Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 19 Dhjetor?

27 Jan 1998 --- BILL CLINTON DENIES RELATIONS WITH M.LEWINSKY. --- Image by © CORBIS SYGMA

19 Dhjetor 1998 – Kongresi voton pro shkarkimit të presidentit Bill Clinton (impeachment)

Pas gati 14 orësh debati, Kongresi Amerikan miraton 2 nene të fajësimit të presidentit Bill Clinton, duke e akuzuar atë për gënjimin e jurisë së madhe federale, dhe pengimin e drejtësisë. Clinton, presidenti i dytë në historinë amerikane që i nënshtrohej procedurave të shkarkimit (impeachment), u zotua të përfundonte mandatin e tij.

Në nëntorin e vitit 1995, Clinton filloi një lidhje me Monica Lewinsky, një praktikante 21-vjeçare që kishte nisur punë në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë një viti e gjysmë, presidenti dhe Lewinsky patën rreth 20 takime seksuale në Shtëpinë e Bardhë. Në prillin e vitit 1996, Lewinsky u transferua me punë në Pentagon. Atë verë, ajo i rrëfeu për herë të parë koleges së saj Linda Tripp, mbi marrëdhënien e saj seksuale me presidentin.

Në vitin 1997, Tripp filloi të regjistrojë fshehurazi bisedat me Lewinsky, gjatë së cilës kjo foli në detaje për lidhjen me presidentin. Në dhjetor, avokatët e Paula Jones, që po padisnin presidentin me akuzën e ngacmim seksual, e bindën Lewinsky të denoncojë. Por në janarin e vitit 1998, sipas rekomandimeve të presidentit, Leëinsky paraqiti një deklaratë në të cilën ajo mohonte se kishte pasur marrëdhënie seksuale me të.

Pesë ditë më vonë, Tripp kontaktoi zyrën e avokatit Kenneth Starr për të folur mbi Lewinsky dhe rregjistrimet që ajo kishte realizuar me këtë të fundit. Tripp, u takua sërish me Leëinsky dhe më 16 janar, kjo e fundit u mor në pyetje nga agjentët e FBI-së dhe disa prokurorë në një dhomë hoteli, ku u pyet dhe iu ofrua imunitet nëse bashkëpunonte me prokurorinë.

Disa ditë më vonë, skandali shpërtheu dhe presidenti Clinton i mohoi publikisht akuzat, duke thënë:”Unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me atë grua, znj. Leëinsky!”. Në fund të korrikut 1998, avokatët e Leëinsky dhe Starr arritën një marrëveshje të plotë imuniteti, që mbronte si Leëinsky ashtu edhe prindërit e saj, të cilët Starr i kishte kërcënuar me ndjekje penale. Më 6 gusht, Leëinsky u paraqit para jurisë së madhe për të filluar dëshminë e saj dhe më 17 gusht, dëshmoi vetë presidenti Clinton.

Në kundërshtim me dëshminë e tij në çështjen e Paula Jones për marrëdhënie seksuale, Presidenti Klinton pranoi para prokurorëve nga zyra e këshillit të pavarur, se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me zonjën Lewinsky. Në 4 orët e dëshmisë me dyer të mbyllura, të kryer në Sallën e Hartave të Shtëpisë së Bardhë, Clinton fliste para një kamera televizive me qark të mbyllur dhe një jurie të madhe në një gjykatë pranë federatës.

Ai ishte presidenti i parë që dëshmonte përpara një jurie të madhe, e cila po hetonte sjelljen e tij. Atë mbrëmje, Presidenti Clinton mbajti një fjalim televiziv prej 4 minutash, ku pranoi para amerikanëve se ishte angazhuar në një marrëdhënie të papërshtatshme me Leëinsky. Në fjalimin e shkurtër, nuk përmendi në asnjë rast fjala “seks”, ndërsa fjala “keqardhje” u përdor vetëm në lidhje me pohimin e tij se kishte mashtruar publikun dhe familjen e tij.

Pas Kongresit, më 7 janar 1999 e njëjta procedurë nisi edhe në Senat, dhe pesë javë më vonë, më 12 shkurt, Senati votoi nëse do ta shkarkonte apo jo presidentin Clinton nga detyra nga posti. Presidenti u lirua nga të dyja dy nenet e fajësimit. Prokuroria kishte nevojë për një shumicë prej dy të tretash për ta dënuar, por nuk arriti të arrinte as edhe një shumicë të thjeshtë. Duke e refuzuar akuzën e parë të dëshmisë së rreme, 45 demokratë dhe 10 republikanë votuan për shpalljen ”jo-fajtor” të presidentit, ndërsa në lidhje me akuzën e pengimit të drejtësisë Senati u nda 50-50.

19 Dhjetor 1986 – Gorbaçov liron nga internimi disidentin e famshëm Andrei Sakharov

Udhëheqësi sovjetik urdhëron lirimin e fizikantit të famshëm Andrei Sakharov dhe bashkëshorten e tij Elena Boner, nga internimi i tyre i brendshëm në Gorki, një qytet i madh buzë lumit Vollga, i cili ishte i ndaluar për të huajt. Masa u përshëndet ndërkombëtarisht, si një provë e angazhimit të Gorbaçovit për uljen e represionit politik brenda Bashkimit Sovjetik. Sakharovi ishte një kritik i ashpër i politikave qeveritare në Rusi.

Ai u dënua me internim në vitin 1980 pas denoncimeve të tij kundër pushtimit sovjetik të Afganistanit. Përgjatë viteve, Sakharov u shfaq si një simbol i disidentëve sovjetikë, dhe u bë hero për shumë njerëz në Perëndim. Gorbaçov, i cili premtoi të lehtësonte kufizimet politike sovjetike, pranoi se lirimi i Sakharov dhe gruas së tij, do të legjitimonte programin e tij të “glasnost”, hapjes politike.

19 Dhjetor 2005 – Presidenti iranian Ahmadinexhad, ndalon transmetimin e çdo lloj muzike perëndimore në radiot dhe televizionet shtetërore

Deklarata e parë e njohur nga një figurë publike, mbi potencialin e muzikës popullore për të vepruar si forcë shoqërore destabilizuese, është bërë nga filozofi i madh Platoni që 2 mijë e ca vitë më parë shkroi:”Kur ndryshon mënyra e të luajturit muzikë, dridhen muret e qytetit!”. Presidenti i sapozgjedhur iranian, Mahmud Ahmadinexhad, njoftoi një ndalim total të muzikës perëndimore në televizionin dhe radiot shtetërore në Republikën Islamike të Iranit.

Ky vendim ishte në përputhje me antipatinë ndaj kulturës perëndimore, që presidenti Ahmadinexhad kishte treguar më herët si kryebashkiak i Teheranit. Në vitin 2003, ai urdhëroi ndalimin e të gjitha reklamave në mjedisë publike që shfaqnin yllin ndërkombëtar të futbollit, David Beckham. Megjithatë, ndalimi i muzikës perëndimore ishte thjesht një rishqyrtim i një politike zyrtare që ekzistonte prej një kohe të gjatë në Iran, që pas Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Asokohe, udhëheqësi iranian Ayatollah Khomeini, deklaroi se “muzika e trullos mendjen, pasi përfshin kënaqësinë dhe ekstazën, të ngjashme me drogën”. Gjithësesi në dekadat pas revolucionit, por para zgjedhjes së Ahmadinexhadit presidenti, toleranca ndaj muzikës perëndimore u rrit në atë pike, saqë këngët e disa muzikantëve perëndimorë – George Michael, Eric Clapton, The Eagles dhe në veçanti Kenny G, sipas BBC – ishin bërë relativisht të zakonshme në televizionin shtetëror iranian.

19 Dhjetor 1912 – Uilliam Van Schaick, kapiten i një anijeje me avull që mori flakë dhe shkaktoi vdekjen e mbi 1 mijë njerëzve, falet nga presidenti amerikan Taft, pas 3 viteve e gjysmë të kaluara në burg.

19 Dhjetor 1983 – Trofeu origjinal i Kupës së Botës, vidhet në Rio De Zhaneiro nga selia e Federatës Braziliane të Futbollit.

19 Dhjetor 2001 – Për shkak të krizës së rëndë ekonomike, në Argjentinë shpërthejnë trazirat popullore.

19 Dhjetor 2016 – Ambasadori rus në Turqi, Andrei Karlov, vritet gjatë ceremonisë së hapjes së një ekspozite arti në Ankara. Vrasësi, Mevlut Mert Altıntash, qëllohet për vdekje nga forcat turke të sigurisë.

19 Dhjetor 2016 – Një sulm terrorist me kamion në Berlin të Gjermanisë, vret dhe plagos shumë njerëz të shumtë në një treg të Krishtlindjeve.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 19 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 19 dhjetor 2017

Shtypi i ditës, 19 dhjetor 2017

Rama përshëndet nga Brukseli, flet për takimin me Mogherinin

Rama përshëndet nga Brukseli, flet për takimin me Mogherinin

Ngrica pushton Tiranën, bllokohet segmenti Qafë Kashar-Rinas. Kujdes në këto akse!

Ngrica pushton Tiranën, bllokohet segmenti Qafë Kashar-Rinas. Kujdes në këto akse!

JU REKOMANDOJMË

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Itali, shpërndante kokainë me makinën që mori me qira, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

by mirseda
20:52 | 20/08/2025
0

Policia italiamne në qytetin Foligno kanë arrestuar një të ri shqiptar 25-vjeçar, i cili u kap me...

Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

Ushtria izraelite: Filloi faza e parë e pushtimit të plotë të Gazës

20:41 | 20/08/2025
“Nuk mund të ketë bisedime për paqen pa Rusinë”, Lavrov: Kina duhet të jetë ndër garantuesit e sigurisë për Ukrainën

“Nuk mund të ketë bisedime për paqen pa Rusinë”, Lavrov: Kina duhet të jetë ndër garantuesit e sigurisë për Ukrainën

20:11 | 20/08/2025
Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia: Denoncimi u bë nga nëna e tij

Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia: Denoncimi u bë nga nëna e tij

19:53 | 20/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com