Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Mars?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Mars?

2 Mars 1931 – Lind ish-lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev

Mikhail Gorbachev lindi në Stavropol Krai në një familje fshatare ruso-ukrainase. Si fëmijë, ai përjetoi zinë e bukës të shkaktuar nga politika staliniane e viteve 1932-1933. Në kujtimet e veta shkruan: “Në atë vit të tmerrshëm, gati gjysma e popullsisë së fshatit tim të lindjes, Privolnoje, vdiqën nga uria, duke përfshirë dy motrat dhe njërin nga vëllezërit e babait tim”.

Të dy gjyshërit e tij u arrestuan me akuza të montuara politike në vitet 1930, ndërsa gjyshi i tij nga babai u internua në Siberi. Babai i tij ishte një mekanik traktorësh dhe veteran i Ushtrisë së Kuqe, ndërsa e ëma punonjëse në një kolkhoz (kooperativat sovjetike). Që në adoleshencë, Gorbachev u bë udhëheqës në degën lokale të Komsomol-it , një organizatë komuniste rinore.  Ai u diplomua për jurisprudencë në Universitetin Shtetëror të Moskës në vitin 1955. Iu bashkua Partisë Komuniste që në vitet e universitetit.  Më 1970, emërohet Sekretar i Parë i Komitetit Rajonal të Stavropolit.  Në këtë pozitë, ai ndihmoi në riorganizimin e fermave kolektive, përmirësimin e kushteve të jetesës së punëtorëve, zgjerimin e madhësisë së parcelave të tyre private, si dhe u dha atyre një zë më të madh në planifikim.

Në vitin 1979, zgjidhet anëtar i Byrosë Politike. Gorbachev ia detyroi rritjen e shpehtë në karrierë mentorit të tij Mikhail Suslov. Pozita që mbante, i krijoi më shumë mundësi për të udhëtuar jashtë vendit, dhe kjo do të ndikonte thellësisht pikëpamjet e tij politike dhe shoqërore në të ardhmen si udhëheqës i vendit.

Në vitin 1972, ai udhëhoqi një delegacion sovjetik në një vizitë zyrtare në Belgjikë. Tre vjet më vonë shkoi në Gjermaninë Perëndimore; në vitin 1983 udhëtoi për në Kanada, dhe në vitin 1984, shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me kryeministren Margaret Thatcher.

Udhëheqësi sovjetik Juri Andropov vdiq në vitin 1984, dhe tregoi se donte që Gorbachev të pasonte në detyrën e sekretarit të përgjithshëm.

Por ishte Konstantin Chernenko i moshuar ai që mori pushtetin, edhe pse kishte një sëmundje vdekjeprurëse. Pas vdekjes së Chernenko vitin që pasoi, u bë e qartë për hierarkinë e parties, se ishte i nevojshëm një lidership i ri.  Gorbachev u zgjodh sekretar i përgjithshëm nga Politbyroja më 11 mars 1985, vetëm 3 orë pas vdekjes së Chernenkos.

Politikat e Gorbaçovit për glasnost (“hapje”) dhe perestrojka (“ristrukturimi”), dhe riorientimi i synimeve strategjike sovjetike, kontribuan jashtëzakonsisht në fundin e Luftës së Ftohtë  Nën këtë program, roli i Partisë Komuniste në qeverisjen e shtetit u hoq nga kushtetuta , çka çoi në desbtalititet politik na rapublika të veçanta dhe rritje të aktivizmit rajonal nacionalist, të cilat kulmuan me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Gorbachev shprehu më vonë shprehu keqardhje për dështimin e tij për të shpëtuar BRSS, edhe pse ka këmbëngulur vazhdimisht se politikat e tij nuk ishin dështime, por reforma jetike dhe të domosdoshme për vendin, por të cilat u sabotuan dhe shfrytëzuan nga oportunistët brenda partisë. Ai u nderua me Medaljen e Paqes në vitin 1989, Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1990 dhe Çmimin Harvey në 1992-in, si dhe doktoratura nderi nga universitete të ndryshme të botës.

2 Mars 1943 – Përfundon Beteja e Stalingradit

Trupat e fundit gjermane në qytetin sovjetik të Stalingradit i dorëzohen Ushtrisë së Kuqe, duke i dhënë fund njëre pres betejave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Beteja e Stalingradit u shndërrua në një betejë midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Gjenerali Zhukov, i cili kishte luajtur një rol kaq të rëndësishëm në fitore, i udhëhoqi trupat sovjetike deri në kryeqytetin e Rahjut, Berlin.

Më 1 maj 1945, ai pranoi personalisht dorëzimin e qytetit. Ndërkohë marshalli gjerman që drejtoi fushatën kundër Stalingradit, Von Paulus, u kthye publikisht kundër Adolf Hitlerit kur ishte i burgosur lufte në Bashkimin Sovjetik, dhe në vitin 1946 dha dëshmi në Gjykatën Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg. Pas lirimit nga sovjetikët më 1953-shin, ai u vendos në Gjermaninë Lindore ku jetoi deri në fund të jetës.

2 Mars 1919 – Mbahet në Moskë, Kongresi i parë i Internacionales Komuniste

Udhëheqësi bolshevik i Bashkimit Sovjetik, Lenini, besonte se revolucioni socialist mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse do të ndodhte me sukses në të gjithë botën, Me këtë bindje, ai thirri Kongresin e parë të Internacionales Komuniste, ku morën pjesë 52 delegatë nga e gjithë bota – 34 prej tyre me të drejtë vote, të shoqëruar nga 18 delegatë me të drejtë fjale, por jo vote. Në Kongres morën pjesë edhe përfaqësues nga vende të Ballkanit; ndërsa Shqipëria ishte asokohe i vetmi vend i rajonit pa një parti komuniste.

2 Mars 537 – Ushtria e Ostrogotëve nën mbretin Vitiges fillon rrethimin e Romës.

2 Mars 1498 – 1657 – Një zjarr i madh përfshin kryeqytetin perandorak japonez Edo (sot Tokio),  duke shkaktuar vdekjen e më shumë se 100 mijë njerëzve. Zjarri katastrofik, zgjati mbi 3 ditë.

2 Mars 1807 – Kongresi i SHBA, miraton Aktin që ndalon importimin e skllevërve, duke mos lejuar sjelljen në vend të skllevërve të rinj, kryesisht nga vendet afrikane.

2 Mars 1882 – Mbretëresha britanike Victoria, i shpërton mrrekullisht një atentati nga Roderick McLean në Ëindsor.

2 Mars 1903 – Në Nju Jork, hapet hoteli Martha Ëashington, hotel i parë ekskluzivisht vetëm për gratë.

2 Mars 1992 – Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Kirgistani, Moldavia , San Marino, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani bëhen anetare të Kombeve të Bashkuara .

2 Mars 2002 – Pushtimi i Afganistanit në SHBA:Nis operacioni Anakonda , (që përfundon më 19 mars pas vrasjes së 500 luftëtarëve talebanë dhe atyre të Al-Kaedës, dhe me vetëm 11 viktima në radhët e trupave perëndimore).

2 Mars 2012 – Një seri tornadosh godasin një pjesë të madhe të shteteve jugore të SHBA-së, duke shkaktuar mbi 40 viktima.

2 Mars 2017 – Elementet Moskovium, Tenesin dhe Oganeson, i shtohet zyrtarisht tabelës së elementëve kimikë gjatë një konference shkencore të mbajtur në Moskë, Rusi.
Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 2 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Putin tremb SHBA-në: Jemi të pamposhtur!

Putin tremb SHBA-në: Jemi të pamposhtur!

Lindshmëria, shqiptarët e Maqedonisë mes dy ekstremeve

Lindshmëria, shqiptarët e Maqedonisë mes dy ekstremeve

“Serbia ka blerë Ramën, Greqia po zhduk gjuhën dhe racën arbërore”

“Serbia ka blerë Ramën, Greqia po zhduk gjuhën dhe racën arbërore”

JU REKOMANDOJMË

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

“Vrasja në Mat, autorët dyshohet se erdhën me 2 Range Rover nga Rrësheni”

18:09 | 10/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit, rrezikoi përhapjen pranë banesave

by mirseda
22:56 | 11/07/2025
0

Një zjarr pranë nënstacionit elektrik të qytetit të Gjirokastrës, në orët e vona të mbrëmjes së sotme,...

U plagos me pushkë në këmbë, 40-vjeçari nga Vora përfundon në spital

Sarandë: Arrestohet personi që iku në det, dyshohet se hodhi një çantë në ujë

22:45 | 11/07/2025
Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

Nga Kurbini në Sarandë/ Ndryshime të tjera në disa komisariate të Policisë, zbulohen emrat

21:50 | 11/07/2025
IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

IKMT prish një ndërtesë 2-katëshe me betonarme dhe gur dhe disa struktura prej druri në Theth

21:34 | 11/07/2025
Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

Transplantet, kufiri tek veshkat, për të tjerat shpresa jashtë vendit

21:16 | 11/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com