Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?

25 Janar 1995 – Rusia rrezikon të nisë një luftë bëthamore

Një paralajmërim nga një radar rus, zbulon lëshimin e papritur të një rakete pranë Norvegjisë, dhe komanda ushtarake ruse vlerëson se raketa ishte vetëm minuta larg përplasjes mbi Moskë. Pak çaste më vonë, mbi këtë alarm u vunë në dijeni presidenti rus, Boris Jelcin, ministri i Mbrojtjes dhe shefi i tij i personelit.

Sistemet komanduese bërthamore u aktivizuan, po ashtu edhe valixhet bërthamore të drejtuara nga Jelcin dhe komandanti i tij, u aktivizuan për herë të parë në historinë e sistemit të armëve sovjetike. Pesë minuta pas zbulimit të lëshimit të raketës, komanda ruse përcaktoi se pika e përplasjes së raketës do të ishte jashtë kufijve të Rusisë.

Kaluan edhe tre minuta plot ankth, dhe Jelcin u informua se nisja s’kishte të ngjarë të ishte pjesë e një sulmi të papritur bërthamor nga ana e nëndetëseve nukleare perëndimore. Këto përfundime, erdhën vetëm pak minuta para se Jelcin dhe komandantët e tij të kishin urdhëruar një përgjigje bërthamore, bazuar në proçedurën standarde të protokolleve paralajmëruese.

Më vonë, u zbulua se raketa, e nisur nga Spitcergeni në Norvegji, përmbante në fakt instrumente për matje shkencore në hapësirë. Nëntë ditë më parë, Norvegjia kishte njoftuar 35 vende, përfshirë Rusinë, mbi detajet e sakta të lëshimit të planifikuar të raketës.

Por Ministria ruse Mbrojtjes që kishte marrë njoftimin e Norvegjisë, kishte harruar t’ia përcillte personelit në qendrën e paralajmërimit të hershëm të lëshimit të raketave. Ngjarja ngriti shqetësime serioze, mbi cilësinë e sistemeve bërthamore të ish-Bashkimit Sovjetik.

25 Janar 1981 – E veja e Mao Ce Dunit dënohet me vdekje

Jiang Qing, e veja e udhëheqësit të madh kinez Mao Ce Dun, dënohet me vdekje për “krimet e saj kundër-revolucionare” gjatë Revolucionit Kulturor. Fillimisht një aktore në teatër dhe kinematografinë komuniste, martesa e saj me Maon në vitin 1939 u kritikua gjerësisht, pasi gruaja e tij e dytë, Ho Zizhen, ishte një veterane e njohur e Marshimit të Gjatë, dhe të cilën e ndau teksa po qëndronte në një spital në Moskë.

Gruaja e tij e parë, Yang Kaihui, u vra nga nacionalistët gjatë Luftës Civile Kineze. Jiang Qing, u urdhërua të qëndrojë jashtë politikës, dhe ajo e bëri këtë deri në vitet 1960, kur kritikoi haptazi operën tradicionale kineze, dhe ndikimet borgjeze në artin dhe letërsinë kineze. Në vitin 1966, Mao e bëri zëvendësdrejtoreshën e parë të Revolucionit Kulturor, dhe i dha kompetenca të gjera mbi jetën intelektuale dhe kulturore të Kinës.

Revolucioni Kulturor, ishte përpjekja e Maos për të revolucionarizuar shoqërinë kineze, dhe Jiang u tregua e aftë në manipulimin e mediave dhe radikalëvë të rinj të njohur si Gardistët e Kuqe. Lëvizja u karakterizua nga terrori dhe spastrimet, gjatë së cilave dhjetëra mijëra njerëz u vranë dhe miliona të tjerë u internuan.

Në fund të viteve 1960, Revolucioni Kulturor përfundoi, dhe Jiang nisi të shihej me sy të keq nga publiku. Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1976, ajo dhe tre radikalë të tjerë që kishin ardhur në pushtet gjatë Revolucionit, u etiketuan si “Banda e të Katërve”.

Jiang u arrestua, dhe në vitin 1977 u përjashtua nga Partia Komuniste. Më 25 janar 1983, saktësisht dy vjet pasi u dënua, qeveria kineze e ndryshoi dënimin e saj me burgim të përjetshëm. Ajo vdiq në burg, mesa duket duke u vetëvrarë.

25 Janar 1905 – Gjendet diamanti më i madh në botë

Më 25 janar 1905, në Minierën Kryesore në Pretoria, Afrika e Jugut, zbulohet një diamant prej 3.106 karatësh, gjatë një inspektimi rutinë nga mbikëqyrësi i minierës. Me një peshë prej 600 gramësh, dhe i pagëzuar me emrin “Cullinan”, ai ishte diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë. Zbulimi iu paraqit po atë pasdite Sir Thomas Cullinan, i cili ishte pronar i minierës. Cullinan ia shiti më pas diamantin qeverisë provincial të Transvaal, e cila nga ana e saj ia paraqiti gurin Mbretit britanik Edëard VII si një dhuratë për ditëlindje. I shqetësuar se diamanti mund të vidhej rrugës nga Afrika e Jugut për në Londër, Edëard organizoi nisjen në fillim të një diamanti të rremë në bordin e një anijeje me avull, të shoqëruar nga detective, si një taktikë diversioni.

25 janar 1924 – Në Francë nisin Lojërat e para Olimpike Dimërore

Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1924, u mbajtën në Shamoni të Francës. Të quajtura fillimisht Java Ndërkombëtare e Sporteve Dimërore, dhe mbajtur në bashkëpunim me Olimpiadën Verore 1924, garat sportive u mbajtën rrëzë Malit të Bardhë, midis 25 janarit dhe 5 Shkurt 1924. Kjo ngjarje ishte një sukses i madh, duke tërhequr mbi 10 mijë spektatorë të abonuar. Amerikani Charles Jeëtraë u bë kampioni i parë i Lojërave Olimpike, duke fituar garën e parë, atë të 500 metrave vrapim me patina.

25 Janar 750 – Në Betejën e Zabit në Arabi, rebelët abasidë mundin halifatin e Umajadit, duke çuar në përmbysjen e dinastisë Umajade.

25 Janar 1890 – Nellie Bly, përfundon udhëtimin e saj përreth botës për 72 ditë.

25 Janar 1915 – Alexander Graham Bell, inauguron shërbimin telefonik transkontinental të SHBA-së, duke folur nga Nju Jorku në San Francisko.

25 Janar 1918 – Ukraina shpall pavarësinë nga Rusia bolshevike.

25 Janar 1949 – Në Los Anxhelos të SHBA-së, ndahen çmimet e para muzikore Emmy.

25 Janar 1955 – Bashkimi Sovjetik, i jep fund gjendjes së luftës me Gjermaninë.

25 Janar 1980 – Nënë Tereza, nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Ratna Bharat

25 Janar 1993 – Pesë vetë qëllohen me armë jashtë selisë së CIA-s në Lengli, Virxhinia. Dy njerëz mbeten të vdekur dhe tre të tjerë plagosen.

25 Janar 1998 – Gjatë një vizite historike në Kubë, Papa Gjon Pali II kërkon reforma politike dhe lirimin e të burgosurve politikë, ndërsa dënon përpjekjet e SHBA-së për të izoluar vendin komunist.

25 Janar 1999 – Një tërmet me magnitudë 6.0 të shkallës Rihter godet Kolumbinë perëndimore, duke vrarë të paktën 1.000 njerëz.

25 Janar 2005 – Një rrëmujë në tempullin e Mandhradevit në India, shkakton vdekjen e të paktën 258 njerëzve.

25 Janar 2011 – Vala e parë e revolucionit egjiptian fillon në të gjithë vendin, me demonstrate në rrugë, akte të mosbindjes civile, trazira, greva dhe përplasje të dhunshme me forcat e rendit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 25 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 25 janar 2018

Shtypi i ditës, 25 janar 2018

Vorë/Po lidhte këpucët mbi shina, 18-vjeçarja përplaset nga treni

Vorë/Po lidhte këpucët mbi shina, 18-vjeçarja përplaset nga treni

Romela Begaj me doping, Erkand Qerimaj nxjerr fajtorët

Romela Begaj me doping, Erkand Qerimaj nxjerr fajtorët







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com