Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 29 Dhjetor?

29 Dhjetor 1911- Lind Emil Fuchs, njeriu që i dha Bashkimit Sovjetik sekretin e ndërtimit të bombës bërthamore

Emil Julius Klaus Fuchs, ishte një fizikan teorik gjerman, i cili në vitin 1950 u dënua për dhënien e informacioneve Bashkimit Sovjetik mbi projektin amerikan, britanik dhe kanadez “Manhattan”, gjatë dhe menjëherë pas Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa punonte në Laboratorin Kombëtar të SHBA-së në Los Alamos, Fuchs ishte përgjegjës për shumë nga llogaritjet e rëndësishme teorike në lidhje me armët e para bërthamore, dhe më vonë për modelet e hershme të bombës me hidrogjen.

Biri i një pastori Luterian, Fuchs studoi në Universitetin e Lajpcigut, ku i ati ishte profesor i teologjisë, dhe u përfshi në politikë, duke iu bashkuar degës studentore të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD), si dhe organizatës së saj paraushtarake. Përjashtohet nga SPD në vitin 1932, dhe i bashkohet Partisë Komuniste Gjermane (KPD).

Pas zjarrit që ra në Rahjshtag në vitin 1933, arratiset në Britaninë e Madhe, ku mbroi doktoraturën në Universitetin e Bristolit, dhe më pas atë të Edinburgut, ndërsa nisi të punonte si ndihmës i Max Born. Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në Europë, shkon në Kanada. Pasi rrikthehet në Britani në vitin 1941, punon si ndihmës i Rudolf Peierls në “Tube Alloys” – projektin e bombës bërthamore britanike.

Pikërisht këtë kohë nisi t’i kalojë informacion mbi projektin Bashkimit Sovjetik, përmes Ruth Kuczynskit, e njohur me emrin e koduar “Sonia”, një komuniste gjermane dhe majore në Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake Sovjetike, i cili kishte punuar më herët me rrjetin e spiunazhit të Richard Sorge në Lindjen e Largët.

Në vitin 1943, Fuchs dhe Peierls shkuan në Universitetin e Kolumbias, në Nju Jork, për të punuar në Projektin Manhattan. Në janarin e 1950-ës, Fuchs pranoi se ai ishte një spiun i sovjetikëve. Ai u dënua me 14 vjet burg, dhe iu hoq nënshtetësia britanike.

Lirohet nga burgu pas vetëm 9 vitesh, dhe emigroi në Republikën Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore), ku u zgjodh në Akademinë e Shkencave dhe Komitetin Qëndror të Partisë Socialiste të Gjermanisë (SED). Ai u emërua më vonë zv.drejtor i Institutit për Hulumtime Bërthamore në Rozendorf, ku punoi derisa doli në pension në vitin 1979.

29 Dhjetor 1998 – Ish-udhëheqësi i Khmerëve të Kuq, kërkon ndjesë për gjenocidin në  Kamboxhia 

Khieu Samphan, ish-drejtues i Khmerëve të Kuq në Kamboxhia kërkon për herë të parë ndjesë publike për gjenocidin e kryer ndaj vendit të tij, që shkaktoi deri në 3 milionë njerëz të vdekur në vitet 1970. “Po – më vjen keq, më vjen shumë keq”- tha ai në një konferencë për mediat, duke shtuar se “historia duhet të mbetet histori”.

Ai u tha gazetarëve se e kuptonte se shumë kamboxhianë ishin të zemëruar ndaj udhëheqësve të lëvizjes guerrile, pasi shumë nga anëtarët e familjes së tyre kishin humbur jetën. Por ai u bëri atyre thirrje të shohin përpara, duke thënë se vendi kishte ende shumë probleme. “Është koha t’i lëmë pas kohët e shkuara!”.

Ushtria e Khmerëve të Kuq u rrit ngadalë në xhunglat e Kamboxhias Lindore, në fundin e viteve 1960, ndërsa doli fitimtare në Luftën Civile Kamboxhiane, kur në vitin 1975 pushoi kryeqytetin, dhe i dha fund diktaturës së korruptuar ushtarake të Republikës Khmer.

Pas fitores, Pol Pot, Nuon Chea, Ieng Sary, Son Sen dhe Khieu Samphan, vendosën një rregjim terrori dhe vendosën menjëherë të shpopullonin me forcë qytetet e vendit, duke vrarë qindra mijëra njerëz të perceptuar si kundërshtarë politikë, dhe kryer genocidin kamboxhian në të cilin vdiqën 1.5-3 milionë njerëz (rreth 25 përqind e popullsisë së Kamboxhias).

Reformat e tyre në bujqësi shkaktuan një zi të madhe buke, ndërkohë që fiksimi pas vetë-mjaftueshmërisë absolute, madje edhe në furnizimin me barna, çoi në vdekjen e mijëra njerëzve si pasojë e sëmundjeve të trajtueshme si malaria. Regjimi u rrëzua në vitin 1979, kur Vietnami e pushtoi Kamboxhian, dhe shumë shpejt shkatërroi pjesën më të madhe të ushtrisë së Khmerëve të Kuq.

29 Dhjetor 1940 – Gjermanët ndërmarrin sulmin më të rëndë ajror ndaj Londrës

Qindra avionë gjermanë, bombardojnë intensivisht kryeqytetin britanik, duke shkaktua vdekjen e mbi 3.600 njerëzve gjatë asaj nate. Plani për bombardimin e Londrës ishte hartuar që në muajin gusht, si një lloj hakmarrje për sulmet britanike mbi Berlin. Bombarimet e rënda të 29 dhjetorit, shkaktuan veç mijëra viktimave të pafajshme, edhe rrënimin e pjesë të mëdha të trashëgimisë historike dhe kulturore të qytetit.

Ndërtesat më të njohura u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan tërësisht, teksa bombardim i pamëshirshëm shkaktoi mbi 15.000 zjarre të veçanta. Westminster Abbey, Buckingham Palace dhe Dhoma e Komunëve u goditën gjithashtu, por pësuan dëme më të vogla.

29 Dhjetor 1874 – Një grushti ushtarak i gjeneralit Martinez Campos në Sagunto, i jep fund Republikën e Parë Spanjolle, ndërsa Princi Alfonso shpallet Mbret i Spanjës.

29 Dhjetor 1911 – Sun Yat Sen, emerohet presidenti i përkohshëm i Republikës së Kinës, pas shfuqizimit të Perandorisë.

29 Dhjetor 1934 – Japonia heq dorë nga Traktati Detar i Uashingtonit i vitit 1922, dhe Traktati Detar i Londrës i vitit 1930.

29 Dhjetor 1975 – Një bombë shpërthen në Aeroportin “LaGuardia” në Nju Jork, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave dhe plagosjen e 74 të tjerëve.

29 Dhjetor 1989 – Shkrimtari, filozofi dhe disidenti Çek, Vaclav Havel, zgjidhet presidenti i parë postkomunist i Çekosllovakisë.

29 Dhjetor 1996 – Në Guatemala, qeveria dhe udhëheqësit e Unitetit Kombëtar Revolucionar, nënshkruajnë një marrëveshje paqeje, që i dha fund luftës civile 36-vjeçare në vend.

29 Dhjetor 1997 – Hong Kongu, nis të eleminojë të vrasë të 1.25 milionë pulat që zotëron, për të ndaluar përhapjen e një gripi potencialisht vdekjeprurës.

29 Dhjetor 2013 – Një sulmi terrorist kamikaz në stacionin hekurudhor të Volgogradit në Rusi, vret të paktën 18 vetë dhe plagos 40 të tjerë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 29 Dhjetor?Kalendar historik

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Parashikimi i motit 29 Dhjetor

Parashikimi i motit 29 Dhjetor

Tmerr në New York: Zjarr në një ndërtesë, vdesin 12 persona

Tmerr në New York: Zjarr në një ndërtesë, vdesin 12 persona

Tmerr në New York: Zjarr në një ndërtesë, vdesin 12 persona

A ka shqiptarë të lënduar në zonën e zjarrit në New York? Flet ambasadorja

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh
Bota

“Shkëlqyeshëm”, Trump e përshkruan pozitivisht vizitën e parë të Erdoganit në Shtëpinë e Bardhë pas gjashtë vitesh

by mirseda
22:47 | 25/09/2025
0

Presidenti turk, Tayyip Erdogan, vizitoi Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite për herë të parë pas gjashtë vitesh...

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

Ngritën rrjet me “shtëpi bari”, dënohen me 40 vite burg 7 shqiptarë në Britani

22:29 | 25/09/2025
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

22:18 | 25/09/2025
Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

Izraeli vijon sulmet kundër rebelëve Houthi, 2 të vdekur dhe 48 të plagosur nga goditja e fundit në Jemen

22:16 | 25/09/2025
Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

Aksident në Rrugën e Portit, automjeti përplas këmbësorin 71-vjeçar në Durrës

21:59 | 25/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com