Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 31 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 31 Dhjetor?

31 Dhjetor 1937- Lind aktori i famshëm britanik Anthony Hopkins

Sir Philip Anthony Hopkins, lindi në qytezën Port Talbot të Uellsit. Prindërit e tij ishin Annie Muriel, dhe Richard Arthur Hopkins, një bukëpjekës. Aktori thotë se vlerat e klasës punëtore të babait të tij, e kanë formësuar gjithmonë jetën e tij.“Sa herë që kam ndjesinë se mund të jem i veçantë apo ndryshe, mendoj për babin tim, dhe kujtoj duart e tij plot kallo dhe shenja”.

Në shkollë ishte i dobët, preferonte më mirë të pikturonte apo luante në piano, se sa të studionte. Në vitin 1949, për ta disipluar, prindërit e tij këmbëngulën që të ndiqte një kolegj për djemtë, ku qëndroi për 5 vjet. Në një intervistë të vitit 2002 do të shprehej:”Kam qenë një nxënës i dobët, çka më bëri objekt talljesh në shkollë, dha më krijoi një kompleks inferioriteti. U rrita absolutisht i bindur që isha një budalla”.

Hopkins u ndikua dhe inkurajua nga bashkëpatrioti i tij uellsian, aktori i famshëm Richard Burton, të cilin e takoi në moshën 15 vjeçare. Rregjistrohet në Kolegjin Mbretëror të Muzikës dhe Dramës në Kardif, ku u diplomua në vitin 1957. Pasi kreu shërbimin e detyruar ushtarak, zhvendoset në Londër, ku studioi në Akademinë Mbretërore të Artit Dramatik, dhe më pas iu bashkua Teatrit Kombëtar Mbretëror.

Në vitin 1968, ai fitoi famë kombëtare në filmin”Luani në dimër”, duke luajtur rolin e Rikard Zemërluanit. Hopkins është i mirënjohur për rolin e Hannibal Lecter në filmin “Heshtja e qingjave”, për të cilën ai fitoi çmimin Academy Aëard si aktori më i mirë. Filma të tjerë të rëndësishëm përfshijnë “Harku i Triumfit”, “Ç’mbetet nga një ditë”, “Nikson” etj. Ai ka fituar gjithashtu 3 çmime BAFTA, dy Emmy Awards etj. Në vitin 1993, iu dha titulli i Kalorësit nga Mbretëresha Elizabeth, për shërbimin e tij të madh në artin e aktimit. Ai ka një yll në Hollywood Walk of Fame që prej vitit 2003, dhe u zgjodh anëtar i Akademisë Britanike të Filmit dhe Televizionit në vitin 2008.

31 Dhjetor 1879 – Thomas Edison prezanton për publikun llambën inkandeshente

Në paraqitjen e parë publike të llambës së tij inkandeshente, shpikësi amerikan Thomas Edison ndriçon një rrugë në Menlo Park në Nju Jork. Megjithëse llampa e parë inkandeshente qe prodhuar 40 vjet më parë, asnjë shpikës nuk kishte arritur të krijonte një dizajn praktik përpara Edisonit. Pas testimeve të panumërta, ai krijoi një filament prej karboni me një rezistencë të lartë, që digjej vazhdimisht për orë të tëra, si dhe një gjenerator elektrik mjaft të sofistikuar, për të përballuar një sistem të madh ndriçimi.

31 Dhjetor 1999 –Vladimir Putin merr postin e presidentit në Rusi, pas dorëheqjes së Boris Jelcin

Boris Jelcin, jep dorëheqjen nga posti i presidentit të Rusisë, nëpërmjet një deklarate në televizionin shtetëror, duke caktuar kryeministrin rus Vladimir Putin si presidentin e përkohshëm të vendit, deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbaheshin më 26 mars 2000. “Po largohet, po largohem më herët nga fundi i mandatit tim”- tha ai.

68-vjeçari kishte deklaruar në mënyrë të përsëritur, se do t’i shkonte deri në fund mandatit të tij të dytë dhe të fundit, që përfundonte në qershorin e vitit 2000. Jelcin kërkoi falje për ato që ai e quajti gabimet e administratës së tij, dhe tha se Rusia duhej të hyjë në shekullin e ri me politika dhe liderë të rinj politikë.

31 Dhjetor 1999- Kanali i Panamasë i rrikthehet Panamasë

Shtetet e Bashkuara, në përputhje me Traktatet Torrijos-Carter, i dorëzojnë zyrtarisht kontrollin e Kanalit e Panamasë, qeverisë panameze. Kanali strategjik 90 km i gjatë, që lidh oqeanet e Atlantikut dhe Paqësorit, u hap zyrtarisht më 15 gusht 1914. Prej atëherë ai është përdorur nga afro 1 milionë anije.

Interesi për të gjetur një rrugë të shkurtër nga Atlantiku në Paqësor, lindi që nga fushatat e eksploratorëve në Amerikën Qëndrore në fillim të viteve 1500. Në 1523, Perandori i Shenjtë Romak, Karli V, porositi një studim të Istmit të Panamasë për hapjen e një kanali, por që nuk u vu asnjëherë në zbatim.

Në vitin 1880 një kompani franceze e drejtuar nga ndërtuesi i Kanalit të Suezit, filloi të gërmonte një kanal nëpër Istmin e Panamasë. Më shumë se 22.000 punëtorë vdiqën nga sëmundjet tropikale, siç ishin ethet e verdha gjatë fazës së hershme të ndërtimit, dhe kompania në fund falimentoi, duke ia shitur të drejtat e projektit Shteteve të Bashkuara në vitin 1902 për 40 milionë dollarë.

Mbi 56.000 njerëz u angazhuan në vazhdimin e hapjes së kanalit midis viteve 1904-1913 dhe mbi 5.600 prej tyre humbën jetën. Kur kanali përfundoi, me një kosto prej 375 milionë dollarësh, u cilësua një mrrekulli e madhe inxhinierike, dhe përfaqësonte shfaqjen e SHBA si një fuqi botërore.

31 Dhjetor 1878 – Karl Benz, paraqiti kërkesën për patentë për motorin e tij të parë të besueshëm me djegie të brendshme, e cila iu dha në vitin 1879.

31 Dhjetor 1907 – Në Nju Jork mbahet për herë të parë kremtimi i parë i Vitit të Ri në Times Square në Manhatan

31 Dhjetor 1946 – Presidenti amerikan, Harry S. Truman, zyrtarisht shpall përfundimin e armiqësive në Luftën e Dytë Botërore.

31 Dhjetor 1951 – Pasi shpërndau më shumë se 13.3 miliardë dollarë ndihma për rindërtimin e Evropës, përfundon zytarisht Plani Marshall i Shteteve të Bashkuara.

31 Dhjetor 1991 – Të gjitha institucionet zyrtare të Bashkimit Sovjetik pushojnë veprimet e tyre, 5 ditë pas shpalljes së shpërbërjes së federates sovjetike.

31 Dhjetor 1994 – Ushtria ruse, nis një kundërsulm ndaj forcave rebele çeçene në kryeqytetin  Grozni.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 31 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Surprizon Nexhipi, tradhton Partizanin për Gjicin

Surprizon Nexhipi, tradhton Partizanin për Gjicin

Sulme ajrore në Jemen, vriten 20 pjesëtarë të lëvizjes Husi

Sulme ajrore në Jemen, vriten 20 pjesëtarë të lëvizjes Husi

Greqi/Shkatërrohet banda e trafikut të drogës që drejtohej nga një shqiptar

Greqi/Shkatërrohet banda e trafikut të drogës që drejtohej nga një shqiptar

JU REKOMANDOJMË

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com