Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Prill?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 22 Prill?

22 Prill 1870 – Lind udhëheqësi i Revolucionit Bolshevik, Vladimir Iliç Lenin

I lindur në Simbirsk pranë lumit Vollgës, Lenini ishte djali i një aristokrat i ri, që kishte depërtuar në shtresat e larta si inspektor shkollash.  Në vitin 1886, i ati i vdes nga një hemorragji cerebrale, dhe një vit më vonë në majin e vitit 1887, kur Lenini ishte vetëm 17 vjeç, vëllai i tij i madh Aleksandri, u arrestua dhe u ekzekutua me varje, për pjesëmarrje në një atentat me bombë që kërcënoi jetën e Carit Aleksandri III. 

Motra e tij Ana, e cila ishte me Aleksandrin gjate arrestimit, u internua. Këto ngjarje e radikalizuan Leninin, duke e nxitur të angazhohet në veprimtari revolucionare. Pas rritjes se interesit për marksizmin, ai u përfshi në protesta studentore dhe më pas edhe u arrestua. 

Për shkak të ideve radikale politike, u përjashtua nga Universiteti i Kazanit, ndërsa vazhdoi të studionte si autodidakt. Pas disa vitesh iu njoh sërish e drejta për të studiuar, këtë herë në Universitetin e Shën Petersburgut. Në janarin të vitit 1892, ai u vlerësua nga universiteti me 
diplomën e klasës së parë për jurisprudencë. 

Edhe pse nisi punë si avokat, nuk e braktisi lëvizjen revolucionare, duke u anëtarësuar dhe në grupin lokal marksist. Më 7 dhjetor 1895, Lenini arrestohet dhe mbahet në burg për 14 muaj e më pas internohet në fshatin Susenskoje në Siberi, ku u përzie më shumë marksistë të njohur, si Gerogi Plehanov, që përhapi i pari socializmin në Rusi.

Në qershor e 1898-ës, martohet me aktivisten socialiste Nadezhda Krupskaja, dhe në prill të po atij viti botoi librin ‘’Zhvillimi i kapitalizmit në Rusi’’. Pas përfundimit të kohës së internimit më 1900, nisi udhëtimet nëpër Rusi dhe Europë. Lenini jetoi në periudha të ndryshme në Zyrih, Gjenevë, Mynih, Pragë, Vjenë, Mançester dhe Londër. 

Në nëntor 1905, rikthehet në Rusi për te përkrahur Revolucionin Rus të atij viti, që u shtyp me gjak me Cari, ndaj dhe u detyrua të largohet sërish nga vendi. Deri në shpërthimin e revolucioneve të 1917-ës, ai e kaloi shumicën e kohës i mërguar në Evropë, ku pavarësisht kushteve të keqija ekonomike, nuk hoqi dorë nga shkrimet e tij politike.

Pas Revolucionit të shkurtit 1917 në Rusi dhe abdikimit të Car Nikollës II, Lenini u bind se duhej të kthehej në Rusi sa më parë që të ishte e mundur, por kjo ishte jo pak problem, për shkak se ndodhej i izoluar në një zonë neutrale të Zvicrës. Fritz Platen, një komunist zviceran negocioi me qeverinë gjermane, që Lenini me njerëzit e tij të udhëtonin nëpërmjet Gjermanisë më të ashtuquajturin “trei të mbyllur”. 

Qeveria gjermane shpresonte se rikthimi i Leninit do të shkaktonte kaos në Rusi, dhe kjo do të ndihmonte në fundin e luftës në frontin lindor, për ta lejuar më tej Gjermaninë të përqendrohej vetëm në frontin perëndimor. Në 16 prill 1917, Lenini mbërriti me tren në Petrograd. Ai menjëherë mori një rol udhëheqës përbrenda lëvizjes bolshevike duke publikuar “Tezat e Prillit”, ku bëhej thirrje për një opozitë pa kompromise kundrejt qeverise provizore. 

Pas triumfit të Revolucionit Bolshevik, Lenini emërohet Kryetar i Këshillit të Komitetit Popullor nga Kongresi Sovjetik. Ai e nxori vendin nga lufta në marsin e vitit 1918, ndërsa pas shtypjes së kundërshtarëve politikë shpalli më 1922 krijimin e Bashkimit Sovjetik. Metodat e tij radikale, i dhanë tiparet e një diktatori. Megjithatë ai vdiq shumë shpejt, ndërsa pasuesi Josif Stalin do të ishte shumë më i tmerrshëm.

22 Prill 1994 – Vdes ish-presidenti amerikan Riçard Nikson 

Nikson vdes nga një hemorragji cerebrale në moshën 81 vjeçare. Ai kujtohet si presidenti i vetëm amerikan që ka dhënë dorëheqjen nga detyra më 1974, në mesin e mandatit të tij të dytë, që të mos përballej me shkarkimin për shkak të përpjekjece për të mbuluar aktivitetet e paligjshme nga anëtarë të administratës në skandalin Uotergejt. 

Ish-kongresmen republikan dhe senatori nga Kalifornia, Nikson shërbeu dy mandate si nënpresident i Duajt Ajzenhauerit në vitet 1950. Në vitin 1960, ai humbi garën presidenciale në përballë kandidatit demokrat Xhon F.Kenedi. Ai kandidoi sërish për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1968 dhe fitoi.

Ndër arritjet e tij kryesore si president përmenden përmirësimi i marrëdhënieve diplomatike me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik, dhe tërheqja e trupave nga një luftë jo-popullore në Vietnam. Megjithatë, përfshirja në skandalin Uotetgejt, e damkosi trashëgiminë e tij.

22 Prill 1970 –Kremtohet për herë të parë në SHBA Dita e Tokës

Dita e Tokës, një ngjarje që synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për problemet mjedisore të botës, kremtohet për herë të parë në Shtetet e Bashkuara, me nismën e senatori Geilord Nelson.  Miliona amerikanë, duke përfshirë studentë nga mijëra kolegje dhe universitete, morën pjesë në tubime, marshime dhe programe arsimore.  Më 22 prill 1990, 20 vjetorin e kësaj ngjarje, më shumë se 200 milionë njerëz në 141 vende morën pjesë në festimet e Ditës së Tokës. 

22 Prill 1945 –Një revoltë shpërthen në kampin nazist të përqendrimit në Jasenovac të Kroacisë. 520 të burgosur vriten, ndërsa 80 arrijnë të arratisen.

22 Prill 1945 –Pasi mëson se forcat sovjetike kanë mbërritur në periferinë e Berlinit, Adolf Hitleri e pranon humbjen nga bunkeri i tij nëntokësor, dhe deklaron se vetëvrasja mbetet reagimi i tij i vetëm.

22 Prill 1983 – Revista gjermane “Stern” pretendon se gjetjen e Ditarëve personalë të Hitlerit në rrënojat e një godine në Gjermaninë Lindore. Pas verifikimeve, ato shpallen si të një falsifikuar. 

22 Prill 1992 – Një seri shpërthimesh ndodhin në Guadalajara të Meksikës, duke shkaktuar 206 të vdekur, mbi 500 të plagosur, dhe duke lënë 15 mijë njerëz të pastrehë.

22 Prill 2004 – Dy trena cisternë të mbushura me naftë përplasen në Riongçon në Korenë e Veriut , duke vrarë të paktën 150 persona.

22 Prill 2005 – Kryeministri japonez, Juniçiro Koizumi, kërkon ndjesë për krimet e vendit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore.

22 Prill 2016 – Nënshkruhet Marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike, që parashikon ndërmarrjen e disa masave të reja  në luftën kundër ngrohjes globale

Tags: dita e tokesRiçard NiksonVladimir Iliç Lenin

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Luhet Juventus-Napoli, po kush janë 7 ekipet që kanë festuar në “Juve Stadio”

Luhet Juventus-Napoli, po kush janë 7 ekipet që kanë festuar në “Juve Stadio”

Fotografitë që kapën ‘mat’ xhelozinë e njerëzve

Fotografitë që kapën ‘mat’ xhelozinë e njerëzve

Super De Bruyne, shënon gol të çmendur përballë Swanseas (Video)

Super De Bruyne, shënon gol të çmendur përballë Swanseas (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Zbardhet e shkuara e Frrok Lleshajt: Ish-polici vrau në ’95, u arratis në ’97, u ekzekutua sot te dera e shtëpisë

22:41 | 04/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

12:54 | 04/08/2025




TË FUNDIT

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët
Showbizz

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

by mirseda
21:32 | 09/08/2025
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj,...

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

Boksieri jasponez ndërron jetë tragjikisht, disa ditë pas ndeshjes për titull

20:25 | 09/08/2025
Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

Milani dhe Newcastle arrinë një marrëveshje për Thiaw: 40 milionë euro për kuqezinjtë!

20:22 | 09/08/2025
Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

Jahti turistik “Dragonfly” ndalon në Portin e Durrësit

20:17 | 09/08/2025
U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

U kap duke shitur kokainë, 23-vjeçari shqiptar bie në prangat e autoriteteve zvicerane

19:37 | 09/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com