Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Nëntor?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 30 Nëntor?

30 Nëntor 1874- Lind kryeministri legjendar britanik Winston Churchill

Churchill lindi në një familje aristokrate, djali i një politikani anglez dhe i një shtetaseje amerikane. Pasi iu bashkua Ushtrisë Britanike , ai përjetoi jetën në Indinë Britanike, Luftën Anglo-Sudaneze dhe Luftën e Dytë Boere, teksa fitoi famë si korrespondent i luftës, duke shkruar libra rreth fushatave të tij.

Para Luftës së Parë Botërore, shërbeu si Kryetar i Bordit të Tregtisë, Sekretar i Shtetit dhe Lord i Parë i Admiralitetit, si pjesë e qeverisë liberale të kryeministrit Asquith. Churchill u largua nga qeveria pas fushatës katastrofike në Galipoli. Ai rifilloi për një kohë shërbimin ushtarak aktiv në Frontin Perëndimor, si komandant i një batalioni pushkatarësh skocezë.

Rrikthehet në qeverinë e drejtuara nga kryeministri, Lloyd George, në Ministrinë e Municioneve, si Sekretar Shteti për Luftën, dhe më pas Sekretar i Shtetit për Kolonitë. Pas dy vitesh deputet në parlament, ushtron detyrën e Kancelarit të Departamentit në qeverinë Konservatore të Baldëin në vitet 1924-1929

Duke mos patur asnjë funksion shtetëror gjatë viteve 1930, Churchilli mori rolin udhëheqës në paralajmërimin e rrezikut që vinte nga Gjermania naziste, dhe fushata e saj e riarmatimit.

Me shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore, ai u emërohet sërsh Lordi i Parë i Admiralitetit.

Pas dorëheqjes së Neville Chamberlain në majin e vitit 1940, Churchilli bëhet kryeministër. Fjalimet para publikut dhe në radio, ndihmuan në frymëzimin e rezistencës britanike, sidomos gjatë viteve të vështira 1940-1941, kur Komonuelthi dhe Perandoria Britanike qëndruan pothuajse të vetme përballë Adolf Hitlerit.

Ai e udhëhoqi Britaninë si kryeministër, deri pas dorëzimit të Gjermanisë në vitin 1945. Pas humbjes në zgjedhje të Partisë Konservatore, bëhet udhëheqës i opozitës. Churchill paralajmëroi publikisht ngritjen e një “Perdeje të Hekurt” të ndikimit sovjetik në Evropë, dhe promovoi unitetin evropian. Rizgjidhet kryeministër në zgjedhjet e vitit 1951.

Mandati i tij i dytë u mbizotërua nga çështjet e jashtme, ndërsa brenda vendit, qeveria e tij i kushtoi rëndësi të madhe ndërtimit të shtëpive të reja. Churchill pësoi një goditje serioze në tru në vitin 1953, dhe u tërhoq nga detyra e kryeministrit dy vjet më vonë, edhe pse mbeti deputet deri në vitin 1964.

Pas vdekjes në vitin 1965, për të u organizua një funeral shtetëror. I quajtur britaniku më i madh i të gjitha kohërave në një sondazh të vitit 2002, Churchill është ndër njerëzit më me ndikim të historinë britanike. Ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi në vitin 1953, për të gjithë publicistikën e shkruar gjatë jetës së tij. Trashëgimia e tij shumë komplekse, vazhdon të nxisë një debat të madh midis shkrimtarëve dhe historianëve.

30 Nëntor 1939 – Bashkimi Sovjetik nis Pushtimin e Finlandës

Më 30 nëntor, forcat sovjetike pushtuan Finlandën me 21 divizione  dhe rreth 450.000 trupa, ndërsa bombarduan kryeqytetin e vendit, Helsinki. Presidenti finlandez J.K. Paasikivi, tha se sulmi sovjetik kishte shkelur 3 traktete të ndryshme të mossulmimit, të nëshkruara mes dy vendeve, si edhe Kartën e Lidhjes së Kombeve, të cilën Bashkimi Sovjetik e kishte nënshkruar që në vitin 1934.

CGE Mannerheim u emërua komandant i përgjithshëm i forcave të mbrojtjes finlandeze. Ndërkohë më 1 dhjetor, Bashkimi Sovjetik formoi një qeveri kukull që synonte të sundonte Finlandën, sapo të mbaronte lufta. E quajtur Republika Demokratike Finlandeze, ajo u drejtua nga O. Ë.Kuusinen. Ndërkohë, qeveria legjtiime finlandeze emeroi Risto Ryti si kryeministrin e ri të vendit dhe Vaino Tanner si Ministër të Jashtëm. Regjimi kukull ishte i pasuksesshëm, dhe u zhduk në heshtje gjatë dimrit të vitit 1940.

Që nga fillimi i luftës, finlandezët e thjeshtë i qëndruan besnikë qeverisë së ligjshme. Uniteti kombëtar finlandez kundër pushtimit sovjetik, u quajt më vonë fryma e Luftës së Dimrit. Në fillim të asaj lufte, Finlanda e e denoncoi sulmin në Lidhjen e Kombeve.

Kjo e fundit e dëboi Bashkimin Sovjetik më 14 dhjetor 1939, dhe i nxiti anëtarët e saj të ndihmonin Finlandën. Pavarësisht disa sukseseve fillestare, rezistenca e paepur e finlandezëve, bëri që brenda pak muajsh Moska të detyrohej të nënshkruante një marrëveshje armëpushimi, dhe më pas të tërhiqej, duke ruajtur vetëm një pjesë të territorit të pushtuar në gadishullin e Karelias, për shkak të pozicionit strategjik që kishte. 

30 Nëntor 1961 – Presidenti amerikan John Kennedy autorizon operacionin “Mongoose”

Projekti Kuban (i njohur gjithashtu si Operacioni Mongoose), ishte një grupim operacionesh të fshehta të CIA-s, të zhvilluara gjatë viteve të para të Presidentit të SHBA John F. Kennedy. Më 30 nëntor 1961, operacionet e fshehta agresive kundër qeverisë komuniste të Fidel Castros në Kubë, u autorizuan nga shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Operacioni “Mongoose”, ishte një program sekret i propagandës, i luftës psikologjike dhe i sabotimit kundër Kubës, për të larguar Castro-n nga pushteti. Sipas dokumentit, Uashingtoni dontë të shihte në Havanë “një qeveri të re, me të cilën Shtetet e Bashkuara mund të jetojnë në paqe”.

30 Nëntor 1872 – Në Glasgou zhvillohet ndershja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë.

30 Nëntor 1936 – Në Londër, godina e famshme e panaireve “Cristal Palace”, shkatërrohet thuajse tërësisht nga një zjarr i madh.

30 Nëntor 1981 – Në Gjenevë të Zvicrës, përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Sovjetik, fillojnë të negociojnë reduktimin e rekatave bërthamore me rreze të ndërmjetme në Evropë.

30 Nëntor 1995 –Koalicioni i drejtuar nga SHBA shpall zyrtarisht fundin e operacionit “Stuhia e Shkretëtirës” në Irak dhe Kuvajt.

30 Nëntor 1995 – Presidenti i SHBA-së, Bill Klinton, viziton Irlandën e Veriut dhe flet në favor të “procesit të paqes” atje, gjatë një tubimi të madh në Belfast City Hall. Ai i quan terroristët e IRA-s “burrat e të djeshmes”.

30 Nëntor 1999 – Në Seattle të Shtetet e Bashkuara, mijëra njerëz demonstrojnë kundër një takimi të Organizatës Botërore të Tregtisë. Protestuesit anti-globaliste e kapën policinë të papërgatitur, çka detyron anulimin e ceremonisë hapëse të samitit.

30 Nëntor 2012 – Një avion i modelit sovjetik “Ilyushin Il-76”, bie mbi një shtëpi pranë aeroportit Maya-Maya gjatë një stuhie, duke vrarë të paktën 32 njerëz.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 30 Nëntor?Kalendar historikRetroretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 30 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 30 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 30 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 30 nëntor 2017

Përmbytje masive në vend, jepet alarmi për këto qarqe. Del harta e rrezikut

Përmbytje masive në vend, jepet alarmi për këto qarqe. Del harta e rrezikut

JU REKOMANDOJMË

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

Rikthehet i gjallë në Shqipëri italiani Davide Pecorelli që “vdiq” në Pukë.

11:17 | 08/05/2025
Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

Gjesti ne shtepine e vet, por prapa tij kush eshte?

16:54 | 06/05/2025
“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

“E tërhoqi vajzën nga flokët – Partneri i Genta Gjalpit habit me vendimin!”

22:17 | 06/05/2025




TË FUNDIT

Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ja shkaku
Aktualitet

Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, ja shkaku

by mirseda
21:15 | 12/05/2025
0

Me tensione është shoqëruara procesi i numërimit në një qendër në “Vasil Shanto” në Tiranë. Sipas gazetarit...

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

20:45 | 12/05/2025
Kryeministri Edi Rama largohet nga selia e PS, nuk jep asnjë koment për gazetarët

Kryeministri Edi Rama largohet nga selia e PS, nuk jep asnjë koment për gazetarët

20:43 | 12/05/2025
Përfundon numërimi i votave në Cërrik, ja kush forcë politike thelloi rezultatin!

Përfundon numërimi i votave në Cërrik, ja kush forcë politike thelloi rezultatin!

20:26 | 12/05/2025
Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…

Ndërpritet sërish procesi i numërimit në KZAZ 2 në Shkodër, arsyeja do t’iu lërë pa fjalë…

20:15 | 12/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com