishte të paktën 500 vjeçe në atë kohë. Olimpiadat e lashta, të mbajtura çdo katër vjet, zhvilloheshin gjatë një festivali fetar që nderonte perëndinë greke Zeusin.
Në shekullin VIII P.E.S, konkurrentët vinin nga një duzinë apo më shumë qytetesh greke, ndërsa duke nisur nga shekulli V, nga më shumë se 100 qytete nga e gjithë perandoria greke. Fillimisht, konkurrenca olimpike ishte e kufizuar në garat e vrapimit, por më vonë u shtuan edhe një sërë disiplinash të tjera, duke përfshirë mundjen, boksin, kalërimin, dhe garën me karroca.
Olimpiada e 1896-ës, përfshiu edhe garën e parë të maratonës, që përkujtonte vrapimin prej 42 km të një ushtar grek, që çoi në Athinë lajmin e fitores mbi persët. Maratona e parë u fitua pikërisht nga një grek, Spiridon Louis.
6 Prill 1520 – Vdes piktori i famshëm i Rilindjes italiane Rafaelo
Rafaello Sancio Da Urbino i njohur shkurt si Rafaelo, formon se bashku me Da Vinçin dhe Mikelanxhelon treshen e mjeshtrave të mëdhenj të Rilindjes. Vepra e tij është admiruar për qartësinë e formës, lehtësinë e përbërjes dhe arritjen vizuale të idealit neoplatonik të madhështisë njerëzore. Rafeli ishte shumë produktiv, pavarësisht nga vdekja e tij e hershme në moshën 37 vjeçare.
Shumë prej veprave të tij gjenden në Pallatin e Vatikanit. Vepra më e njohur është Shkolla e Athinës në “Stanza della Segnatura: në Vatikan. Pas vdekjes, ndikimi i rivalit të tij të madh Miklangelo, ishte më i përhapur deri në shekullin XVIII-XIX, kur cilësitë më serioze dhe harmonike të Rafaelos u konsideruan sërish si modele më të cilësore.
6 Prill 1722 – Pjetri i Madh i Rusisë, heq pas rreth 25 vjetësh taksën e mjekrës. Të ardhurat nga kjo taksë, përdoreshin për modernizimin e shoqërisë ruse sipas modelit evropian.
6 Prill 1917 – Shtetet e Bashkuara i shpallin luftë Gjermanisë, duke hyrë në Luftën e Parë Botërore.
6 Prill 1981 – Qeveria jugosllave dërgon trupa në Kosovë, për të shtypur protestat e studentëve shqiptarë kundër kushteve të këqija të jetesës, dhe që u shndërruan në demonstrata masive me thirrjet “Kosova Republikë!”
6 Prill 1992 – Trupat serbe fillojnë rrethimin e kryeqytetit të Bosnje Hercegovinës, Sarajevë, që zgjati deri më 29 shkurt 1996 (1.425 ditë); tre herë më gjatë nga rrethimi i Stalingradit dhe një vit më shumë se sa rrethimi i Leningradit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
6 Prill 1994 – Në Ruanda, nis gjenocidi kur avioni me të cilin udhëtonte presidenti ruandez Juvenal Habyarimana dhe presidenti i Burundit, Cyprien Ntaryamira rrëzohet si pasojë e të shtënave me armë nga toka.
6 Prill 1652 – Në Kepin e Shpresës së Mirë, marinari hollandez Jan van Riebeeck themelon një kamp furnizimi, duke themeluar kësisoj atë që do të bëhej qyteti Kejptaun.
6 Prill 1793 – Gjatë Revolucionit Francez, Komiteti i Sigurisë Publike, bëhet organi ekzekutiv i Republikës.
6 Prill 1814 – Fillimi i restaurimit borgjez. Perandori francez Napoleon Bonapart, abdikon dhe mërgon në Elbë .
6 Prill 1895 – Shkrimtari dhe eseisti i njohur irlandez Oskar Uajlld arrestohen në hotelin Kadogan në Londër, pas humbjes së një gjyqi për shpifje.
6 Prill 1909 – Eksploratorët Robert Peary dhe Mattheë Henson, mbërrijnë në Polin e Veriut .
6 Prill 2009 – Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë godet rajonin e L’Aquila në Itali, duke vrarë 307 persona.