Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Nëntor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Nëntor?

16 Nëntor 1922 – Lindi shkrimtari portugez, fitues i Çmimit Nobel, José de Sousa Saramago

Saramago fitoi Nobel në Letërsi në vitin 1998. Veprat e tij, disa prej të cilave mund të shihen si alegorike, paraqesin zakonisht perspektiva subversive mbi ngjarjet historike, duke e vënë theksin tek faktori njerëzor. Në vitin 2003, shkrimtari britanik Harold Bloom e përshkroi Saramagon si “romancierin më të talentuar që jeton ende”. Më shumë se dy milionë kopje të librave të Saramagos janë shitur vetëm në Portugali, ndërsa romanet e tij janë përkthyer në 25 gjuhë të botës.

Një përkrahës i komunizmit libertarian, Saramago ka qenë një kritik i ashpër i institucioneve të tilla si Kisha Katolike, Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Një ateist në bindje, shkrimtari portugez e mbrojti dashurinë si një instrument për të përmirësuar gjendjen e njeriut. Në 1992, qeveria portugeze e drejtuar nga Aníbal Cavaco Silva, urdhëroi heqjen e Çmimit Aristeion për librin e Saramagos “Ungjilli sipas Jezu Krishtit”, duke pretenduar se vepra e tij ishte fyese ndaj fesë katolike.

I zhgënjyer nga kjo censurë politike, ai largohet nga vendi për në ishullin spanjoll të Lanzarotes, ku banoi deri në vdekjen e tij në vitin 2010. Saramago ishte anëtar themelues i Frontit Kombëtar për Mbrojtjen e Kulturës më 1992, si dhe bashkë-themelues me shkrimtarin turk Orhan Pamuk, i Parlamentit Evropian të Shkrimtarëve (EWP).

Saramago lindi në Azinhaga, një fshat i vogël në provincën Ribatejo, rreth njëqind kilometra në verilindje të Lisbonës. Në vitin 1924, familja shpërngulet në Lisbonë, ku babai i tij filloi të punonte si polic. Saramago ishte një nxënës i mirë, por prindërit nuk kishin mundësi të përballonin shpenzimet e gjimnazit, ndaj e dërguan në një shkollë profesionale në moshën 12- vjeçare.

Pas diplomimit, punoi si mekanik për dy vjet. Më vonë u angazhua si përkthyes, dhe më pas si gazetar. Saramago ishte ndihmës/redaktor i gazetës “Diário de Notícias”, nga ku u largua pas triumfit të revolucionit demokratik të vitit 1974. Ai nuk arriti të kishte sukses apo ndonjë famë ndërkombëtare derisa sa mbushi 60-vjeç, me botimin e romanit të tij të katërt, “Memorial do Convento”. Saramago iu bashkua Partisë Komuniste Portugeze në vitin 1969, dhe mbeti anëtar i saj deri në fundin e jetës së tij.

16 Nëntor 1930 – Lind bosi i bosëve mafiozë të Cosa Nostra, Salvatore “Toto” Riina

“Toto” Riina njihet si drejtuesi i fushatës vrastare më të pamëshirshme në historinë e mafias italiane, që mbërriti kulmin në fillim të viteve 1990, kur vrasja e prokurorëve të antimafias Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, shkaktoi një reagim të fortë të opionit publik, çka nxiti autoritetet shtetërore t’i jepnin një goditje të madhe organizatës kriminale.

Riina pasoi Luciano Leggio si shefi kryesor i fraksionit Korleonez në mafian siçiliane në fillim të viteve 1980, dhe arriti të vihet në krye të Cosa Nostra-s pas një lufte të egër për pushtet brenda radhëve të organizatës. Njeriu më i besuar i tij, Giovanni Brusca, vlerësohet se të ketë vrarë 100-200 persona me urdhrin e vetë Riinës.

Në shkelje të hapur të kodeve tradicionale të mafias, Riina urdhëroi edhe vrasjen e grave dhe fëmijëve, vetëm për të mbjellë terror. Pas shumë dekadave në arrati, ai u arrit të kapet nga policia në vitin 1993, çka provokoi një seri shpërthimesh pa dallim, duke mos kursyer as galeritë e artit dhe kishat. Riina qëndron aktualisht në një burg të sigurisë së lartë.

16 Nëntor 1914 – Në Gjermani krijohet Lidhja e re e Atdheut

Një grupim i vogël intelektualësh të udhëhequr nga mjeku Georg Nicolai themelon “Bund Neues Vaterland”, Lidhjen e Re të Atdheut. Një nga mbështetësit më aktivë të organizatës ishte miku i tij, fizikanti i shquar Albert Einstein. Të dy kishin shkruan një përgjigje pacifiste ndaj manifestit të famshëm pro-luftarak të tetorit 1914, që ishte nënshkruar nga 93 intelektualë kryesorë gjermanë nga fusha të ndryshme, duke përfshirë fizikantin Max Planck, piktorin Max Lieberman dhe poetin Gerhart Hauptmann.

Mjerisht anti-manifestoja e tyre nuk pati shumë mbështetje, ndaj Nicolai dhe Einstein i përqendruan përpjekjet e tyre në Lidhjen e Re të Atdheut. Ata kërkuan dhënien menjëherë fund të Luftës së Parë Botërore në favor të “një paqeje të drejtë, dhe pa aneksime territorial”. Së dyti, duhej të themelohej një organizatë ndërkombëtare për të parandaluar luftërat e ardhshme.

Sipas Dr Franziska Baumgartner-Tramer, e cila mori pjesë në disa nga mbledhjet e organizatës, Einstein foli “me pesimizëm të madh mbi të ardhmen e marrëdhënieve njerëzore”.

Në korrikun e vitit 1915, Lidhja publikoi një tjetër deklaratë, të nënshkruar nga 91 intelektualë të shquar gjermanë, që kundërshtonin aneksimet territoriale dhe bënin thirrje për një paqe kompromisi. Autoritetet gjermane reaguan duke bastisur zyrat e lidhjes, dhe i ndaluan anëtarët e saj që të botonin ndonjë dokument tjetër, apo edhe të shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Në vitet e pasluftës, lidhja u riorganizua dhe në vitin 1922 u riemërtua Lidhja Gjermane për të Drejtat e Njeriut.

16 Nëntor 1945 – Themelohet UNESCO. Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara është një degë e veçantë e Kombeve të Bashkuara që promovon paqen dhe mirëqenien nëpërmjet edukimit, bashkëpunimit shkencor dhe mirëkuptimit dhe shkëmbimit kulturor. Ajo e ka selinë në kryeqytetin francez, Paris, dhe në të janë anëtare 195 vende të botës.

16 Nëntor 1965 – Sovjetikët lëshojnë në hapësirë sondën “Venera 3”, për të shkuar në planetin Afërditë. Mjerisht, për shkak të çështjeve teknike, ajo nuk ishte në gjendje të dërgonte ndonjë informacion në Tokë prej andej. Sonda e parë hapësinore, që dërgoi të dhëna nga një planet tjetër në Tokë ishte “Venera 7”.

16 Nëntor 1793 – Nëntëdhjetë priftërinj katolikë disidentë, ekzekutohen nga revolucionarët jakobinë në Nantë.

16 Nëntor 1828 – Një gjykatë ruse dënon me vdekje shkrimtarin Fjodor Dostojevski, për aktivitete antiqeveritare të lidhura me një grupim intelektual radikal. Ekzekutimi anulohet në momentin e fundit, dhe konvertohet në punë të detyruar në një kamp në Siberi.

16 Nëntor 1940 – Në kundërpërgjigje të sulmit ajror mbi Coventry nga Luftwaffe, Forcat Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe bombardojnë qytetin gjerman të Hamburgut.

16 Nëntor 1988 – Sovjeti Suprem i Republikës Socialiste Estoneze, deklaron se Estonia është “sovrane”, por frenohet të shpallë pavarësinë.

16 Nëntor 1988 – Në zgjedhjet e para të lira në më shumë se një dekadë, votuesit në Pakistan zgjedhin kandidaten popullore Benazir Bhutto si kryeministren e re të vendit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Nëntor?retrospektive

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 16 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 16 nëntor 2017

Parashikimi i motit, deri kur do ju duhet çadra sot?

Parashikimi i motit, deri kur do ju duhet çadra sot?

Kujdes shoferë! Nga sot dënoheni nga policia, nëse…

Kujdes shoferë! Nga sot dënoheni nga policia, nëse…







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi
Aktualitet

Aksident i rëndë në fshatin Salari, përmbyset furgoni, humb jetën shoferi

by mirseda
21:25 | 28/01/2026
0

Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë. Aksidenti ka ndodhur në...

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

Begaj pret Trupin Diplomatik: Shqipëria, partner i besueshëm në rrugën drejt BE-së

21:15 | 28/01/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Rregullat e maturës ndryshojnë: Kontroll më i fortë dhe publikim më i shpejtë i listave

Rregullat e maturës ndryshojnë: Kontroll më i fortë dhe publikim më i shpejtë i listave

20:27 | 28/01/2026
Aksident në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, qytetari përplaset te vijat e bardha

Aksident në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë, qytetari përplaset te vijat e bardha

20:22 | 28/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com