Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Maj:

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 2 Maj:

2 Maj 2011 – Vritet nga trupat speciale amerikane Osama bin Laden 

 

Osama bin Laden, organizatori i sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara të 11 shtatorit 

2001, vritet nga forcat speciale amerikane gjatë një operacioni në vend-strehimin e tij të fundit në Pakistan. Udhëheqësi famëkeq 54-vjeçar i Al-Kaedës, rrjeti terrorist i ekstremistëve islamikë, kishte qenë objektivi i një kërkimi ndërkombëtar prej gati një dekade. 

Operacioni nisi rreth orës 1 të mëngjesit sipas kohës lokale, kur 23 marinsa zbarkuan nga 2 helikopterë Black Haëk në kompleksin që gjendej në Abutabad, një qendër turistike dhe ushtarake në veri të kryeqytetit Pakistanez, Islamabad. Një nga helikopterët u rrëzua mbi kompleks, por asnjë nga persona në bord nuk u lëndua. 

Gjatë sulmit që zgjati rreth 40 minuta, 5 persona, përfshirë bin Ladenin dhe një nga djemtë e tij të rritur, u vranë me armë zjarri nga marinsat. Asnjë prej trupave amerikane nuk u lëndua. Më pas, trupi i bin Ladenit u dërgua me helikopter në Afganistan për identifikim zyrtar, dhe më pas u varros në një vendndodhje të fshehtë në Detin Arabik, më pak se 24 orë pas vdekjes së tij, në përputhje me praktikën islame. 

Vetëm pas orës 11:30 të paradites së 2 majit me orën lokale, presidenti i SHBA-së Barak Obama, i cili e vëzhgoi operacionin në kohë reale me anë të xhirimeve nga një avion që fluturonte lart mbi Abutabad, mbajti një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë, duke njoftuar vdekjen e Bin Ladenit.

“Drejtësia është vënë në vend”- tha presidenti. Pasi dëgjuan lajmin, turma të gëzuara u mblodhën jashtë Shtëpisë së Bardhë dhe në sheshin Times Square të Nju Jorkut, si dhe në Ground Zero, aty ku dikur ngriheshin dy kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. 

Bazuar në dosjet kompjuterike dhe dëshmitë e tjera të mbledhura nga marinsat gjatë operacionit, u konstatua më vonë se Bin Ladeni po bënte plane për të vrarë presidentin Obama, dhe për të kryer një seri sulmesh kundër Amerikës, duke përfshirë një sulm në përvjetorin e 11 Shtatorit, sulmi më i madh terrorist i ndodhur ndonjëherë në SHBA-së, dhe që shkaktoi gati 3000 të vdekur. 

Menjëherë pas sulmit të vitit 2001, presidenti i atëhershëm Xhorxh Ë. Bush, deklaroi se Bin Laden, i lindur në një familje të pasur në Arabinë Saudite më 1957, dhe që e kishte përdorur trashëgiminë e tij prej dhjetëra miliona dollarësh për të ndihmuar në krijimin e Al-Kaedës dhe për të financuar aktivitetet e saj, do të kapej i vdekur apo i gjallë. 

Në dhjetor të atij viti, pas sulmit në Afganistan dhe rrëzimit të regjimit të talebanëve, forcat 

e mbështetura nga amerikanët ishin shumë pranë afër kapjes së bin Ladenit në një kompleks shpellash në rajonin e Tora Bora. Megjithatë, ai u arratis dhe do të vazhdonte t’u shpëtonte autoriteteve amerikane për gati 1 dekadë.

 

2 Maj 1729- Lind Katerina e Madhe e Rusisë

 

Katerina II, e njohur edhe si Katerina e Madhe, ishte Caresha e Rusisë gjatë viteve 1762-1796, udhëheqësja më jetëgjatë në pushtet e vendit. Ajo u ngjit në pushtet pas një grushti shteti që rrëzoi nga froni bashkëshortin e saj, Pjetri III. Nën sundimin e saj, Rusia u rigjallërua; ajo u bë më e madhe dhe më e fortë, dhe u njoh si një nga fuqitë e mëdha të Evropës.

Në ngjitjen e saj në pushtet dhe qeverisje, Katerina u ndihmua shpesh në miqtë e saj aristokratë, sidomos Grigori Orlov dhe Grigori Potemkin. E ndihmuar nga gjeneralë shumë të suksesshëm si Aleksander Suvorov dhe Pjotër Rumiancev dhe admiralë të tillë si Fjodor Ushakov, ajo sundoi në një kohë kur Perandoria Ruse po zgjerohej me shpejtësi. Në jug, principata e Krimesë u shkatërrua pas fitoreve mbi Perandorinë Osmane në luftërat ruso-turke, ndërsa Rusia kolonizoi territoret e Novorossiya, përgjatë brigjeve të Detit të Zi dhe Azov. 

Në lindje, Rusia filloi të kolonizonte Alaskën, duke krijuar Amerikën Ruse. Katerina reformoi administrimin e rajoneve ruse, dhe shumë qytete të reja u themeluan sipas urdhrave të saj. Një admiruese e Pjetrit të Madh, Katerina vazhdoi të modernizonte Rusinë sipas modelit të Europës Perëndimore. 

Sidoqoftë, rekrutimi ushtarak dhe ekonomia vazhduan të jenë të ndërvarura nga bujkrobërit. Kjo ishte një nga arsyet kryesore e shpërthimit të disa rebelimeve, duke përfshirë rebelimin në shkallë të gjerë të kozakëve të drejtuar nga Emilian Pugaçev dhe fshatarëve.

 

2 Maj 1808 – Madridi ngrihet në revoltë kundër sundimit francez

 

Gjatë Luftës së Gadishullit, në Madrid shpërthen një kryengritje popullore kundër pushtimit francez të Spanjës. Revolta arriti arritur kulmin me një betejë të ashpër në Puerta del Sol, sheshin qendror të qytetit. 

Rebelët spanjollë u mposhtën, dhe gjatë natës ushtria franceze, nën drejtimin e Dukës së Madh Joakim Murat, ekzekutuan si ndëshkim qindra qytetarë spanjollë përgjatë shëtitores Prados. Ngjarjet e tmerrshme të asaj nate, u përshkruan në dy tabllo të famshme nga piktori spanjoll Francisco Goya. 

 

2 Maj 1536 – Mbretëresha e Anglisë, Ana Bolena, arrestohet dhe burgoset nën akuzat e kurorë-shkeljes, inçestit, tradhtisë dhe magjisë.

 

2 Maj 1941 – Pas grushtit të shtetit kundër Princit të Kurorës në Irak, Abd al-Ilah, Mbretëria e Bashkuar nis Luftën Anglo-Irakiane për ta rivendosur atë në pushtet.

 

2 Maj 1945 – Lufta e Dytë Botërore:Bashkimi Sovjetik shpall rënien e Berlinit. Po atë ditë  pushojnë së luftuari 1 milionë trupa gjermane në Italinë Veriore.

 

2 Maj 1989 – Lufta e Ftohtë:Hungaria fillon çmontimin e rrethimit të saj kufitar me Austrinë , e cila lejon që një numër gjermanësh lindorë të defektojnë.

 

2 Maj 1998 – Banka Qendrore Evropiane është themeluar në Bruksel për të përcaktuar dhe zbatuar politikën monetare të Bashkimit Evropian.

 

2 Maj 2008 – Ciklon Nargis godet ashpër Birmaninë, duke vrarë mbi 138.000 njerëz, dhe duke lënë miliona njerëz të pastrehë.

 

2 Maj 2011 – Një epidemi e E.Coli godet Evropën, kryesisht Gjermanisë, duke shkaktuar më shumë 30 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të sëmurë.

 

2 Maj 2014 – Dy rrëshqitjet të mëdha të tokës në rajonin Badakhshan në Afganistan, i marrin jetën më shumë se 2.500 njerëzve.

 

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Udhëtuan për një muaj në këmbë, 150 emigrantë zbarkojnë në Amerikë

Udhëtuan për një muaj në këmbë, 150 emigrantë zbarkojnë në Amerikë

Rinasit i shtohen 10 destinacione të reja fluturimesh

Rinasit i shtohen 10 destinacione të reja fluturimesh

Lojë nervash në ajër, avioni rus ‘fërkohet’ me atë amerikan

Lojë nervash në ajër, avioni rus 'fërkohet' me atë amerikan

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”
Showbizz

Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien e tensionuar me ish-vjehrrën: “Ishte xheloze”

by mirseda
23:08 | 02/06/2025
0

Xheneta Fetahu, tashmë e njohur edhe si opinioniste në emisionin “E Diell” në Top Channel, ka ndarë...

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

Probleme muskulore për Brojën, situata e sulmuesit kuqezi

23:00 | 02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

“Tifozat Kuq e Zi” bojkotojnë ndeshjen Shqipëri–Serbi, zbulojnë arsyet

21:59 | 02/06/2025
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin

21:44 | 02/06/2025
Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

Cristian Shpendi në modë, 3 skuadra në garë për shërbimet e tij

21:10 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com