Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Nëntor?

27 Nëntor 1095 – Papa Urbani II urdhëron nisjen e Kryqëzatës së Parë

Papa Urbani II, mbani ndoshta fjalimin më me ndikim të Mesjetës, duke shpallur Kryqëzatat,

Dhe i bërë thirrje të gjithë të krishterëve në Evropë për luftë kundër myslimanëve, për të rimarrë Tokën e Shenjtë, përmes thirrjes “Deus vult” (Zoti e do këtë!). I lindur si Odo Lagery në vitin 1042, Urbani qe një mbrojtës i reformatorit të madh, Papa Gregorit VII.

Ashtu si Gregori, ai pati në fokus reformimin e brendshëm të Kishës, duke u ngritur kundër praktikës të shitjes së posteve kishtare, dhe abuzimeve të tjera klerikale që mbizotëronin gjatë Mesjetës. Deri në fundin e shekullit XI-të, Toka e Shenjtë – zona që tani përmendet si Lindja e Mesme – ishte shndërruar në një zonë konfliktuale për të krishterët evropianë.

Që nga shekulli VI-të, të krishterët kryenin shpesh pelegrinazhe në vendlindjen e fesë së tyre, por kur turqit selxhukë pushtuan Jeruzalemin, të krishterët u ndaluan të hynin në Qytetin e Shenjtë. Dhe kur turqit kërcënonin të pushtonin Perandorinë Bizantine dhe Konstandinopojën, Perandori bizantin Aleksius i bëri një thirrje të veçantë Urbanit për ndihmë.

Ky nuk qe apeli i parë i këtij lloji, por erdhi në një kohë të rëndësishme për Urbanin. Duke dashur të përforconte fuqinë e papatit, ai shfrytëzoi rastin për të bashkuar Evropën e krishterë nën këtë kauzë, teksa luftoi për të rimarrë Tokën e Shenjtë nga turqit.

Në Këshillin e Klermontit në Francë, ku u mblodhën disa qindra klerikë dhe fisnikë nga e gjithë Evropa, Urbani mbajti një fjalim të zjarrtë duke apeluar ndaj të pasurve dhe të varfërve, për të ndalur konfliket mes njëri-tjetrit, dhe për të filluar një luftë të drejtë për të ndihmuar vellezërit e tyre të krishterë në Lindje, dhe për të marrë kontrollin e Jeruzalemit.

Urbani i denigroi myslimanët, duke hiperbolizuar historitë e akteve të tyre kundër të krishterëve, dhe premtoi faljen e mëkateve për të gjithë ata që do të vdisnin në shërbim të Krishtit. Të gjithë klerikët u mobilizuan në mbarë Evropën për organizimin e kryqëzatës. Thuhet se mes 60-100 mijë njerëz, iu përgjigjën thirrjes së Urbanit për të marshuar drejt Jeruzalemit.

Por jo të gjithë ata që u përgjigjën, e bënë këtë nga devotshmëria:fisnikët evropianë, u tunduan nga perspektiva e shtimit së pronave dhe pasurive që do të fitonin nga pushtimi. Këta fisnikë qenë përgjegjës për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, si gjatë rrugën drejt Tokës së Shenjtë, ashtu edhe kur mbërritën atje, duke rrëmbyer pasuritë dhe pronat e atyre që i konsideronin si kundërshtarë të kauzës së tyre.

Numri i lartë i viktimave, ishte edhe për shkak të mungesës së përvojës dhe disiplinës së fshatarëve të krishterë, kundër ushtrive të trajnuara dhe profesioniste të myslimanëve. Për rrjedhojë, të krishterët fillimisht u mundën, dhe vetëm falë numrit më të madh qenë përfundimisht në gjendje të triumfonin.

Urbani vdiq në vitin 1099, dy javë pas rënies së Jerusalemit, por para se lajmi i fitores së krishterë të mbërrinte në Evropë. E tija ishte e para e shtatë fushatave të mëdha ushtarake, që u ndërmorrën gjatë 2 shekujve që pasuan, të njohura si Kryqëzata, ndikimi i përgjakshëm i të cilave ndihet ende sot. Papa Urbani II, u shenjtërua nga Kisha Katolike në vitin 1881.

27 Nëntor 1940 – Garda e Hekurt masakron ish-pjesëtarët e qeverisë rumune

Dy muaj pasi mori pushtetin në Rumani, dhe e detyroi Mbretin Karol II të abdikojë nga froni, gjenerali Ion Antonesku urdhëron Gardën e Hekurt të arrestojë dhe ekzekutojë më shumë se 60 ndihmës të mbretit në mërgim, duke përfshirë Nicolae Iorga, ish-ministër dhe historian i mirënjohur. Lëvizja ekstreme e krahut të djathtë e njohur si Garda e Hekurt, u themelua nga Korneliu Kodreanu në vitet 1920, duke imituar partinë naziste gjermane në ideologji dhe metoda.

Në vitin 1938, Mbreti Karol II, arriti të vendoste një diktaturë më të fortë në Rumani, dhe ndërmori hapa për të shtypur Gardën e Hekurt dhe Partinë Komuniste Rumune. Megjithatë, pasi u nënshkrua Pakti i Mynihut i vitit 1939, në vend shpërthyen trazirat, pasi marrëveshja u cilësua si një braktisje e Rumanisë nga aleatët e saj perëndimorë të Luftës së Parë Botërore, i pasuar nga një pakt mossulmimi nazisto-sovjetik, që i dha pjesë të Rumanisë Bashkimit Sovjektik.

Gjenerali Ion Antonesku, doli fitimtar nga ai kaos, dhe vendosi një diktaturë të re me miratimin e udhëheqësit nazist Adolf Hitler, duke vrarë, rrëmbyer ose burgosur pjesën më të madhe të opozitës politike. Megjithatë, rezistenca rumune ndaj Gardës së Hekurt dhe pushtimit nazist vazhdoi edhe gjatë luftës, dhe në gushtin e vitit 1944 një revoltë masive arriti të rrëzojë qeverinë e Antoneskut në kryeqytetin rumun, Bukuresht, duke i lejuar çlirimtarët sovjetikë të pushtonin qytetin pa asnjë të shtënë armësh. Në vitin 1945, komunistët rumunë erdhën në pushtet me mbështetjen e Bashkimit Sovjetik.

27 Nëntor 1895 – Alfred Nobel firmos testamentin e tij, sipas të cilit pasuria e vënë si shpikësi i dinamitit do të përdoret për dhënien e çmimeve për ata që kanë kontribuar në fusha të ndryshme në dobi të njerëzimit. Vullneti i tij krijoi 5 çmime – në fizikë, kimikë, mjekësi, letërsi dhe paqe.

27 Nëntor 2005 – Kryhet transplantimi i parë i suksesshëm i fytyrës në botë. Dr.Bernard Devauchelle, Benoit Lengelé dhe Jean-Michel Dubernard përdorën indet e donatorëve për të rindërtuar fytyrën e Isabelle Dinoire në Amiens të Francës. Dinoire, ishte shpërfytyruar disa vite më parë pas sulmit nga një qen.

27 Nëntor 176 – Perandori Mark Aurel i jep djalit të tij Komoto gradën “Imperator”, dhe e bën atë komandant suprem të legjioneve romake .

27 Nëntor 1835 – James Pratt dhe John Smith ekzekutohen me varje në Angli. Ata ishin dy personat e fundit që do të dënoheshin me vdekje për akuzën e marrëdhënieve homoseksuale.

27 Nëntor 1912 – Spanja shpall protektoratin mbi pjesën bregdetare të veriut të Marokut.

27 Nëntor 1978 – Në qytetin turk Riha, themelohet Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

27 Nëntor 1984 – Britania e Madhe dhe Spanja, nënshkruajnë në Bruksel një marrëveshje, nëpërmjet së cilës u dakordësuan të hyjnë në bisedime mbi statusin e Gjibraltarit, përfshirë edhe mundësinë e sovranitetit të këtij të fundit.

27 Nëntor 1989 – Një avion Boeing 727, shpërthen në mes ajër në Kolumbi, duke vrarë të 107 njerëzit që gjendeshin në bord, dhe 3 persona të tjerë në tokë. Karteli Medelin, organizata famëkeqe që merret me trafikun e drogës, do të marrë përgjegjësinë për sulmin.

27 Nëntor 2009 – Një bombë shpërthen në trenin e linjës hekurudhore “Nevski Express” midis Moskës dhe Shën Petersburg, duke e nxjerrë jashtë shinave. Sulmi shkaktoi 28 të vdekur, dhe 96 të plagosur.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 27 Nëntor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Tërmeti godet jugun e Shqipërisë

Tërmeti godet jugun e Shqipërisë

Shtypi i ditës, 27 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 27 nëntor 2017

Shi dhe borë, ja çfarë parashikojnë meteorologët për sot

Shi dhe borë, ja çfarë parashikojnë meteorologët për sot

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Qeveria shkurton fondet për Arsimin dhe Shëndetësinë, rriten për infrastrukturën
Aktualitet

Qeveria shkurton fondet për Arsimin dhe Shëndetësinë, rriten për infrastrukturën

by mirseda
09:08 | 08/07/2025
0

Ndryshimet e mes-vitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më...

Zjarri në malin e Dukatit vijon prej dy ditësh/ Terreni pengon ndërhyrje

Zjarri në malin e Dukatit vijon prej dy ditësh/ Terreni pengon ndërhyrje

08:53 | 08/07/2025
Misteri mbi trupin e dekompozuar të gjetur në Kolonjë, ja për çfarë dyshohet

Misteri mbi trupin e dekompozuar të gjetur në Kolonjë, ja për çfarë dyshohet

08:46 | 08/07/2025
Salianji kërkon lirim me kusht, sot seanca në Fier

Salianji kërkon lirim me kusht, sot seanca në Fier

08:38 | 08/07/2025
“Këmbimi Valutor Sot: Kursi i Valutave Kryesore dhe Luhatjet e Tjera”

“Këmbimi Valutor Sot: Kursi i Valutave Kryesore dhe Luhatjet e Tjera”

08:35 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com