3 Mars 1918- Rusia nënshkruan Traktatin e Brest-Litovsk, dhe del nga Lufta e Parë Botërore
Rusia e drejtuar nga bolshevikët, nënshkruan Traktatin e Brest-Litovskut me Fuqitë Qendrore, duke braktisur aleatët në Luftën e Parë Botërore, dhe duke i dhënë pavarësinë territoreve të saj Polonisë, vendeve balltike, Ukrainës dhe Finlandës.
Përfshirja katastrofike e Rusisë në atë luftë, ishte një ndër faktorët kryesor që çuan në revolucionin e suksesshëm marksist të Vladimir Leninit në nëntorin e vitit 1917. Në dhjetor të atij viti, Gjermania ra dakord për një armëshpunim dhe nisjen e bisedimeve me Rusinë.
Lenini dërgoi Leon Trockin në Brest-Litovsk të Bjellorusisë për të negociuar një traktat paqeje. Bisedimet u ndërprenë në një moment, pasi Gjermania kërkoi pavarësi për zotërimet ruse në Evropën Lindore, dhe në shkurt 1918 rifilluan luftimet në frontin lindor.
Me trupat gjermane që po përparonin drejt kryeqytetit Shën Petersburg, Lenini autorizoi nënshkrimin e Traktatit të Brest-Litovskit më 3 mars 1918. Udhëheqësit gjermanë, shpresonin se territoret e mëparshme ruse do të binin nën ndikimin e tyre, por në nëntorin e po atij viti, një tjetër marrëveshje armëpushimi i dha fund Luftës së Parë Botërore, duke e çuar Gjermaninë drejt demilitarizimit dhe aleatët drejt dominimit të plotë.
Më 1919, Rusia sovjetike rifitoi Ukrainën gjatë Luftën Civile Ruse, në vitin 1939 pushtoi pjesë të Polonisë lindore, dhe në vitin 1940 vendet balltike, pas nënshkrimit të paktit nazisto-sovjetik të mosndërhyrjes.
3 Mars 1859- Në SHBA mbahet Ankandi i Madh i Skllevërve
Ankandi i Madh i Skllevërve (i quajtur ndryshe si Kohërat e të Qarave), është konsideruar si shitja më e madhe e njerëzve të skllavëruar para Luftës Civile Amerikane. Për të shlyer borxhet e mëdha, skllavopronari nga Filadelfia, Pierce Mease Butler, autorizoi shitjen e rreth 436 burrave, grave, fëmijëve dhe foshnjave, gjatë 2 ditëve të ankandit që u mbajt dy milje larg Savanah në shtetin e Xhorxhias.
Butler ishin pronarë të plantacioneve të skllevërve të vendosura në Butler Island. Patriarku i familjes, Major Pierce Butler, zotëronte qindra skllevër që punonin në fushat e orizit dhe pambukut, duke garantuar kësisoj pasurinë e familjes. Butler qe një nga pronarët më të pasur dhe më të fuqishëm të skllevërve në Shtetet e Bashkuara.
Pak para vdekjes, dilema e tij më e madhe ishte ajo që e trashëgimisë. Duke mos patur besim tek i biri, Major Butler ia la pasurinë dy nipërve, Pierce M. Butler dhe John A. Butler. Por Pierce M. Butler, përfaqësonte gjithçka që gjyshi i tij urrente tek burrat. Ishte dorëlëshuar në biznes dhe i degjeneruar moralisht, me shumë vese personale.
U angazhua shpesh në spekulime të rrezikshme financiare, gjë që shkaktoi humbje të mëdha familjes dhe në fund faliment në vitin 1857. Ndërkohë ishte futur në borxhe të mëdha për shkak të lojës në bixhoz. Për të shlyer detyrimet e tij financiare, menaxhimi i pasurisë i kaloi administratorëve të besuar.
Në fillim, këta e shitën rezidencën e Butler në Filadelfia për 30.000 dollarë, si dhe prona të tjera; që mjerisht, nuk qenë të mjaftueshme për të kënaqur kreditorët. Gjëja e vetme me vlerë që mbeti, ishin skllevërit që zotëronte në plantacionet e Xhorxhias. Pierce Butler e raklamoi ankandin në gazetat kryesore të vendit.
Në ditën e pare të ankandit morën pjesë rreth 200 blerës. Skllevërit u sollën në Savanah nëpërmjet një anijeje me avull dhe me tren, dhe u vendosën në stallat e kuajve të garave. Ata hanin së bashku dhe flinin në dysheme. Duke filluar nga 26 shkurti e deri më 1 mars, skllevërit u inspektuan nga blerësit e ardhshëm.
Katërqind e tridhjetë e gjashtë persona u reklamuan në katalogun e shitjeve, por vetëm 429 u shitën. Ata që nuk u shiten, ishin ose të sëmurë ose të paaftë për të punuar. Pjesa më e madhe e atyre që u shiten ishin punonjës në fushat e orizit dhe pambukut; të tjerët ishin bashkëpunëtorë të aftë, marangozë, këpucarë, farkëtarë dhe guzhinierë.
Nga shitja e tyre u arkëtuan 303.850 dollarë. Oferta më e lartë për një familje, një nënë dhe pesë fëmijët e saj të rritur, ishte 6.180 dollarë. Çmimi më i lartë për një individ ishte 1.750 dollarë, ndërsa çmimi më i ulëti 250 dollarë. Tom Pate, një tregtar nga Viksburgu, bleu në ankand një burrë, gruan dhe dy motrat e tij me garancinë që ata të mos ndaheshin, në përputhje me rregullat e ankandit.
Por duke injoruar marrëveshjen, Pate e shiti njërën nga motrat tek Pat Somers, një tregtar tjetër, dhe motrën tjetër një qytetari në Sent Ljuis. Somers e zbuloi më vonë e marrëveshjes së shitjes në Savannah në lidhje me familjet e pandara, ia ktheu vajzën Pate dhe kërkoi kthimin e parave. Pasoi një debat i ashpër, që përfundoi me vrasjen e Somers. Dhjetë ditë pas vdekjes së këtij të fundit, nipi i tij vrau në shenjë hakmarrje Pate. Hasmëria vazhdoi derisa vdiq çdo njeri nga fisi i Pate.
3 Mars 1974- 346 njerëz gjejnë vdekjen nga rrëzimi i një avioni të linjës Turkish Airlines
Avioni i linjës “Turkish Airlines”, ishte nisur nga Stambolli drejt kryeqytetit britanik Londër, me një ndalesë të ndërmjetme në Paris. Por më 3 mars 1974, avioni u rrëzua në pyllin Ermenonville në rrethinat e Parisit, duke vrarë të 346 personat që ndodheshin në bord. Në atë kohë, ishte aksidenti më vdekjeprurës në avionin e aviacionit, dhe mbetet ende sot i katërti më vdekjeprurës në historinë e aviacionit.
Sipas hetimeve, aksidenti u shkaktua kur një derë e pasme e avionit nuk ishte mbyllur si duhet. Hapja e saj shkaktoi një presion shumë të fortë të ajrit, që këputi qarqet elektrike, të cilat e nxorrën avionin jashtë kontrollit.
2 Mars 1857 – Lufta e dytë e opiumit:Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i shpallin luftë Kinës.
2 Mars 1861 – Cari Aleksandri II i Rusisë, nënshkruan Manifestin e Emancipimit , duke çliruar fshatarët nga feudalët.
1878 – Lufta ruso-turke përfundon me shpalljen e pavarësisë nga Bullgarisë nga Perandoria Osmane. sipas Traktatit të Shën Stefanit.
2 Mars 1939 – Në Bombei të Indisë, Mohandas Gandhi fillon një grevë urie në shenjë proteste ndaj sundimit autokratik të Britanisë .
2 Mars 1985 – Një tërmet me magnitudë 8.3 ballë godet rajonin e Valparaisos në Kili, duke vrarë 177 njerëz dhe lënë gati 1 milion të tjerë të pastrehë.