Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Janar?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Janar?

21 Janar 1950 – Vdes shkrimtari i njohur britanik, George Orwell

George Orwell, ishte një novelist, eseist dhe kritik anglez, i famshëm për romanet e tij “Ferma e Kafshëve” (1945) dhe ”1984” (1949). Ai ishte një njeri me mendime të forta mbi disa prej lëvizjeve të mëdha politike të kohës së tij, përfshirë imperializmin, fashizmin dhe komunizmin. Djali i një shërbyesi civil britanik, George Orwell, lindi në Indi si Eric Arthur Blair, ku babai i tij ishte i ngarkuar me punë. Një vit pas lindjes së tij, familja u zhvendos në Angli.

Pas shkollimit në Kolegjin Eton, Orwell nuk mundi të vazhdonte universitetin për shkak se familja nuk kishta mjaftueshëm para. Ai iu u bashkua Forcës së Policisë Perandorake të Indisë në vitin 1922. Pas 5 vjetësh në Burma, Orwell jep dorëheqjen dhe rrikthehet në Angli. Ai kishte ndërmend të bëhej shkrimtar. Në këtë kohë boton librin e tij të pare, ku përdor pseudonimin George Orwell, me të cilin do të njihet në vazhdim.

Në dhjetor 1936, Orwell udhëtoi për në Spanjë, ku iu bashkua grupeve që luftonin kundër gjeneralit Francisco Franco në Luftën Civile Spanjolle. Plagoset rëndë, duke u qëlluar në fyt dhe krah. Për disa javë, ai nuk qe në gjendje të fliste. Orwell dhe bashkëshortja e tij, Eileen, u paditën me akuzën e tradhtisë në Spanjë. Për fat të mirë, akuzat ranë  kur çifti u largua nga vendi.

Probleme të tjera shëndetësore, e prekën shkrimtarin e talentuar jo shumë kohë pas kthimit të tij në Angli. Ai u diagnostikua zyrtarisht me tuberkuloz në vitin 1938. Për të mbështetur veten financiarisht shkroi ese dhe recenca të ndryshme, duke krijuar reputacionin e një kritiku të mirë letrar. Në vitin 1941, Orwell nisi punë në BBC-në si komentator i lajmeve për audiencat në pjesën lindore të Perandorisë Britanike.

Libri ”Ferma e Kafshëve:”, ishte një satirë anti-sovjetike, e vendosur në një mjedis blegtoral që paraqiste dy derra si protagonistët e tij kryesorë. Këta derra, thuhej se përfaqësonin Josif Stalinin dhe Leon Trockin. Romani i dha famë të madhe dhe shumë para.

Ndërkohë romani tjetër “1984”, që shfaqte një vizion të zymtë të botës të ndarë në tre shtete shtypëse, nxiti polemika midis recensorëve, të cilët e panë këtë të ardhme imagjinare shumë dëshpëruese.  Në atë roman, Orwell u dha lexuesve një tablo të asaj që do të ndodhte nëse qeveria do të kontrollonte çdo detaj të jetës së një personi, deri tek mendimet e tyre private.

21 Janar 1924 – Vdes udhëheqësi bolshevik i Bashkimit Sovjetik, Vladimir Lenin

Vladimir Lenini, arkitekti i Revolucionit Bolshevik dhe udhëheqësi i parë i Bashkimit Sovjetik, vdes nga një hemorragji celebrale në moshën 54-vjeçare. Në fillim të viteve 1890, Lenini e braktisi karrierën e tij si jurist, për t’iu përkushtuar studimeve marksiste, dhe provokimit të aktiviteteve revolucionare midis punonjësve rusë.

I arrestuar dhe internuar në Siberi më 1897ë-n, ai udhëtoi më vonë në Evropën Perëndimore, ku në vitin 1903 themeloi grupin bolshevik të Partisë Socialiste Demokratike të Punëtorëve Ruse. Bolshevikët ishin një parti militante e revolucionarëve profesionistë, që kërkonin të shkatërronin qeverinë cariste dhe ngrinin në vend të saj një qeveri marksiste.

Në vitin 1905, punëtorët u rebeluan në të gjithë Rusinë, por vetëm në vitin 1917 dhe me përfshirjen katastrofike të Rusisë në Luftën e Parë Botërore, Lenini e kuptoi se kishte ardhur koha për shpërthimin e revolucionit komunist. Në marsin e vitit 1917, garnizoni i ushtrisë ruse në Petrograd dezertoi në favor të kauzës bolshevike, dhe Car Nikolla II u detyrua të abdikojë. Lenini u nis menjëherë nga Zvicra drejt Rusisë, kapërceu linjat e frontit armik gjerman, dhe mbërriti në Petrograd më 16 prill 1917. Gjashtë muaj më vonë, nën udhëheqjen e tij, bolshevikët morën pushtetin në Rusi dhe Lenini u bë diktatori i vendit.

Megjithatë, Lufta civile dhe ndërhyrja e huaj, e vonoi kontrollin e plotë bolshevik të Rusisë deri në vitin 1920. Qeveria e Leninit, shtetëzoi industrinë dhe shpërndau tokat, dhe më 30 dhjetor 1922, themeloi Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS).

Pas vdekjes së Leninit në fillim të vitit 1924, trupi i tij u balsamua dhe u vendos në një mauzole pranë Kremlinit në Moskë. Petrogradi u riemërua Leningrad, për nder të tij. Bashkë-revolucionari Jozef Stalini, e pasoi udhëheqës i Bashkimit Sovjetik, edhe pse në testamentin e lënë bashkëshortes, Lenini kishte deklaruar se vendi nuk mund të lihej kurrësesi në duart e Stalinit.

21 Janar 1793 – Ekzekutohet në Paris mbreti francez Luigji XVI

Një ditë pasi u dënua për komplot me fuqi të huaja dhe u dënua me vdekje nga Konventa Kombëtare Franceze, Mbreti Luigji XVI ekzekutohet në gijotinë në “Place de la Revolution” në Paris. Luigji u ngjit në fron në vitin 1774, dhe që nga fillimi nuk ishte i aftë për t’u marrë me problemet e rënda financiare që kishte trashëguar nga gjyshi i tij, Luigji XV.

Në vitin 1789, në një përpjekje të fundit për të zgjidhur krizën financiare të vendit të tij, ai mblodhi Shtetet e Bashkuara të Përgjithshme, një asamble kombëtare që përfaqësonte fisnikët, klerin dhe komunitetet. Kjo u shfrytëzua si një mundësi për të shpallur vetë Asamblenë Kombëtare, duke shpërthyer kësisoj Revolucionin Francez.

21 Janar 1525 – Lëvizja Anabaptiste Zviceriane, themelohet kur Conrad Grebel, Felix Manz, George Blaurock, dhe dhjetëra të tjerë pagëzojnë njëri-tjetrin në shtëpia e nënës së Manz në Zyrih, duke thyer një traditë mijëvjeçare të bashkimit të kishës dhe shtetit.

21 Janar 1948 – Në Kanada miratohet përdorimi i flamuri i Kebekut, që valevitet për herë të parë mbi godinën e Asamblenë Kombëtare të Kebekut, një rajon i banuar kryesisht nga kanadezë me origjinë franceze.

21 Janar 1961 – Katërqind e tridhjetë e pesë punëtorë, varrosen për së gjalli kur shembet një minierë në Coalbrook të Afrikës së Jugut.

21 Janar 1999 – Në një nga aksionet më të mëdha të antidrogës në historinë amerikane, Rojet bregdetare të SHBA-së kapin një anije me mbi 4.300 kilogramë kokainë në bord.

21 Janar  2003 – Një tërmet ma magnitudë 7.6 magnitudë godet shtetin meksikan të Kolimas, duke vrarë 29 persona, dhe duke lënë të pastrehë rreth 10 mijë njerëz.

21 Janar 2017 – Mbi 400 qytete në të gjithë Amerikën dhe 160 vende të botës marrin pjesë në një marshim të gjerë të grave, në ditën e parë të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 21 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Banesa përfshihet nga flakët, vdes e moshuara

Tragjike në Vlorë/Shkrumbohet banesa, vdesin nënë e bir

Shtypi i ditës, 21 janar 2018

Shtypi i ditës, 21 janar 2018

Shtypi nga bota, 21 janar 2018

Shtypi nga bota, 21 janar 2018

JU REKOMANDOJMË

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

21:42 | 06/06/2025




TË FUNDIT

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë
Aktualitet

Nëna e Martin Canit pas videos tragjike: Na plagosi edhe më shumë

by mirseda
22:29 | 11/06/2025
0

Nëna e 14-vjeçarit Martin Cani ka reaguar në një emision tekeviziv në lidhje me publikimin e videos...

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

Helmime masive të kafshëve në Shqipëri – Aktivistja: Situatë alarmante

22:27 | 11/06/2025
Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

Shpërthen zjarri në një pallat në Durrës, ja çfarë dyshohet

22:24 | 11/06/2025
Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

Gjendet një person i pajetë në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit

21:57 | 11/06/2025
Ukraina nis sulme masiv me dronë drejt tetë rajoneve ruse

Ukraina nis sulme masiv me dronë drejt tetë rajoneve ruse

21:47 | 11/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com