Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Dhjetor?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 21 Dhjetor?


21 Dhjetor 1940- Vdes shkrimtari i famshëm amerikan Francis Fitzgerald

Veprat e Fitzgerald (24 shtator 1896 – 21 dhjetor 1940), ilustrojnë epokën e artë të xhazit në SHBA. Ndërsa pati një sukses modest sa ishte gjallë, ai cilësohet tashmë gjerësisht si një nga shkrimtarët më të mëdhenj amerikanë të shekullit të XX-të. Fitzgerald, konsiderohet ndërkohë edhe një pjesëtar i “Brezit të Humbur” të viteve 1920. Ai shkroi 4 romane:”Kjo anë e parajsës”, “E bukur dhe e mallkuar”, “Getsbi i madh”, dhe “E dashur është nata”.

Romani i pestë, i papërfunduar “Manjati i fundit”, u botua pas vdekjes. Fitzgerald shkroi 4 përmbledhje me tregime të shkurtra, si dhe 164 tregime të tjera në revista të ndryshme gjatë jetës së tij. Ai lindi më1896 në Saint Paul, Minnesota, në një familje të klasës së mesme, nga prindër me origjinë irlandeze dhe angleze. Duke qenë katolikë, këtë të fundit e dërguar Fitzgerald të studionte në dy shkolla katolike.

Shkollën e lartë e nisi në Universitetin e Prinstonit, ndërsa filloi të shkruante në mënyrë intensive. Në vitin 1917, braktis universitetin për t’iu bashkuar ushtrisë amerikan. I frikësuar se mund të vdiste në luftë me ëndrrën e tij letrare të paplotësuar, Fitzgerald botoi me nxitim novelën “Romantiku egoist” disa javë para së të shërbente në rradhët e ushtrisë. Edhe pse shumë shtëpi botuese e refuzuan, kritika vuri re origjinalitetin e novelës së tij, dhe e inkurajoi Fitzgeraldin të vazhdonte të shkruante.

Fitzgerald u caktua si toger i dytë në regjimentin e këmbësorisë në Montgomeri të Alabamës.

Këtu u njoh dhe u dashurua me Zelda Sayre (1900-1948), vajzën e anëtarit të Gjykatës Supreme. Megjithatë iu desh shumë kohë që ta bindte të martoheshin, për shkak të situatës jo të mirë financiare, dhe të ardhurave jo të qëndrueshme që kishte.

Ai rishikoi novelën e tij, ”Romantiku Egoist, që u botua nga vitin 1920, duke korrur një sukses së madh dhe shitur mbi 40 mijë kopje që në vitin e parë. Situata e përmirësuar financiare, mundësoi rifillimin e lidhjes me Zeldën, me të cilën u martua shumë shpejt në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, dhe me të cilën pati vetëm një vajzë.

Megjithëse pasioni i Fitzgerald ishte shkrimi i romaneve, vetëm romani i tij i parë shiti mjaftueshëm, për t’i ejuar çiftit të ri pasjen e një jete në mesin e shtresës së lartë së Nju Jorkut të atyre viteve. “Great Gatsby”, tanimë i konsideruar si kryevepra e tij, nuk u bë popullor deri pas vdekjes së Fitzgerald.)

Por për shkak të këtij stili jetese, dhe shpenzimeve jo tëë vogla për kujdesin mjekësor ndaj Zeldës, Fitzgerald ishte vazhdimisht në probleme financiare, dhe shpesh kërkonte kredi nga agjenti i tij letrar, Harold Ober. Fitzgerald filloi të shkruajë romanin e tij të katërt në fundin e viteve 1920, por e zvarriti përfundimin e tij për shkak të vështirësitë financiare dhe sëmundjes së skizofrenisë që goditi Zeldën në vitin 1930.

Shëndeti i saj emocional, mbeti i brishtë për pjesën e mbetur të jetës së saj. Vetë shkrimtari u shtrua 9 herë në spital, brenda një kohë të shkurtër. Shkak për këtë ishte varësia ndaj alkoolit që zinte fill që nga vitet e universitetit. Vepra e Fitzgerald, frymëzoi shumë shkrimtarë të rinj që më vonë u bënë të njohur, si Henry James, J.D.Salinger etj.

21 Dhjetor 1988 – Shpërthen mbi Skoci avioni i linjës “Pan Am”

Avioni i linjës “Pan Am”, ishte nisur nga Londra drejt Nju Jorkut, kur shpërthu në mes të aeroportit në Lockerbie të Skocisë, duke vrarë të 243 pasagjerët dhe 16 anëtarë e ekuipazhit në bord, si dhe 11 banorë të Lockerbie në tokë. Një bombë e fshehur brenda një kasetofoni shpërtheu në zonën e bagazheve, kur aeroplani ndodhej në një lartësi prej mbi 10 mijë metrash.

Njëqind e tetëdhjetë e nëntë prej viktimave ishin amerikanë. Si përgjegjës për sulmin u akuzuan  terroristët islamikë.

Autoritetet dyshuan se sulmi ishte një formë hakmarrje për sulmet ajrore amerikane të vitit 1986 kundër Libisë, ku mbeti e vrarë vajza e vogël e Muamar Kadafit, së bashku me dhjetra njerëz të tjerë, apo një incidenti të vitit 1988, kur forcat ajrore amerikane qëlluan gabimisht një avion civil iranian mbi Gjirin Persik, duke shkaktuan vdekjen e 290 personave.

Dy muaj përpara shpërthimit mbi Lockerbie, ambasada e SHBA-së në Helsinki të Finlandës, mori një telefonatë që paralajmëronte vendosjen e një bombe në një avion të linjës “Pan Am”, që do të nisej nga Frankfurti. Në vitin 1991, pas një hetimi të përbashkët të autoriteteve britanike dhe FBI-së amerikane, agjentët e inteligjencës libiane Abdel Baset Ali Al-Megrahi dhe Lamen Khalifa Fhimah u akuzuan për vrasje.

Megjithatë, në vitin 1999, në përpjekje për të zbutur sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër vendit të tij, Kadafi ra dakord t’i dorëzonte të dy agjentët për gjykim në Holandë. Në fillim të vitit 2001, Al-Megrahi u shpall fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Fhimah u lirua.

Pavarësist kundërshtimeve të qeverisë amerikane, Al-Megrahi lirohet dhe rrikthehet në Libi në gushtin e vitit 2009, pasi mjekët vërtetuan se ai vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe se i kishin mbetur vetëm pak muaj jetë. Në vitin 2003, Libia pranoi përgjegjësinë për bombardimet, por nuk shprehu asnjë keqardhje.

21 Dhjetor 1975 – Karlos Çakalli” sulmon selinë e OPEC

Në Vjenë të Austrisë, Karlos Çakalli ndërmerr në sulm gjatë një takimi të ministrave të naftës të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). Terroristët gjermanë dhe arabë sulmuan me armë automatike, duke vrarë vranë 3 vetë dhe marrë peng 63 të tjerë, duke përfshirë 11 ministra të OPEC-ut. Duke e quajtur grupin e tij si “krahu i Revolucionit Arab”, Karlos kërkoi që të transmetohej në radio një deklaratë politike kundër Izraelit, si dhe një autobus dhe avion për terroristët dhe pengjet e tyre.

Autoritetet austriake ranë dakord, dhe të gjitha pengjet u liruan në Algjeri pa pësuar asnjë lëndim. Pas asaj ngjarje, OPEC nuk do të mbante më asnjë samit për 25 vjet rresht. Karlos Çakalli, biri i një marksisti të njohur kolumbian, arriti të shmangë autoritetet ndërkombëtare deri në vitin 1994, kur agjentët francezë e kapën atë duke u fshehur në Sudan. Pasi u ekstradua fshehurazi në Francë, u shpall fajtor për atë ngjarje, dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

21 Dhjetor 1907 – Ushtria kiliane shtyp më forcë grevën e minatorëve në një minierë kripe në Ikike, duke vrarë mbi 2 mijë prej tyre.

21 Dhjetor 1946 – Një tërmet 8.1 ballë godet Nankaidon në Japoni. Lëkundjet dhe cunami që pasoi, shkaktojnë vdekjen e mbi 1.300 njerëzve, dhe rrëzojnë 38.000 shtëpi.

21 Dhjetor 1963 – Fillon në Qipro “Krishtlindja e përgjakshme”, duke rezultuar në zhvendosjen e 25.000-30.000 turqve qipriotë, dhe shkatërrimin e më shumë se 100 fshatrave.

21 Dhjetor 1995 – Qyteti i Betlehemit në Lindjen e Mesme, kalon nga kontrolli izraelit në atë palestinez.

21 Dhjetor 1999 – Garda Civile Spanjolle, zbulon një kamion të ngarkuar me 950 kg eksploziv, të cilin ETA kishte për qëllim të përdorte për të hedhur në erë Torre Picasso në Madrid.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 21 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Banesa përfshihet nga flakët, vdes e moshuara

Banesa përfshihet nga flakët, vdes e moshuara

Filmi “Zana”, fati i një gruaje mes luftës dhe magjisë së zezë

Filmi “Zana”, fati i një gruaje mes luftës dhe magjisë së zezë

Terror në Australi, makina hyn mes turmës dhe plagos disa persona

Terror në Australi, makina hyn mes turmës dhe plagos disa persona

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com