Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Shkurt?

15 Shkurt 399 P.E.S – Filozofi grek Sokrati dënohet më vdekje

Filozofi i lashtë grek, u dënua për krimet e “refuzimit të njohjes së perëndive zyrtare”, “futjes së hyjnive të reja” dhe “korruptimit të të rinjve”. Gjykimi i tij, u zhvillua publikisht në qendër të Athinës, me 3 akuzues, një juri prej 500 burrash, dhe një turmë të madhe spektatorësh.

Për 3 orë, akuzatorët shpalosën akuzat ndaj tij, dhe për 3 orët që pasuan Sokrati pati mundësinë të vetëmbrohej. Në fund,  juria e shpalli 70-vjeçarin fajtor, me 280 vota pro dhe 220 kundër. Pas aktgjykimit, gjykatësve iu kërkua të vendosnin për dënimin e duhur.

Kundërshtarët e Sokratit, argumentuan në favor të dënimit me vdekje, ndërsa vetë Sokrati argumentoi me një sarkazëm keq-interpretuar se “duhet të shpërblehet për veprimet e tij”. Pas disa reflektimeve, ai sugjeroi një gjobë të vogël. Po të kishte sugjeruar largimin nga Athina, jeta ndoshta do t’i ishte kursyer; por në vend të kësaj juristët u detyruan të zgjedhin mes ekzekutimit me vdekje, dhe një gjobe të vogël, dhe ata zgjodhën ekzekutimin.

Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; të hiqte dorë nga bindjet e tij; apo të vdiste duke pirë helmin. Filozofi zgjodhi të dytën. Nxënësi i tij, Platoni, që ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit, e përshkruan kështu ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë, për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën, dhe Sokrati vdiq”.

Arsyet aktuale për gjykimin dhe më pas vdekjen e Sokratit mbeten ende sot paksa të paqarta, dhe madje nuk kanë të ngjarë të kenë të bëjnë fare me fenë, sikurse pretendohej. Përkundrazi, filozofët dhe mësimet e tij anti-demokratike, u konsideruan si një kërcënim për sundimtarët athinas.

Qytet-shteti, sapo kishte dalë nga një periudhë e një kaosi të madh, në të cilën një organizatë rebele e quajtur Thirrja e Tiranëve, kishte rrëzuar qeverinë demokratike, dhe vendosur një sundim brutal të terrorit, duke dëbuar dhe ekzekutuar mijëra qytetarë të pafajshëm, dhe duke tentuar të impononte sundimin oligarkik.

Udhëheqësi i Tridhjetë Tiranëve, Kritia, ishte një nga nxënësit e Sokratit dhe kjo lidhje ndoshta e dënoi mësuesin me vdekje. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga skena e vdekjes së filozofit të madh, duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit, dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike. Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut.

15 Shkurt 1933 – Presidenti amerikan F.D.Roosevelt i shpëton një atentati në Majami

Një murator i papunë, i quajtur Giuseppe Zangara, tenton të vrasë presidentin e sapo-zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Franklin D. Roosevelt. Ai sapo kishte mbaruar një fjalim në Majami, kur nga pjesa e pasme e makinës së tij të hapur, Zangara qëlloi gjashtë here me armë. Pesë njereëz u plagosën, por presidenti nuk mori asnjë plagë. Ndërkohë kryebashkiaku i Çikagos, Anton Cermak, pjesëmarrës në aktivitet, u plagos për vdekje.

Disa burra e sulmuan atentatorin, dhe mund ta kishin rrahur deri në vdekje, nëse nuk do të kishte ndërhyrë vetë Roosevelt, duke për t’iu thënë atyre ta linin drejtësinë në dorën e autoriteteve përkatëse. Zangara pretendoi më vonë se nuk e urrente personalisht Roosevelt, por të gjithë zyrtarët, dhe cilindo që ishte i pasur.

Veprimi ekstrem i Zangaras, reflektonte zemërimin dhe frustrimin e ndjerë nga shumë amerikanë, gjatë Depresionit të Madh. Në kohën e atentatit, Roosevelt ishte ende vetëm president i zgjedhur, dhe akoma nuk ishte betuar. Raporte të pabazuara, pretenduan më vonë se objektivi i vërtetë i Zangara ishte Cermak, duke lënë të kuptohej lidhjen e Zangaras me krimin e organizuar në Çikago. Atenatori u dënua fillimisht për vrasje në tentativë me 80 vjet burg, por kur Cermak vdiq pak ditë më vonë nga plagët, Zangara u dënua me vdekje. Ai vdiq në karrigen elektrike më 5 mars 1933.

15 Shkurt 1936 – Në Gjermani, Adolf Hitler, publikon planin për ndërtimin e makinës “Volksvagen”, “makina e popullit”, me një çmim të përballueshëm. Dy kompanitë më të mëdha Daimler – Benz dhe Auto Union, ranë dakord për të financuar projektin i kryesuar nga Ferdinand Porsh. Në vitin 1935, makina e pare Volksvagen doli në treg, por me çmim më të lartë.

Ndërkohë qeveria krijoi një program financimi. Klientët duhej të depozitonin çdo javë të paktën 5 marka, në një llogari pa interes bankar. Kur shuma të arrinte në 750 marka, personit i dërgohej Volksvageni në shtëpi. Rreth 270.000 gjermanë u regjistruan në atë program, por asnjë makinë  nuk iu dorëzua ndonjëherë ndonjë klienti.       

15 Shkurt 1493 – Ndërsa ndodhej në bordin e anijes Nina , Kristofor Kolombi shkruan një letër të hapur (të shpërndarë gjerësisht pas kthimit të tij në Portugali), ku përshkruan zbulimet e tij dhe gjërat e papritura që ai ndeshi në Botën e Re.

15 Shkurt 1898 – Luftëanija amerikane “USS Maine”, shpërthen dhe mbytet në portin e Havanës në Kubë , duke vrarë 274 marinarë. Kjo ngjarje, bëri që Shtetet e Bashkuara t’i deklarojnë luftë kundër Spanjës.

15 Shkurt 1909 – Një zjarr i madh në Teatrin Flores Akapulko  të Meksikës, i merr jetën 250 njerëzve.

15 Shkurt 1923 – Greqia, bëhet vendi i fundit evropian që miraton Kalendarin Gregorian.

15 Shkurt 1989 – Lufta Sovjeto-Afgane :Bashkimi Sovjetik njofton zyrtarisht, se të gjitha trupat e tij janë larguar nga Afganistani.

15 Shkurt 1991 – Udhëheqësit e Çekosllovakisë , Hungarisë dhe Polonisë, nënshkruajnë Marrëveshjen e Vishegradit, për të garantuar bashkëpunimin në lëvizjen drejt sistemeve të tregut të lire.

15 Shkurt 2003 – Në mbi 600 qytete në mbarë botën, zhvillohen protesta kundër luftës në Irak. Është vlerësuar se gati 30 milionë njerëz morën pjesë në to, duke e bërë këtë demonstratën më të madhe të paqes në histori.

15 Shkurt 2012 – Treqind e gjashtëdhjetë njerëz, vdesin në një zjarr në një burg të Hondurasit në qytetin e Çomajagas.

15 Shkurt 2013 – Një meteor shpërthen mbi Çeljabinsk të Rusisë, duke plagosur mbi 1.500 njerëz.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Shtypi nga bota, 15 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 15 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 15 shkurt 2018

Shtypi i ditës, 15 shkurt 2018

Rikthehen reshjet e shiut, ja ç’parashikohet për motin sot

Parashikimi i motit 15 Shkurt







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten
Showbizz

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

by mirseda
22:55 | 14/01/2026
0

Stine ka dhënë së fundmi një intervistë në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka folur...

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com