Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha

5 Shkurt 1917 –SHBA-ja nis kufizimet e forta mbi hyrjen e emigrantëve në vend

Me më shumë se dy të tretat e votave, Kongresi Amerikan anulon veton e presidentit Uilson, duke miratuar Aktin e Emigracionit, një ligj që kërkonte dëshmi të shkrim-leximit në gjuhën angleze për emigrantët që hynin në SHBA, si dhe për të ndaluar në veçanti punëtorët aziatikë, me përjashtim të atyre që vinin nga vendet me traktate ose marrëveshje të veçanta me Shtetet e Bashkuara, si p.sh Filipinet.

Gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, Shtetet e Bashkuara pranuan shumicën e emigrantëve të botës, me 1.3 milion emigrantë që kaluan nëpër Ishullin Elis të Nju Jorkut vetëm në vitin 1907. Kufizime të ndryshme, nisën të aplikohen kundër emigrantëve që nga viti 1890, por shumica e atyre që kërkuan të hynin në Shtetet e Bashkuara, gjithësesi u pranuan. Sidoqoftë, në vitin 1894 u themelua në Boston Lidhja për Kufizimin e Emigracionit, e cila ushtroi presion ndaj qeverisë së SHBA-së, për të nxjerrë ligje që u kërkonin emigrantëve të dëshmonin se flisnin dhe shkruanin anglisht.

Organizata shpresonte të reduktonte numrin e emigrantëve që vinin nga shtresat e ulëta të Evropës Jugore dhe Lindore. Kongresi miratoi një ligj për shkrim-leximin e gjuhës angleze më 1897-ën, por presidenti Grover Klivlend vuri veton ndaj tij. Në fillim të vitit 1917, me hyrjen e Amerikës në Luftën e Parë Botërore, pati një hov të ri të ksenofobisë, ndaj dhe u miratua një projektligj i ri që kufizonte emigracionin, pavarësisht vetos së rradhës nga presidenti Uilson.

Pas këtij akti, emigracioni drejt Shteteve të Bashkuara nisi të bjerë ndjeshëm, dhe në vitin 1924 u miratua një ligj që kërkonte verifikimin e emigrantëve në vendet e origjinës, duke çuar në mbylljen e Ishullit Elis, qendrës më të madhe të përpunimit të emigrantëve. Ndërmjet viteve 1892-1924, rreth 16 milionë njerëz emigruan me sukses në Shtetet e Bashkuara, në kërkim të një jete më të mirë.

5 Shkurt 1783 – Një tërmet i fortë, shkatërron Italinë e Jugut

Një tërmet me një madhësi prej afro 7.5- 8 ballësh, goditi provincën e Kalabrisë në Italinë e Jugut, rreth ores 1 të mesditës. Brenda një minute, mbi 100 fshatra u rrafshuan. Në disa raste, komunitete të tëra u zhdukën pa asnjë të mbijetuar, dhe pas asnjë godinë të mbetur më këmbë.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu një numër të jashtëzakonshëm çarjesh mbi sipërfaqen e Tokës. Në një rast, pati një çarje 1.6 km të gjatë, dhe gati 100 metra të gjerë.

Sipas dëshmitarëve, ”dy male në anët e kundërta të një lugine, u zhvendosën nga pozicioni i tyre origjinal deri sa u takuan në mes të një fushe, duke ndërprerë rrjedhën e një lumi aty poshtë.

Veç mijëra viktimave nga tërmeti, shumë të tjerë vdiqën nga cunami detar. Vlerësohet se mbi 80 mijë njerëz, humbën jetën në atë fatkeqëtsi natyrore. Një tjetër tërmet më 28 mars të po atij viti, shkaktoi vdekjen e 2.000 njerëzve të tjerë.

5 Shkurt 1997- Tre banka zvicerane, krijojnë një fond për viktimat e Holokaustit

Si pasojë e një presioni të vazhdueshëmn ndërkombëtar, 3 nga bankat më të mëdha zvicerane, krijojnë një fond filelstar me vlerë 70 milionë dollarë për viktimat e Holokaustit. Para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë hebrenj hapën llogari bankare në Zvicër si një vend neutral, për të mbrojtur paratë e tyre nga nazistët.

Nje pjesë e mirë e depozituesve, u zhdukën gjatë Holokustit. Trashëgimtarët e tyre, kërkuan për disa dekada formacione mbi llogaritë bankare, duke patur pak ose aspak sukses. Bankat kërkonin çertifikatat e vdekjes, të cilat nuk ekzistonin (nazistët nuk lëshonin dokumente të tilla).

Në vitin 1996, senatori amerikan Alfonse D’Amato, i bëri thirrje qeverisë së SHBA-së të merrej seriozisht me këtë çështje, teksa organizoi një seancë dëgjimore me të mbijetuar apo familjarë të tyre, për të bërë publike të vërtetën. Bankat reaguan negativisht, dhe më 14 janar 1997 filluan të përgatisnin zhdukjen e dokumenteve, që kishin të bënin me llogaritë bankare dhe transaksionet e kohës së luftës.

Më 29 janar qyteti i Nju Jorkut paralajmëroi një bojkot masiv të bankave zvicerane. Tetë ditë më vonë, më 5 shkurt 1997, tre bankat më të mëdha të Zvicrës njoftuan krijimin e fondit humanitar prej 70 milionë dollarësh për viktimat e Holokaustit; ndërsa premtuan se më vonë ky fond do të shkonte në 5 miliardë dollarë.

5 Shkurt 1939 – Gjenerali Francisko Franco, emërohet “Caudillo de Espana” ose Udhëheqësi i Spanjës, duke e mbajtur këtë post deri sa vdiq më 20 nëntor 1975. Pavarësisht nga prirjet e tij pro fuqive të Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, Franko arriti të ri-afrohejme demokracitë perëndimore pas luftës, duke nënshkruar disa marrëveshje ekonomike dhe në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara kundër komunizmit, gjatë Luftës së Ftohtë.

5 Shkurt 1958 – Një bombë me hidrogjen e njohur si “Bomba Tajbi”, bie asidentalisht nga një prej avionëve të forcave ajrore amerikane, pranë brigjeve të Savanas në shtetin e Xhorxhias në SHBA. Incidenti ndodhi kur gjatë një stërvitje, dy avionë luftarakë u përplasën në ajër, dhe për të shmangur një shpërthim të mundshëm të bombës, piloti e lëshoi atë në oqean. Pavarësisht kërkimeve të shumta, bomba nuk u gjet kurrë.

5 Shkurt 1597 – Një grup të krishterësh japonezë, vriten nga qeveria e re Japonisë, pasi shiheshin si një kërcënim për shoqërinë japoneze.

5 Shkurt 1962 – Presidenti francez, Charles de Gaulle, bën thirrje për dhënien e pavarësisë së Algjerisë.

5 Shkurt 1985 – Ugo Vetere, kryebashkiaku i Romës dhe Chedli Klibi, ai i Kartagjenës u takuan në Tunizi, për të nënshkruar një traktat miqësie, që i dha fund zyrtarisht Luftës së Tretë Punike, e cila zgjati 2.131 vjet.

5 Shkurt 1988 – Presidenti panamez, Manuel Noriega, akuzohet nga autoritetet e SHBA-së për trafik droge dhe pastrim parash.

5 Shkurt 1994 – Më shumë se 60 njerëz gjejnë vdekjen, dhe rreth 200 të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një bombe në një treg në qendër të qytetit në Sarajevës në Bosnje Hercegovinë.

5 Shkurt 2000 – Forcat ruse, masakrojnë të paktën 60 civilë çeçenë në lagjen Novie Aldi të kryeqytetit Grozni.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 5 Shkurt?Kalendar historikRetro

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Mundësia e artë, Gjermania kërkon kujdestarë shëndetësorë. Ja kushtet

Tensionet në kulm/Presidenti grek kërcënon Shqipërinë nga një bazë ushtarake

Përmbytjet/Si paraqitet situata, në terren 150 efektivë të FA-së







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vrasja në Paskuqan/ Autori qëlloi 10 herë 27-vjeçarin, tentoi të vriste edhe një tjetër

by mirseda
16:30 | 08/06/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas...

Të shtëna pranë bazës së Anglisë në SHBA, 9 të plagosur para Botërorit 2026

16:28 | 08/06/2026

Operacion në Torino/ Shqiptari dhe italiani kapen me 3.5 mln euro drogë, sekuestrohen armë

16:04 | 08/06/2026

Rrëzohet kërkesa e Beqajt, GJKKO lë në burg ish-ministrin e Shëndetësisë

16:01 | 08/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com