Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Nëntor?

19 Nëntor 1925- Lind sociologu dhe filozofi i famshëm polak Zygmunt Bauman

Bauman u lind nga prindër hebreo-polakë në Poznan në vitin 1925. Kur Polonia u pushtua nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik në vitin 1939, familja e tij u arratis në lindje në BRSS. Bauman pastaj u angazhua në Ushtrinë e Parë Polake të kontrolluar nga Sovjetikët, duke punuar si instruktor politik. Ai mori pjesë në betejat e Kolbergut dhe Berlinit. Në majin e vitit 1945, nderohet me Kryqin Ushtarak.

Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë një nga drejtuesit më të rinj të Ushtrisë Polake. Më vonë Bauman punoi për inteligjencën ushtarake, të cilin më vonë e cilësoi si një gabim të madh të jetës së tij. Ai studioi për sociologji në Akademinë e Shkencave Politike dhe Shoqërore të Varshavës. Fillimisht, mbeti i afërt me doktrinën ortodokse marksiste, por i ndikuar nga Antonio Gramshi dhe Georg Simel, ai u bë gjithnjë e më kritik ndaj qeverisë komuniste polake.

I ballafaquar me presionin politik në rritje, Bauman largohet nga rradhët e Partisë Komuniste Polake në janarin e vitit 1968, ndërsa pas ngjarjeve të marsit në 1968, iu hoq shtetësia polake dhe u largua nga vendi fillimisht në Izrael dhe më pas në Angli, ku dha mësim në Universitetin e Lidsit.

Bauman ishte një nga teoricienët më të shquar socialë në botë, duke shkruar mbi çështje të larmishme si modernizmi dhe Holokausti, konsumerizmi postmodern dhe modernizmi i lëngshëm, ndërsa vitet e fundit ka qenë kritik ndaj teknologjisë dhe mediave sociale, që sipas tij po i shkaktojnë një vetmi të thellë qytetarit modern.

19 Nëntor 1942 – Nis kundërsulmi i ushtrisë sovjetike në Stalingrad

Ushtria e Kuqe Sovjetike nën udhëheqjen e marshallit Georgi Zhukov nis Operacionin “Urani”, kundërsulmin e madh sovjetik që u shndërrua në betejën e Stalingradit. Në fillim të shtatorit 1942, gjenerali gjerman Von Paulus urdhëroi sulmin e parë ndaj Stalingradit, duke vlerësuar se do ta pushtonte brenda 10 ditësh.

Kështu filloi një nga betejat më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore dhe padyshim më e rëndësishmja, pasi qe një pikë kthese në luftën midis Gjermanisë dhe BRSS. Komanda gjermane e nënvlerësoi shkallën e kundërsulmit sovjetik, dhe Ushtria e Gjashtë u dërrmua shpejt nga ofensiva, ku përfshiheshin 500.000 trupa sovjetike, 900 tanke dhe 1.400 avionë.

Brenda tre ditëve, e gjithë ushtria prej më shumë se 200.000 burrash u rrethua. Trupat italiane dhe ato rumune u dorëzuan, por gjermanët u mbajtën edhe disa javë më shumë, duke marrë furnizime të kufizuara nga ajri, dhe duke pritur përforcime. Hitleri urdhëroi Von Paulusin të mos tërhiqej në asnjë mënyrë, duke i dhënë gradën marshall.

Por sulmet e pandërprera sovjetike, dimri i egër dhe bllokimi i funizimeve, e detyroi Paulusin të dorëzohej më 31 janar 1943. Vetëm 90.000 ushtarë gjermanë ishin ende gjallë në atë moment, dhe vetëm 5.000 prej tyre do të mbijetonin në kampet e robërve, dhe do të rriktheheshin në Gjermani.

19 Nëntor 1863 – Abraham Lincoln mban fjalimin e tij të famshëm në Getisburg

Presidenti amerikan mban një fjalim të shkurtër në ceremoninë e ngritjes së varrezave për të rënët e betejës së famshme të Getisburgut në Pensilvani gjatë Luftës Civile Amerikane. Ky fjalim, cilësohet një nga më të rëndësishmit dhe më madhështorët në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në pak më shumë se dy minuta, Lincoln evokoi parimet e barazisë njerëzore të mbështetura nga Deklarata e Pavarësisë, dhe e ripërcaktoi Luftën Civile si një luftë jo vetëm për bashkimin e vendit, por si një “lindje të re të lirisë”, që do të sillte barazi të vërtetë për të gjithë qytetarët e saj, dhe që do të krijonte një komb të unifikuar, në të cilin të drejtat e shteteve të veçanta nuk ishin më dominues.

19 Nëntor 1985 – Për herë të parë në 8 vjet, udhëheqësit e Bashkimit Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara, mbajnë një konferencë të nivelit të lartë. Takimi në Gjenevë të Zvicrës, mes presidentit amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësit sovjetik Mikhail Gorbaçov, nuk prodhoi ndonjë marrëveshje mbi kufizimin e armatimeve. Megjithatë, ai shënoi hapin e parë të një seri takimesh zyrtare dhe personale, që pas 2 vitesh kulmoi me arritjen e një marrëveshje mbi një gamë të gjerë çështjesh të kontrollit të armëve.

19 Nëntor 1794 – Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe nënshkruajnë Traktatin e Xhej, që synonte të zgjidhte disa nga problemet e mbetura pezull mes dy vendeve, që nga Lufta Revolucionare Amerikane.

19 Nëntor 1824 – Një stuhi e fortë përmbyt kreyqytetin e perandorisë ruse, Shën Petersburg, duke shkaktuar vdekjen e mbi 10 mijë njerëzve.

19 Nëntor 1912 – Në Luftën e Parë Ballkanike, ushtria serbe pushton Manastirin, duke i dhënë fund sundimit pesë shekullor osman të Maqedonisë.

19 Nëntor 1919 – Senati i SHBA-së, hedh poshtë Traktatin e Versajës dhe Lidhjen e Kombeve.

19 Nëntor 1943 – Nazistët shkatërrojnë kampin e përqëndrimit Janovska në Lviv të Ukrainës Perëndimore, duke vrarë të paktën 6000 hebrenj, pas një kryengritjeje të dështuar të këtyre  të fundit.

19 Nëntor 1944 – Presidenti amerikan, Franklin D. Roosevelt, autorizon shitjen e 14 miliardë dollarëve në formën e bonove, për të ndihmuar në përballimin e kostove të luftës.

19 Nëntor 1954 – Princi i Monakos Rainieri III, themelon “Télé Monte Carlo”, kanalin më të vjetër televiziv privat në Evropë.

19 Nëntor 1979 – Udhëheqësi iranian, Ajatollah Ruhollah Khomeini, urdhëron lirimin e 13 pengjeve amerikane, që po mbaheshin në ambasadën amerikane në Teheran.

19 Nëntor 1984 – Një seri shpërthimesh në rafinerinë e naftës “Pemex” në San Juan Ixhuatepec pranë Mexico City, shkakton një zjarr të madh që i merr jetën rreth 500 njerëzve.

19 Nëntor 1988 – Udhëheqësi komunist serb dhe presidenti i ardhshëm i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, deklaron publikisht se Serbia ndodhet nën sulmin e separatistëve shqiptarë në Kosovë, tradhtisë së brendshme brenda Jugosllavisë, dhe një komploti të huaj për të shkatërruar Serbinë dhe Jugosllavinë.

19 Nëntor 2010 – Katër shpërthime të njëpasnjëshme ndodhin në minierën e lumit Pike në Zelandën e Re, duke shkaktuar vdekjen e 29 minatorëve.

19 Nëntor 2013 – Dy kamikazë shpëthejnë veten në ambasadën iraniane në Bejrut, duke vrarë 23 njerëz dhe plagosur 160 të tjerë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Nëntor:retrospektive

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 19 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 19 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 19 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 19 nëntor 2017

Shoferët abuzues e pësojnë keq, ç’ndodhi gjatë natës në kryeqytet?

Shoferët abuzues e pësojnë keq, ç’ndodhi gjatë natës në kryeqytet?







JU REKOMANDOJMË

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e qeverisë për shoqëritë e transportit
Aktualitet

Këshilli i Tiranës pritet të miratojë nesër vendimin e qeverisë për shoqëritë e transportit

by mirseda
16:44 | 21/04/2026
0

Nesër (22 prill) në Këshillin Bashkiak të Tiranës pritet të shqyrtohet dhe miratohet me kërkesë të Ministrisë...

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla bën rekurs në Gjykatën e Lartë

16:17 | 21/04/2026
Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

Rama në Greqi, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Delphit

16:13 | 21/04/2026
Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati

Ambasadori amerikan në NATO vizitë në Kosovë, pritet nga Anu Prattipati

15:23 | 21/04/2026
Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

Magazina me kanabis në Peqin, përjashtohen nga policia 7 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të policisë lokale

15:21 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com