Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Janar?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 16 Janar?

16 Janar 1991 – Fillon Lufta e Gjirit Persik

Në mesnatë, skadoi afati i Kombeve të Bashkuara për tërheqjen e Irakut nga Kuvajti, dhe Pentagoni nis përgatitjet për një ofensivë të madhe ushtarake, për të dëbuar me forcë Irakun nga pushtimi 5-mujor i fqinjit të saj të pasur me naftë. Në orën 4:30 të mëngjesit sipas orës lokale, avionët e parë luftarakë u nisën nga Arabinë Saudite dhe aeroplanmbajtëset amerikane dhe britanike në Gjirin Persik, për të bombarduar Irakun.

Gjatë gjithë mbrëmjes, avionë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja, goditën objektiva në Bagdad dhe përreth tij, teksa bota ndiqte ngjarjet operacionin e transmetuar drejtpërdrejti nga televizionet nëpërmjet satelitit. Në orën 7:00 të mëngjesit, Shtëpia e Bardhë shpalli zyrtarisht fillimin e Operacionit “Stuhia e Shkretëtirës”.

Operacioni u ndërmorr nga një koalicion ndërkombëtar nën komandën e gjeneralit amerikan Norman Shvarckopf me praninë e forcave nga 32 kombeve, përfshirë Britaninë, Egjiptin, Francën, Arabinë Saudite dhe Kuvajtin. Gjatë 6 javëve të ardhshme, forcat aleate u angazhuan në një luftë masive ajrore kundër infrastrukurës ushtarake dhe civile të Irakut, dhe hasën pak rezistencë efektive nga forcat ajrore dhe kundërajrore irakiane.

Forcat tokësore irakiane, qenë të pafuqishme gjatë kësaj faze të luftës, dhe masa e vetme hakmarrëse e udhëheqësit irakian Sadam Husein, ishte nisja e sulmeve me raketa SCUD kundër Izraelit dhe Arabisë Saudite. Sadami shpresonte që sulmet me raketa, do ta provokonin Izraelin të përfshihej në konflikt, duke e shpërndarë kësisoj mbështetjen arabe ndaj luftës. Megjithatë, me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, Izraeli mbeti jashtë luftës.

Më 24 shkurt, filloi një ofensivë e madhe tokësore e koalicionit, dhe forcat e keq-pajisura dhe dhe të dobëta të Irakut, u mundën shumë shpejt. Kuvajti u çlirua në më pak se 4 ditë, dhe shumica e forcave të armatosura të Irakut u dorëzuan, u tërhoqën në Irak, ose u shkatërruan. Më 28 shkurt, Presidenti Xhorxh H.W. Bush, deklaroi një armëpushim, ndërsa Iraku premtoi të respektonte kushtet e paqes së vendosur nga OKB.

Njëqind e njëzet e pesë amerikanë ushtarë u vranë në Luftën e Gjirit Persik, ndërsa 21 të tjerë e konsideruan të zhdukur. Më 20 mars 2003, nisi një luftë e dytë mes Irakut dhe një koalicioni të udhëhequr nga SHBA-ja, këtë herë me objektivin e deklaruar të Uashingtonit për rrëzimin e Sadam Huseinit nga pushteti, si dhe gjetjen dhe eleminimin e armëve të shkatërrimit në masë që pretendohej se zotëronte Iraku.

Husein u kap nga një njësi ushtarake e SHBA-së më 13 dhjetor 2003. Asnjë armë e shkatërrimit në masë nuk u gjet. Edhe pse presidenti i SHBA-së, Xhorxh W.Bush shpalli fundin e operacioneve të mëdha luftarake në Irak më maj 1 2003, në vend nisi një kryengritje në formën e luftës guerrile, që shkaktoi mijëra viktima në rradhët e koalicionit, kryengritësve dhe civilëve.

16 Janar 1945 – Adolf Hitleri strehohet në bunkerin e tij nëntokësor

Fyhreri nazist, zhvendoset në bunkerin e tij nëntokësor në Berlin, ku ai qëndroi për 105 ditë deri kur kreu vetëvrasje. Hitleri u tërhoq në bunker, pasi vendosi të qëndronte në kryeqytet për rrethimin e fundit të madh të luftës. I ndërtuan 17 metra nën kancelarinë e Rajhut, vendstrehimi përmbante 18 dhoma të vogla, dhe ishte plotësisht i vetë-mjaftueshëm, duke patur të gjitha furnizimet e duhura, madje edhe ujin e rrjedhshëm.

Ai doli prej andej në disa raste (një herë për të dekoruar një togë ushtarësh të rinj), teksa e kaloi shumicën e kohës duke menaxhuar atë që kishte mbetur nga forcat e tij mbrojtëse, së bashku me kolegët e tij nazistë Goering, Himmler dhe Ribbentrop. Vazhdimisht në anën e tij qëndronte bashkëshortja, Eva Braun, dhe qeni i tij, Blondi.

Më 29 prill, Hitleri u martua me Evën në vendbanimin e tyre në bunker. Besnike deri në fund, ajo nuk pranoi të largohej nga bunkeri, edhe kur rusët qenë shumë pranë. Vetëm disa orë pasi u bashkuan në martesë, si Hitleri dhe Eva kryen vetëvrasje.

Të paralajmëruar nga oficerët se rusët ishin vetëm rreth një ditë nga parakalimi triumfal para kancelarisë, dhe duke i kërkuar të largoheshin për në Berchtesgarden, një qytezë e vogël në Alpet Bavareze ku Hitleri kishte një shtëpi, diktatori vendosi të qëndrojë dhe kryejë vetëvrasje. Ai dhe gruaja e tij gëlltitën kapsulat me cianur (të cilat ishin testuar më parë për efikasitetin e tyre tek qeni i tij “i dashur”. Për t’u siguruar se do të vdiste, ai qëlloi veten me pistoletën e tij.

16 Janar 1919- Në SHBA hyn në fuqi Ligji i Prohibicionit

Amendamenti i 18-të i Kushtetutës së SHBA-së, që ndalonte “prodhimin, shitjen ose transportimin e pijeve dehëse”, ratifikohet më 16 janar 1919, duke hyrë në fuqi. Lëvizja për ndalimin e alkoolit nisi që në fillim të shekullit XIX-të, kur amerikanët e shqetësuar për

efektet e padëshirueshme të alkoolit, filluan të formonin organizata që kryenin fushata kundër tij.

Nga fundi i shekullit të 19-të, këto grupime ishin shndërruar në një forcë të fuqishme politike, duke bërë fushatë në nivel shtetëror, dhe bërë thirrje për ndalimin e plotë të pijeve alkoolike në nivel kombëtar. Nëntë muaj më vonë pas miratimit të Amendamentit 18, Kongresi miratoi Aktin Volstead, ose Aktin Kombëtar të Prohibicionit (Ndalimit), që parashikonte krijimin e njësisë speciale të Departamentit të Thesarit.

Megjithë përpjekjen e fuqishme nga agjencitë e zbatimit të ligjit, Akti Volstead nuk arriti të parandalonte shpërndarjen e alkoolit në shkallë të gjerë, dhe SHBA përjetoi një lulëzim të krimit të organizuar. Në vitin 1933, miratohet Amendamenti i 21-të i Kushtetutës, që shfuqizoi Prohibicionin.

16 Janar 27 P.E.S- Oktavianit i jepet titulli August (Hyjnor) nga Senati Romak, duke shënuar fillimin e Perandorisë Romake.

16 Janar 550 – Ostrogotët nën drejtimin e Mbretit Totila pushtojnë Romën pas një rrethimi të gjatë, duke koruptuar garnizonin mbrojtës të qytetit.

16 Janar 1412 – Familja e pasur Mediçi në Firence, emërohet si bankierja zyrtare e Papatit.

16 Janar 1547 – Ivani i Tmerrshëm bëhet Cari i Rusisë.

16 Janar 1605 – Në Madrid të Spanjës, botohet për herë të parë libri “Don Kishoti” i shkrimtarit Migel de Servantes.

16 Janar 1707 – Parlamenti skocez ratifikon Aktin e Unionit, duke i hapur rrugën krijimit të Britanisë së Madhe.

16 Janar 1969 – Studenti çek, Jan Palash, kryen vetëvrasje në Pragë të Çekosllovakisë, në shenjë proteste kundër mësymjes së sovjetikëve në Pragë, në pranverën e një vitit më parë.

16 Janar 1979 – Shahu i fundit iranian, Reza Palhavi, ikën nga Irani me familjen e tij dhe zhvendoset në Egjipt.

Përshtati për Tirana Today Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 16 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës
Sport

Përsëritet historia, “Final Four” rikthen përballjet e Kupës

13:33 | 29/04/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 16 janar 2018

Shtypi nga bota, 16 janar 2018

Shtypi i ditës, 16 janar 2018

Shtypi i ditës, 16 janar 2018

Parashikimi i motit 16 Janar

Parashikimi i motit 16 Janar

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025
Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

23:12 | 16/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve
Aktualitet

Bushati zbulon detajet: Ja pse nuk i firmosi Irena Gjkoka urdhërarrestet për bandën e Troplinëve

by mirseda
21:02 | 23/05/2025
0

Analisti Andi Bushati ka hedhur dyshime të forta mbi mënyrën se si SPAK ka vepruar në lidhje...

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

Për 10 ditë në Emergjencë, 13 therje me thika

21:00 | 23/05/2025
PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

PD e denoncoi, Policia e pohon: Fletët e votimit në Peqin, të falsifikuara…

20:32 | 23/05/2025
Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

Tmerr në Florida: Ushtarë amerikanë qëllojnë në një plazh plot njerëz!

20:09 | 23/05/2025
Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë, disa në gjendje të rëndë

19:39 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com