25 Dhjetor 1989- Ezekutohet me vdekje diktatori komunist rumun Nicolae Ceausescu
Nicolae Ceauşescu, ishte sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Rumune nga viti 1965 dhe deri më 1989, ku u ekzekutua me vdekje për shpërthimit të revoltës popullore në vend.
I lindur në vitin 1918 në Scorniceşti, Ceauşescu ishte anëtar i lëvizjes rinore komuniste.
Ai u ngrit në radhët e qeverisë komuniste të Gheorghe Gheorghiu-Dej, dhe pas vdekjes së tij në vitin 1965, drejtoi Partinë Komuniste të Rumanisë si Sekretar i Përgjithshëm. Pas ngjitjes së tij në pushtet, Ceauşescu e lehtësoi censurën e shtypit, dhe dënoi haptazi pushtimin e Çekosllovakisë në Paktin e Varshavës në fjalimin e tij të 21 gushtit të vitit 1968, gjë që solli një rritje të popullaritetit të tij.
Megjithatë periudha e stabilitetit qe shumë e shkurtër; qeveria e tij u bë shumë shpejt tejet represive dhe autoritare, dhe u konsiderua si më stalinistja në Evropën Lindore. Policia e tij sekrete, Securitate ishte përgjegjëse për mbikëqyrjen masive, represionin e ashpër dhe abuzimet me të drejtave të njeriut brenda vendit, me ana të metodave që ishin ndër më brutalet në botë. Vitet 1970 çuan në rritjen e borxheve të jashtme tëRumaninë; ndërsa në vitin 1982, ai eksportoi jashtë pjesën më të madhe të prodhimit bujqësor dhe industrial të vendit, në një përpjekje për të shlyer borxhet.
Mungesa që u shkaktuan në tregun e brendshëm, ulën në mënyrë drastike standardet e jetesës, duke çuar në racionimin e madh të ushqimit, ujit, naftës, ngrohjes, energjisë elektrike etj, në një kohë që kulti i tij i personalitetit përjetoi një ngritje të paparë, i pasuar nga nepotizmi i gjerë dhe përkeqësimi intensiv i marrëdhënieve të jashtme, madje edhe me Bashkimin Sovjetik.
Liberalizimi i regjimeve të tjera në Bllokun Lindor nuk ndikoi tek Ceauşescu, i cili i vazhdoi politikat e tij staliniste. Një përpjekje e qeverisë komuniste për të dëbuar pastorin hungarez, Lazlo Tokesh, në dhjetor të vitit 1989, shkaktoi shpërthimin e protestave popullore, kryesisht në Timishoara, të cilat Securitate i shtypi me forcë sipas urdhrave të Ceauşescu, duke vrarë disa protestues dhe plagosur shumë të tjerë.
Shtypja e protestave, rezultoi në trazira masive në mbarë vendin, çka e detyroi Ceausescu-n dhe gruan e tij Elena, të largohej nga Bukureshti me autobus pas një proteste që u përshkallëzua në një revolucion. Helikopteri u detyrua të ulej dhe ushtria, e cila i ishte bashkuar revolucionit, e arrestoi çiftin.
Pas një gjyqi të shpejtë në Tërgovishte më 25 dhjetor, gjykata e dënoi çiftin me vdekje, dhe një skuadër i ekzekutoi menjëherë pas kësaj. Ion Iliesku, udhëheqës i Frontit Kombëtar të Shpëtimit, mori menjëherë postin e presidentin, ndërsa dënimi me vdekje u anulua.
25 Dhjetor 1914 –Në Frontin Perëndimor, ndodh në mënyrë spontane “Armëpushimi i Krishtlindjeve”
Rreth 100 mijë trupa britanike dhe gjermane, u përfshinë një armëpushim jozyrtar mes tyre përgjatë Frontit Perëndimor. Armëpushimi i parë filloi në prag të Krishtlindjes 1914, kur trupat gjermane zbukuruan për festë zonën rreth llogoreve të tyre në rajonin Ipre në Belgjikë, dhe veçanërisht në Shën Ivon.
Gjermanët vendosnin qirinj në llogoret e tyre dhe pemët e Krishtlindjeve, pastaj vazhduan festimet duke kënduar këngët e Krishtlindjeve. Britanikët u përgjigjën duke kënduar këngët e tyre. Të dyja palët vazhduan, të këndojnë duke i uruar më zë të latë Krishtlindjen njëri-tjetrin.
Menjëherë pas kësaj, ata dolën graduallisht nga llogoret dhe ecën drejt njëri-tjetrit në hapësirën mes llogoreve, ku shkëmbyen dhurata të vogla, si ushqim, duhan dhe alkool, si dhe suvenire si butona dhe kapele. Bombardimet pushuan, ndërsa armëpushimi lejoi varrimin e mijëra ushtarëve të vrarë në të dyja kampet ditët e fundit. Në shumë sektorë, armëpushimi zgjati nga nata e Krishtlindjeve, dhe deri në ditën e parë Vitit të Ri 2015.
25 Dhjetor 2000 – Festa e Krishtlindjeve në Kinë, shndërrohet në një tragjedi
Një festë Krishtlindjesh në një disko të palicencuar shndërrohet në një tragjedi, kur një zjarr që shpërtheu në godinë vrau më shumë se 300 njerëz në katin e fundit të një qendre tregtare në qytetin e Luojangut në Kinë. Zjarri u përhap me shpejtësi, dhe u vu re vetëm kur kishtë dalë jashtë kontrollit.
Kur pjesëtarët në festë kuptuan se çfarë po ndodhte, filluan të vraponin në panik por zjarri kishte bllokuar daljet e emergjencës dhe ashensorët, ndërsa një dalje tjetër e emergjenecës ndodhej prapa barit, por shumë pak njerëz kishin dijeni për ekzistencën e saj. Në fund, vetëm 12 njerëz nga më shumë se 300 pjesëmarrës mbijetuan.
Pjesa më e madhe e 309 viktimave të pranuara zyrtarisht, vdiqn nga asfiksia, por disa besojnë se numri i të vdekurve mund të ketë qenë në fakt deri në 500, një shifër të cilën autoritetet e zvogëluan qëllimisht, pasi kishin toleruar moszbatimin siç duhet të rregullores së sigurisë.
25 Dhjetor 1991 – Mikail Gorbaçov jep dorëheqjen si president i BRSS-së
Mikhail Gorbaçov, njofton dorëheqjen si president i Bashkimit Sovjetik. Në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar kombit, Gorbaçovi tha se ishte “i shqetësuar për faktin se njerëzit në këtë vend, po pushonin së qëni qytetarë të një fuqie të madhe, dhe se pasojat mund të jenë shumë të rënda për të gjithë ne”.
Gorbaçov tha se gjatë udhëheqjes së tij, kishte mbikqyrur rrugëtimin e Bashkimit Sovjetik drejt demokracisë. Ai deklaroi se tashmë populli rus po “jetonte në një botë të re” në të cilën i është “dhënë fund Luftës e Ftohtë dhe garës së armatimeve”.
25 Dhjetor 336 – Viti i parë i dokumentuar i kremtimit të Krishtlindjeve në Romë.
25 Dhjetor 1100 – Balduni i Bulonjës, kurorëzohet si Mbreti i parë i Jeruzalemit në Kishën e Lindjes në Betlehem.
25 Dhjetor 1962 – Bashkimi Sovjetik, kryen testin përfundimtar mbi armët bërthamore, në pritje të Traktatit të ndalimit të pjesshëm të Armëve bërthamore të vitit 1963.
25 Dhjetor 2016 – Një avion rus Tupolev Tu-154, që mbante anëtarët e një ansambli muzikor rrëzohet në Detin e Zi pak pas ngritjes, duke vrarë të 92 pasagjerët në bord.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce