Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 27 Dhjetor?

27 Dhjetor 1822 – Lindi mikrobiologu Louis Pasteur

Louis Pasteur lindi më 27 dhjetor 1822, në Dol në rajonin Zhura në Francë, në familjen e varfër të një regjësi lëkurësh. Kur Pasteur ishte ende fëmijë, mësuesit e tij mendonin se ai nuk ishte i aftë për studime të avancuara, ndaj edhe ai vetë e ndjeu se duhet të vazhdonte punën e babait të tij si një regjës lëkurësh.

Megjithatë, një mësues e kuptoi që Pasteur kishte të dhëna të shkëlqyera. Vërtetë ishte i ngadaltë, por metodik dhe këmbëngulës. Kështu ai studoi letërsi dhe shkenca matematike, përpara se të hynte në Shkollën Normale Superiore në Paris, një universitet elitë.

Pasi dha për një kohë të shkurtër mësim si profesor i fizikës në Liceun e Dizhonit më 1848, ai u bë profesor i kimisë në Universitetin e Strasburgut, ku ai u njoh me Marie Laurent, vajzën e rektorit të universitetit, në vitin 1849. Ata u martuan po atë vit dhe patën 5 fëmijë, por vetëm dy prej tyre mbijetuan deri në moshën madhore, ndërsa dy vdiqën nga tifo dhe një nga tumor në tru.

Këto tragjedi personale, e frymëzuan Pasteur për t’u përpjekur për të gjetur shërim për sëmundje të tilla vdekjeprutëse si tifo. Zbulimi i tij se shumica e sëmundjeve infektive shkaktohen nga mikrobet, e njohur gjithashtu si “teoria sëmundjeve mikrobiale”, është një nga më të rëndësishmet në historinë e mjekësisë.

Puna e tij u bë baza e shkencës së mikrobiologjisë, dhe një gur themeli i mjekësisë moderne.

Atij i njihet merita e sterilizimit me avull të nxehtë të mjeteve që përdoreshin në kirurgji, duke shmangur kësisoj infektimin e pacientëve të tjerë. Metoda e pasterizimit u përhap shumë shpejt edhe në industrinë ushqimore, duke garantuar mosprishjen dhe freskinë e tyre.

27 Dhjetor 1901- Lind këngëtarja dhe aktorja e njohur gjermane Marlene Dietrich

Gjatë gjithë karrierës së saj jashtëzakonisht të gjatë, e cila u shtri që nga vitet 1910 dhe deri në vitet 1980, Marie Magdalene “Marlene” Dietrich arriti të ruante popullaritetin, duke “rishpikur” vazhdimisht veten. Në vitet 1920 në Berlin, Dietrich luante në teatër dhe në filmat pa zë. Performanca e saj në rolin e Lola-Lola në filmin “Engëlli Blu” (1930), i solli një famë ndërkombëtare, dhe lidhjen e një kontrate me kompaninë e njohur kinematografike amerikane “Paramount Pictures”.

Dietrich luajti në disa filma në Hollivud si “Maroku” (1930), “Shanghai Express” (1932), dhe “Dëshira” (1936). Ajo u bë një nga aktoret më të paguara të kohës. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ishte një artiste e profilit të lartë në Shtetet e Bashkuara. Edhe pse vazhdoi të ralizojë filma të rastësishëm pas luftës, Dietrich e kaloi pjesën më të madhe të viteve 1950- 1970 duke vizituar botën si një interpretuese në shfaqjet live.

Dietrich ra në sy për përpjekjet e saj humanitare gjatë luftës, duke strehuar emigrantët gjermanë dhe francezë, duke i ofruar mbështetje financiare, dhe madje duke lobuar për marrjen e shpejtë të shtetësinë amerikane. Për punën e saj në përmirësimin e moralit të ushtarëve në vijën e frontit gjatë luftës, ajo mori disa vlerësime në Shtetet e Bashkuara, Francë, Belgjikë dhe Izrael. Në vitin 1999, Instituti Amerikan i Filmit, e quajti Dietrich yllin e nëntë më të madh të kinemasë klasike të Hollivudit në kategorinë e grave.

27 Dhjetor 1978- Mbreti spanjoll ratifikon kushtetutën demokratike

Pas miratimit në një referendum kombëtar, Mbreti Juan Karlos, ratifikon kushtetutën e parë demokratike të Spanjës në gati 5 dekada. Gjyshi i Juan Carlos, Alfonso XIII, monarku i fundit në pushtet i Spanjës, u detyrua të mërgonte në vitin 1931, pasi Spanja u shpall republikë.

I lindur në Itali në vitin 1938, Juan Carlos u kthye në Spanjë më 1955 me ftesë të gjeneralit Francisco Franco, diktator i Spanjës që nga viti 1936. Në vitin 1969, Franco e caktoi Juan Carlos si pasardhësin e tij. Në vitin 1975, Carlos u bë kreu i shtetit i Spanjës, pasi Franco pranoi se ishte shumë i sëmurë për të qeverisur. Diktatori 83-vjeçar, po vuante nga probleme serioze shëndetësore prej gati një viti.

Tre javë pasi Juan Carlos mori pushtetin, Franco vdiq nga një atak në zemër. Dy ditë më vonë, më 22 nëntor, Juan Carlos u kurorëzua mbret. Pavarësisht zotimit për besnikëri ndaj regjimit autoritar të Francos, mbreti Huan Carlos nisi menjëherë një tranzicion, drejt rivendosjes së demokracisë në Spanjë.

27 Dhjetor 2007 – Në Pakistan vritet ish-kreyministrja Benazir Bhutto

Bhutto, udhëheqësja e parë grua e një vendi mysliman, u vra në moshën 54 vjeçare në një atentat në qytetin pakistanez të Raualpindit. Një figurë polarizuese brenda dhe jashtë vendit, Bhutto kishte kaluar tri dekada duke luftuar të mbijetonte në ujërat e turbullta të politikës pakistaneze. E lindur në një familje të pasur vendase, Bhutto u shkollua në Harvard dhe më pas Oksford. Babai i saj, Zulfikar Ali Bhutto, themeloi Partinë Popullore të Pakistanit në vitin 1967, ndërsa shërbeu si president dhe kryeministër gjatë viteve 1971- 1977, kur u rrëzua në një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga gjenerali Mohammad Zia ul-Haq.

Rrëzimi i të atit nga pushteti, dhe ekzekutimi 2 vjet më vonë, shënoi futjen në politikë të Benazir Bhuttos. Ajo dhee  ema kaluan disa vite në paraburgim, ndërsa në vitin 1988 pas vdekjes së Zia në një aksident ajror; Bhutto fitoi zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe më pas formoi qeverinë e re. Fitoi sërish zgjedhjet e rradhës, por u rrëzua nga pushteti në vitin 1996, nga presidenti Ghulam Ishaq Khan.

Pas shkarkimit nga detyra, Bhutto dhe burri i saj, Asif Ali Zardari, u përballën me akuzat për korrupsion dhe fshehje parash në bankat zvicerane. Zardari u burgos për 8 vite, ndërsa Bhutto jetoi me 3 fëmijët e saj në mërgim në Londër dhe Dubai. Në vitin 2007, pas lobimit të mbështetësve të Bhutto-s në brenda qeverisë së SHBA-së, Presidenti Pervez Musharraf i dha amnisti Bhuttos, Zardarit dhe politikanëve të tjerë pakistanezë.

Ajo u rrikthye në Pakistan në tetor për të garuar në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa pasi i shpëtoi një atentati të përgjakshëm që ditën që shkeli në Pakistan, u ekzekutua 2 muaj më vonë. Vrasja e saj, shkaktoi trazira në mbarë vendin. Zardari, i cili kishte marrë drejtimin e PPP pas vrasjes së gruas së tij, u zgjodh president i Pakistanit në shtator 2008.

Në muajin pas vrasjes së Bhutto, Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA dhe zyrtarët pakistanezë akuzuan Baitullah Mehsud, një militant pakistanez me lidhje me Al-Kaidën, si organizatorin e vrasjes së Benazir. Mehsud, i cili mohoi akuzat, u vra në një sulm me dron nga SHBA në gushtin e vitit 2009.

27 Dhjetor 1831 – Charles Darwin, nis udhëtimin e tij në bordin e anijes ”Beagle”, gjatë së cilës ai do të fillojë të formulojë teorinë e tij të evolucionit.

27 Dhjetor 1845 – Anestetiku eter, përdoret për herë të parë gjatë lindjes së një fëmije nga Dr. Kraford Long në Xheferson të Xhorxhias në SHBA.

27 Dhjetor 1945 – Njëzet e nëntë vendm, nënshkruajnë një marrëveshjen për krijimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

27 Dhjetor 1983 – Papa Gjon Pali II, viziton Mehmet Ali Agça në burgun e Rebibias në Itali, dhe e personalisht fal atë për atentatin ndaj tij në vitin 1981 në Sheshin e Shën Pjetrit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 27 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 27 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 27 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 27 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 27 dhjetor 2017

Parashikimi i motit 12 Dhjetor

Ditë me reshje, qytetet ku parashikohet të bjerë më shumë shi

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia
Aktualitet

Polumbarët nxjerrin një trup të pajetë nga kanioni i Gjinarit, çfarë thotë policia

by mirseda
11:14 | 15/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën malore të Gjinarit në Elbasan,...

Vlorë: Shfrytëzonin të huaja për prostitucion, në kërkim një kineze si organizatore

Trafik a*mësh me furgon udhëtarësh / Burg për Francesk Mecaj

10:44 | 15/08/2025
SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai

SPAK thyen kufinjtë, jehonë edhe në Paraguai

09:56 | 15/08/2025
Analiza e REL/ Samiti i Alaskës, Kievi dhe Brukseli në ankth në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Analiza e REL/ Samiti i Alaskës, Kievi dhe Brukseli në ankth në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

09:49 | 15/08/2025
Takimi Trump-Putin, banorët e Alaskës dalin në rrugë në mbështetje të Ukrainës

Takimi Trump-Putin, banorët e Alaskës dalin në rrugë në mbështetje të Ukrainës

09:07 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com