Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 5 Dhjetor?

Mozart died 225 years ago at age 35. A new, enormous box set contains all of his music.

5 Dhjetor 1787- Vdes kompozitori i famshëm austriak Wolfgang Amadeus Mozart

Mozart lindi më 27 janar 1756 në Salzburg. Ai ishte më i riu nga 7 fëmijët, pesë prej të cilëve vdiqën që në fëmijërinë e hershme. I ati, Leopold Mozart, ishte një kompozitor modest por një mësues muzike me përvojë. Kur ishte vetëm 4-vjeç, Mozart filloi të marrë nga i ati mësimet e para në piano.

Ai filloi të luajë pa druajtje dhe më saktësi, pjesë të vogla muzikore. Ndërkohë në moshën 5-vjeçare, Mozart filloi të kompozonte vetë pjesëza të vogla muzikore, edhe pse mbi këtë të fundit ka patur dhe ka ende debate midis muzikologëve dhe historianëve. Më vonë në adoleshencë dhe moshën e rritur, ai shqua si një ndër kompozitorët më të mëdhenj, jo vetëm të Austrisë por mbarë botës.

Mozart u sëmur teksa ndodhej në Pragë për premierën e veprës së tij “La clemenza di Tito”, e shkruar në vitin 1791, me porosi të vetë perandorit austriak në kuadët të festimeve për kurorëzimin e tij. Kompozitori i njohur, arriti të punonte deri kur vuri në skenë premierën e veprës “Flauti Magjik”.

Por në fundin e muajit shtator sëmundja u rëndua, dhe Mozart iu rikthye rregjimit të shtratit, duke vuajtur nga ënjtja, dhimbjet dhe vjellat e shpeshta. Vepra e tij e fundit, që mbeti e papërfunduar, titullohet ”Requiem”. Funerali për të, u mbajt të nesërmen në Vienë.

5 Dhjetor 1996 – Madeleine Albright, bëhet gruaja e parë që merr postin e Sekretares Amerikane të Shtetit

Albrigh u emërua në këtë detyrë nga Presidenti Bill Clinton, dhe u konfirmua njëzëri si nga Senati ashtu edhe Kongresi. Duke mos qenë një shtetase amerikane e lindur në Shtetet e Bashkuara, ajo nuk ishte e pranueshme si pasardhëse e presidentit, si dhe u përjashtua nga qasja në planet e emergjencës bërthamore.

Babai i saj ishte Josef Kërbel, ishte një anëtar i trupit diplomatik çek. Familja e saj u arratis për shkak të pushtimit nazist të Çekosllovakisë në vitin 1939, dhe Albright jetoi në Beograd, Londër dhe Pragë, para se familja e saj të zhvendosej në SHBA. Ajo u diplomua për shkenca politike në vitin 1959, ndërsa në vitin 1978 iu bashkua stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (nën presidentin Jimmy Carter), ku filloi të dallohej si eksperte mbi çështjet e jashtme.

Në postin e shefes së diplomacisë amerikane, Albright, përforcoi aleancat e SHBA-së, mbështeti demokracinë dhe të drejtat e njeriut në botë, dhe nxiti standardet amerikane të tregtisë dhe të biznesit. Gjatë mandatt të saj, ajo ndikoi ndjeshëm në politikën amerikane në Bosnje Hercegovinë dhe në Lindjen e Mesme.

Ajo pati ndërkohë një rol thelbësor në ndërhyrjen e NATO në konfliktin Kosovë-Serbi, ku një fushatë ajrore 2-mujore kundër Serbisë e detyroi Sllobodan Millosheviçin të tërhiqte ushtrinë nga Kosova.  Në vitin 2000, Albright u bë një nga diplomatët më të lartë perëndimorë që do të takonte Kim Jong-Il, udhëheqësin komunist të Koresë së Veriut, gjatë një vizite zyrtare shtetërore në atë vend.

5 Dhjetor 1941 – Bashkimi Sovjetik fillon kundërsulmin ndaj forcave gjermane që kishin rrethuar Moskën

Edhe pse ofensiva e Vehrmahtit ishte ndalur në periferi të Moskës, inteligjenca gjermane vlerësonte se forcat sovjetike nuk kishin më rezerva, dhe për pasojë nuk do të qenë në gjendje të ndërmerrnin një kundërsulm.

Ky vlerësim rezultoi të qe i gabuar, pasi Stalini transferoi me shpejtësi trupa të freskëta nga Siberia dhe Lindja e Largët, duke u mbështetur mbi informacionet e sigurta të spiunit Richard Sorge, sipas të cilit Japonia nuk do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Ushtria e Kuqe, angazhoi mbi 1 milionë e 100 mijë ushtarë në ofensivën që nisi mëngjesin e 5 dhjetorit.

Pas dy ditë pak përparimesh, divizionet ushtarake sovjetike morën rimorrën Krasnaja Poljanan dhe disa qytete të tjera të vogla në afërsi të Moskës. Hitleri urdhëroi gjeneralët dhe marrshallët e tij të bënin rezistencë me çdo kusht, dhe kurrësesi të mos tërhiqeshin, por trupat gjermane nuk ishin në gjendje të organizonin një mbrojtje të fortë, ndaj shumë shpejt u detyruan të tërhiqeshin për të konsoliduar pozicionet e tyre.

5 Dhjetor 1956 – Nelson Mandela dhe 150 persona të tjerë arrestohen, me akuzën e tradhëtisë nga ana e autoriteteve në Afrikën e Jugut

Në vitet 1952-1959, një klasë e re e aktivistësh zezakë, kërkuan hapa më drastikë kundër regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut. Udhëheqja e Këshillit Afrikan të Kombeve (ANC), ndjeu se ata po i sfidonin. ANC e forcoi më tej pozicionin përmes aleancave me partitë e vogla politike, të bardha dhe indiane, në një përpjekje për t’i dhënë një përfaqësi më të gjerë sesa afrikanët.

Por në vitin 1959, ANC-ja e humbi mbështetjen kur shumica e afrikanëve, u larguan për të formuar Kongresin Pan Afrikan (PAC), nën drejtimin e Robert Sobukue dhe Potlako Leballo. Në përgjigje të miratimit të Kartës së Lirisë ë Kongresin e Popullit, qeveria e Aparteidit arrestoi mbi 150 persona, mes tyre edhe avokatin e ri zezak Mandelan, që ishte angazhuar prej kohësh në lëvizjen për të drejtat e barabarta mes komuniteteve në Afrikën e Jugut.

5 Dhjetor 1492 – Kristofor Kolombi, bëhet evropiani i parë që shkel në ishullin e Hispaniolas (sot Haiti dhe Republika Dominikane).

5 Dhjetor 1496 – Mbreti Manuel I i Portugalisë, firmos një dekret nëpërmjet së cilit urdhërohet dëbimi i të gjithë “heretikëve” nga vendi.

5 Dhjetor 1848 – Nëpërmjet një mesazhi drejtuar Kongresit, presidenti amerikan James K. Polk konfirmon se në Kaliforni janë zbuluar sasi të mëdha ari.

5 Dhjetor 1931 – Katedralja e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, shkatërrohet me shpërthim të telekomanduar, me urdhrin e vetë udhëheqësit sovjetik Josif Stalin.

5 Dhjetor 1983 – Në Argjentinë shpërbëhet Junta Ushtarake, e cila e sundoi vendin për disa vite, duke vrarë dhe zhdukur pa lënë gjurmë mijëra njerëz.

5 Dhjetor 2013 – Militantët sulmojnë një kompleks të Ministrisë së Mbrojtjes në Sana të Jemenit, duke vrarë të paktën 56 vetë dhe plagosur mbi 200 të tjerë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 5 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 5 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 5 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 5 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 5 dhjetor 2017

Adresa sekrete, drogë dhe para; si u godit banda shqiptare e “hidraulikëve”

Adresa sekrete, drogë dhe para; si u godit banda shqiptare e “hidraulikëve”







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori
Sport

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

by mirseda
22:32 | 11/10/2025
0

Incident në qendër të Prishtinës. Teksa po luhet ndeshja Serbi-Shqipëri, një person ka shkrepur armën në ajër....

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

Pamje nga Serbia: Tifozët serbë shpërthejnë pas golit të Rei Manajt – “Vrite shqiptarin!”

22:24 | 11/10/2025
Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

Goli historik ndaj Serbisë, Rei Manaj mes më të mirëve të Shqipërisë

22:14 | 11/10/2025
Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

Shqipëria ndëshkon Serbinë, festë me shqiponjë e Manaj

21:40 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com