Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 3 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 3 Janar?

3 Janar 106 – Lind politikani dhe oratori i famshëm romak Ciceroni

Mark Tulio Ciceroni ishte një avokat dhe politikan romak, që shërbeu si konsull i Romës në vitin 63 P.E.S. Ai vinte nga një familje e pasur romake, dhe konsiderohet si një nga oratorët më të mëdhenj të Romës, si dhe një stilist unik i prozës. Ndikimi i tij në gjuhën latine, ka qenë aq i madh, saqë historia pasuese e lënë prozë, jo vetëm në latinisht, por edhe në gjuhët evropiane deri në shekullin XIX, thuhet të ishte një reagim kundër një kthimi në stilin e tij.

Sipas Majkëll Grant,”ndikimi i Ciceronit në historinë e letërsisë dhe idesë evropisane, e tejkalon atë të çdo shkrimtari tjetër që ka shkruar prozë në çdo lloj gjuhe”. Ciceroni i dërgoi të rinjtë romakë të studionin në shkollat kryesore të filozofisë greke, dhe krijoi një fjalor filozofik latin, duke e dalluar veten si një përkthyes dhe filozof.

Megjithëse qe një orator dhe avokat i suksesshëm, Ciceroni besonte se karriera e tij politike ishte arritja e tij më e rëndësishme. Rasti i tij erdhi gjatë konspiracionit të dytë Katilinarian për të përmbysur qeverisë, përmes një sulmi në qytet nga forcat e jashtme të ushtrisë, kur Ciceroni e shtypi revoltën, duke ekzekutuar të pestë komplotistë, pa një proçes të rregullt gjykimi.

Gjatë gjysmës së dytë të kaotike të shekullit I P.E.S, të karakterizuar nga luftërat civile dhe diktatura e Jul Çezarit, Ciceroni përkrahu një rrikthim të qeverisjen tradicionole republikane. Ciceroni u bë armik i Mark Antonit në luftën pasuese për pushtet, duke e sulmuar atë në një seri fjalimesh publike. Ai u cilësua si një armik të shtetit nga Triumvirati i Dytë, dhe u ekzekutua me vdekje në vitin 43 P.E.S, pasi u kap gjatë përpjekjes për t’u larguar nga Gadishulli Apenin.

Duart dhe koka e tij e prerë e tij, si hakmarrja e fundit e Mark Antonit, u ekspozuan në Forumin Romak. Rizbulimi i letrave të Ciceronit nga Françesko Petrarka, cilësohet shpesh si katalizatorët e fillimit të Rilindjes Evropiane në shekullin XIV mbi çështjet publike, humanizmin dhe kulturën klasike romake.

Sipas historianit polak Tadeush Zielinski, “Rilindja, ishte mbi të gjitha një ringjallje e Ciceronit, dhe vetëm pas tij dhe me anë të tij, të pjesës tjetër të antikitetit klasik”. Kulmi i autoritetit dhe prestigjit të Ciceronit, erdhi me Iluminizmin e shekullit XVIII, dhe ndikimi i tij mbi mendimtarët kryesorë të Iluminizmit dhe teoricienët politikë si Xhon Lok, Dejvid Hjum, Monteskje dhe Edmund Burke, qe i konsiderueshëm. Veprat e tij, renditet mes atyre më me ndikim në kulturën evropiane, dhe përbën ende sot një referencat kryesore për shkrimin dhe rishikimin e historisë romake, sidomos mbi periudhën e fundit të Republikës Romake.

3 Janar 1521 – Martin Luteri shkishërohet nga Vatikani

Më 3 janar 1521, Papa Leo X publikon ‘Decet Romanum Pontificem’, që shkishëron priftin Martin Luter nga Kisha Katolike. Luteri, katalizatori kryesor i protestantizmit, qe një profesor i interpretimit biblik në Universitetin e Vitenberg në Gjermani, ku ai hartoi 95 tezat e tij që denoncionin Kishën Katolike për praktikën e saj korruptive të shitjes së indulgjencave, apo faljes së mëkateve.

Ai e vazhdoi punën e tij revolucionare me vepra teologjike po aq të diskutueshme dhe novatore, dhe fjalimet e tij të zjarrta nxitën reformatorët fetarë në të gjithë Evropën. Tre muaj pas shkishërimit, Luteri u thirr për të mbrojtur besimet e tij para Perandorit të Shenjtë Romak Karlit V. Pas refuzimit të tij për të recituar shkrimet e veta, perandori e shpalli atë të jashtëligjshëm dhe heretik. Luteri ishte i mbrojtur nga princat e fuqishëm gjermanë, dhe me vdekjen e tij në vitin 1546, rrjedha e qytetërimit perëndimor kishte pësuar një ndryshim të madh.

3 Janar 1993 – SHBA dhe Rusia përgjysmojnë mbushjet bërthamore

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Federata Ruse, bien dakord të zvogëlojnë numrin e mbushjeve bërthamoreve që zotërojnë secila, duke mbajtur deri në 3.000-3.500 të tilla. Presidenti i SHBA Xhorxh Bush, që pas 2 javësh dorëzonte detyrën, dhe homologu i tij rus Boris Jelcin, nënshkruan Traktatin e dytë të Reduktimit të Armëve Strategjike – START II – në Moskë.

Deri në atë moment, secila palë zotëronte rreth 10.000 mbushje bërthamore, dhe START II shënoi zvogëlimin më të madh të ndërmarrë ndonjëherë të arsenalit bërthamor. Përveç kësaj, mbushjet që gjendeshin në bazat detare, do të shkurtoheshin secila në 1750 njësi, dhe të gjitha raketat me shumë mbushje bërthamore në bazat tokësore, do të eliminoheshin. Presidenti Bush, u shpreh se traktati ofron ”për prindërit dhe fëmijët, një të ardhme të çliruar prej frikës”, ndërsa Jelcin e quajti atë “një traktat shprese”.

3 Janar 1815 – Austria, Britania dhe Franca, lidhin një aleancë të fshehtë kundër Prusisë dhe Rusisë.

3 Janar 1911 – Një përleshje me armë zjarri në East End të Londrës shkakton dy të vdekur, si dhe debat politik mbi përfshirjen e dyshuar të sekretarit të atëhershëm të parlamentit, Ëinston Churchill.

3 Janar 1925 – Benito Mussolini njofton vendosjen e një rregjimi autoritar në Itali.

3 Janar 1957 – Kompania “Hamilton Watch”, prezanton orën e parë elektrike në botë.

3 Janar 1961 – Diplomatët e Shteteve të Bashkuara, ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Kubën, pas shtetëzimit të kompanive amerikane në ishull.

3 Janar 1962 – Papa Gjon XXIII shkishëron udhëheqësin komunist kuban, Fidel Kastro.

3 Janar 1990 – Ish-udhëheqësi i Panamasë, Manuel Noriega, dorëzohet tek forcat amerikane.

3 Janar 1994 – Më shumë se 7 milionë njerëz të larguar nga vendi për shkak të politikave raciste të Aparteidit, marrin shtetësinë e Afrikës së Jugut.

3 Janar 2004 – Një avion egjiptian pasagjerësh rrëzohet mbi Detin e Kuq, duke shkaktuar vdekjen e 148 personave.

3 Janar 2009 – Blloku i parë i sistemit të decentralizuar të pagesave “Bitcoin”, i quajtur Blloku i Zanafillës, krijohet nga informaticieni japonez, Satoshi Nakamoto.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 3 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 3 janar 2018

Shtypi nga bota, 3 janar 2018

KQZ vendos sot për mandatin e Rakipit dhe Rehovicës

KQZ vendos sot për mandatin e Rakipit dhe Rehovicës

Dokumenti/ Holanda merr hapin e parë: Diskutohet pezullimi i lëvizjes së lirë me shqiptarët

Doni të studioni në SHBA? Ambasada amerikane ka një njoftim për ju

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

LVV propozon Haxhiun dhe Gërvallën për drejtimin e Kuvendit, dështon sërish seanca
Kosovo

LVV propozon Haxhiun dhe Gërvallën për drejtimin e Kuvendit, dështon sërish seanca

by mirseda
12:28 | 20/08/2025
0

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, por ajo nuk i mori votat...

Zbulohet arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry

Zbulohet arsyeja pse Princi William refuzon pajtimin me Princin Harry

12:24 | 20/08/2025
Komandanti i forcave speciale të Hamasit vri*et nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës

Komandanti i forcave speciale të Hamasit vri*et nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës

11:54 | 20/08/2025
Studimi lidh mijëra vdekje në Gjermani me rezistencën ndaj antibiotikëve

Studimi lidh mijëra vdekje në Gjermani me rezistencën ndaj antibiotikëve

11:44 | 20/08/2025
42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

42-vjeçari rreh dhe tenton të djegë bashkëjetuesen në Tiranë, arrestohet nga policia

10:51 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com