Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Janar?

29 Janar 1979 – SHBA dhe Kina rivendosin marrëdhëniet midis tyre

Zv.kryeministri i Kinës, Deng Xiaoping, takohet me presidentin amerikan Jimmy Carter, dhe së bashku ata nënshkruajnë disa marrëveshje të reja historike, që ndryshojnë tërësisht qasjen dhjetëravjeçare të Uashingtonit ndaj Republikës Popullore të Kinës. Më vonë gjatë atij viti, SHBA njohu plotësisht qeverinë kineze, dhe rivendosi marrëdhëniet e plota diplomatike me vendin komunist.

Deng Xiaoping, arriti të realizonte një transformim të plotë të Kinës komuniste. Bir i një pronari tokash, ai iu bashkua Partisë Komuniste Kineze në vitin 1920, dhe mori pjesë në Marshimin e Madh të Mao Zedong në vitin 1934. Në vitin 1945, emërohet anëtar i Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste Kineze, dhe me fitoren e komunistëve në Luftën Civile në vitin 1949, bëhet udhëheqës rajonal i partisë në jugperëndim të vendit.

Në vitin 1952, emërohet zv.kryeministër, dhe pas 2 vitesh sekretar i përgjithshëm i PKK-së. Një hartues i rëndësishëm i politikave, ai mbështeti individualizmin dhe nxitjet materiale, në përpjekjet e Kinës për të modernizuar ekonominë e saj, çka e futi shpesh në përplasje me kryetarin Mao, dhe bindjet ortodokse komuniste të këtij të fundit.

Me fillimin e Revolucionit Kulturor në vitin 1966, Deng u sulmua si capitalist, dhe u largua nga postet e larta në parti dhe qeveri. Ai u detyrua të punonte në një fabrikë të prodhimit të traktorëve, por më 1973-in kur kryeministër u rivendos Zhou Enlai, e emëroi sërish si numrin 2 të kabinetit. Kur Zhou u sëmur në vitin 1975, Deng u bë udhëheqësi efektiv i Kinës. Në janar 1976, Zhou vdiq, dhe në luftën që pasoi për pushtet, Deng u mënjanua për disa muaj nga “Banda e të Katërtve”.

Por në shtator të po atij viti, vdiq udhëheqësi i madh Mao Zedong, dhe Deng u rehabilitua pasi “Banda e Katërtve” ra nga pushteti. Ai vazhdoi të ushtrojë detyrën e zëvendëskryeministrit, duke lënë shpesh në hije kryeministrin Hua Guofeng. Deng kërkoi hapjen e Kinës ndaj investimeve të huaja, dhe krijimin e lidhjeve më të ngushta me Perëndimin.

Në vitin 1981, Deng e përforcoi pozicionin e tij duke zëvendësuar Hua Guofeng me të besuarin e tij, Hu Yaobang, dhe së bashku ata nisën të ndërmarrin reforma të gjera ekonomike në Kinë. Ato bazoheshin në modelet kapitaliste, si decentralizimi i industrive të ndryshme, stimujt materialë si shpërblimi për suksesin ekonomik, dhe krijimin e një elite financiare të aftë dhe të mirë-arsimuar.

Nën qeverisjen e Deng, ekonomia e Kinës u rrit me shpejtësi, dhe qytetarët nisën të gëzonin liri të zgjeruara personale, ekonomike dhe kulturore. Megjithatë, ato qenë brenda kuadrit të sistemit njëpartiak, dhe Kina vazhdoi të ishte një shtet autoritar. Në vitin 1989, Deng mbështeti me ngurrim ndërhyrjen brutale të ushtrisë kundër demonstratave demokratike në sheshin Tiananmen. Më vonë gjatë atij viti, ai dha dorëheqje nga posti i tij në parti, por vazhdoi të ishte një këshilltar me ndikim në qeverisë kineze, deri në vdekjen e tij në vitin 1997.

29 Janar 1996 – Franca ndalon testet bërthamore

Presidenti francez, Jacques Chirac, deklaron se Franca nuk do të testojë më armë bërthamore. Njoftimi erdhi një ditë pasi Franca shpërtheu armën e gjashtë dhe më të madhe bërthamore në Paqësorin e Jugut. Testi shkaktoi protesta ndërkombëtare, duke përfshirë bojkotin e prodhimeve franceze. Në një fjalim të drejtpërdrejtë televiziv drejtuar kombit, Chirac tha se testet nënkuptojnë se “siguria e vendit tone, dhe e fëmijëve tanë është e sigurtë”.

29 Janar 1595 – Tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” e Uilliam Shekspir, vihet për herë të parë në skenë në Londër. Krahas Hamletit, “Romeo e Zhuljeta” ishte pjesa më e shfaqur e Shekspirit dhe jashtëzakonisht popullore, qëkur ai ishte gjallë. Ajo ishte gjithashtu një nga dramat e para shekspiriane të shfaqura jashtë Anglisë. Një version i shkurtër dhe i thjeshtëzuar i saj, u shfaq në vitin 1604 në Bavari të Gjermanisë.

29 Janar 1987 – Filipine, Aquino shtyp kryengritjen e rebelëve

Presidentja e Filipineve, Corazon Aquino, detyron dorëzimin e një grupi të rebelëve të armatosur rëndë që kishin marrë peng punonjësit e një stacioni televiziv. Rreth 1.000 trupa ushtarake e rrethuan ndërtesën pak para nisjes së sulmit. Rebelët u paralajmëruan se kishin vetëm 15 sekonda për t’u. Më herët, rebelët kishin sulmuan bazën e forcave ajrore të Villamorit pranë aeroportit të Manilës, në jug të qytetit, por forcat e armatosura e ndaluan sulmin pas vetëm 10 minutash luftimesh të ashpra. Dy rebelë u vranë, dhe 50 të tjerë u arrestuan

29 Janar 1980- Gjashtë shtetas amerikanë, të marrë peng në ambasadën e SHBA-së në Teherani, arrijnë të aratisen nga Irani, duke shpëtuar me ndihmën e kanadezëve. Nga kjo ngjarje, merr temën filmi “Argo” (2012), me regji të aktorëve Ben Affleck dhe George Clooney.

29 Janar 1886 – Gjermani Karl Benz, merr patentën e ndërtimit të automobilit të parë me benzinë.

29 Janar 1916 – Parisi, bombardohet për herë të parë nga zepelinët gjermanë, gjatë Luftës së Parë Botërore.

29 Janar 1978 – Suedia ndalon përdorimin e spërkatjes me aerosol, për shkak të efektit të dëmshëm në shtresën e ozonit, duke u bërë kështu vendi i parë që miratn një masë të tillë.

29 Janar 1989 – Hungaria vendos marrëdhënie diplomatike me Korenë e Jugut, duke qenë vendi i parë i Bllokut Lindor, që e bënte diçka të tillë.

29 Janar 2001 – Mijëra studentë protestues në Indonezi, hyjnë më forcë në sallën e parlamentit vendas, dhe kërkojnë që Presidenti Abdurrahman Vahid të japë dorëheqjen, për shkak të përfshirjes së supozuar të tij në skandale korruptive.

29 Janar 2002 – Në fjalimin e tij, presidenti amerikan Xhorxh W. Bush, i përshkruan “regjimet që sponsorizojnë terrorin”, si një Bosht të së Keqes, në të cilin ai përfshin Irakun, Iranin dhe Korenë e Veriut.

29 Janar 2009 – Guvernatori i Illinois, Rod Blagojevich, shkarkohet nga detyra pas dënimit të tij për disa akuza për korrupsion, duke përfshirë kërkesën për përfitime personale, në këmbim të postit të senatorit të Shteteve të Bashkuara, në vend të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Barack Obama .

29 Janar 2017 – Alexandre Bissonnette, hap zjarr brenda një xhamie në Sainte-Foy, Quebec, në Kanada, duke vrarë 6 besimtarë myslimanë dhe plagosur 19 të tjerë.

Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 29 janar 2018

Shtypi i ditës, 29 janar 2018

Shtypi nga bota, 29 janar 2018

Shtypi nga bota, 29 janar 2018

OSHEE: Ja zonat e Tiranës ku do ndërpritet energjia elektrike për 3 ditë

OSHEE: Ja zonat e Tiranës ku do ndërpritet energjia elektrike për 3 ditë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht
Bota

Trump do takohet me udhëheqësit evropianë, Zelensky do bashkohet virtualisht

by mirseda
11:50 | 13/08/2025
0

Presidenti ukrainas Zelensky do t’i bashkohet takimit të sotëm midis Trump dhe udhëheqësve evropianë virtualisht nga Berlini....

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

LARGOHUNI URGJENT! Ministria e Mbrojtjes, urdhër evakuimi për banorët në Nartë, Skënderbegas dhe Delvinë

11:44 | 13/08/2025
GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

GJKKO lë në burg Metën, avokati i ish-presidentit braktis seancën para vendimit: Këta gjykatës s’kanë shanse të tallen me mua

11:38 | 13/08/2025
I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

I moshuari gjendet i mby*ur në plazhin e vjetër të Vlorës

10:33 | 13/08/2025
Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

Situata e rëndë nga zjarret/ Vengu: 3 helikopterë po operojnë në Gramsh, 2 të tjerë në Delvinë

10:25 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com