Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Mars?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Mars?

15 Mars 2011 – Nis Lufta Civile Siriane

Trazirat në Siri, pjesë e valës së gjerë të protestave të Pranverës Arabe, u shkaktuan nga pakënaqësia me qeverinë e Bashar Al Asadit, dhe u përshkallëzuan në një konflikt të armatosur, pasi ato nisën të shtypen me dhunë. Më 15 mars 2011, protestuesit marshuan për herë të parë në kryeqytetin Damask , duke kërkuar reforma demokratike dhe lirimin e të burgosurve politikë. Forcat e sigurisë, hakmerren duke hapur zjarr mbi protestuesit dhe vrarë 6 prej tyre.

Protesta u shkaktua nga arrestimi i 13-vjeçarit Hamza Al-Khateb, që u torturua deri në vdekje për shkak se kishte guxuar të shkrunte në mur parrulla kundër qeverisë. Autoritetet i hodhën poshtë akuzat, duke akuzuar Katarin për nxitjen e protestave.  

Protestat vazhduan çdo ditë, dhe më 20 mars, protestuesit dogjën selinë e Partisë Baath dhe  ndërtesa të tjera. Përleshjet që pasuan, shkaktuan vdekjen e 7 policëve dhe 15 protestuesve. Dhjetë ditë më vonë në një fjalim në televizion, presidenti Bashar Al-Asad fajësoi “komplotistët e huaj” për trazitat që po ndodhnin në vend.

Deri më 7 prill, protestuesit kryesisht kërkuan reforma demokratike, lirimin e të burgosurve politikë, rritje të lirive civile, heqjen e ligjit të emergjencës dhe fundin e praktikave korruptive. Pas asaj date, theksi u zhvendos ngadalë drejt thirrjes për të rrëzuar nga pushteti Asadin.

Protestat u përhapën më tej. Të premten e 8 prillit 2011, ato ndodhën njëkohësisht në 10 qytete. Deri të premten e 22 prillit, protesta u përhap në 20 qytete. Deri në fundin e majit 2011, 1.000 civilë , dhe 150 ushtarë dhe policë kishin gjetur vdekjen.

Nga fundi  i korrikut 2011, deri në prillin e 2012-ës, u ngritën në mbarë Sirinë milicitë e armatosura opozitare, duke nisur zytarisht rebelimit i armatosur kundër autoriteteve të Damaskut.

Në atë fazë të konfliktit, komuniteti ndërkombëtar ishte një mbështetës i hapur i kryengritësve. Në fillim të vitit 2012, Kofi Annan ndërmjetësoi arritjen e një armëpushimi në periudhën prill-maj 2012. Rifillimi i luftimeve pas masakrës së Hulas  më 25 maj ku gjetën vdekjen 108 rebelë, shënoi një fazë të re të konfliktit ku u përfshinë edhe shumë grupime dhe pale të tjera ndërluftuese, interesat e të cilave ishin të ndryshme.

Në fillim të vitit 2013 grupime ekstremiste si ISIS, Al-Nusra etj, nisën të pushtojnë dhe vënë nën kontroll pjesë të mëdha të Sirisë por edhe Irakut fqinj duke shpallur krijimin e Kalifatit të Shtetit Islamik. Në konflik u përfshinë edhe forcat iraniane, amerikane, ruse dhe në fund ato turke, secila për interesa të ndryshme gjeostrategjike.

Kur kanë kaluar shtatë vite, lufta civile siriane është ende larg fundit. Sigurisht ISIS-i është pothuajse mposhtur, por Asadi mbetet në pushtet falë ndihmës së rusëve, në veri ka një problem të madh me çështjen e kurdëve , ndërsa fuqitë e mëdha nuk ndajnë asnjë lloj konsensusi se si mund të arrihet një armëpushim, dhe t’i jepet fund një konflikti që ka marrë deri më tani jetën e gati 500 mijë njerëzve.

15 Mars 1917 – Car Nikolla II i Rusisë abdikon nga froni

Pas triumfit të Revolucionit të Shkurtit, Cari Nikolla II, sundimtar i Rusisë që nga viti 1894, detyrohet të heqë dorë nga froni, si pasojë e presionit nga kryengritësit e Petrogradit, dhe vendin e tij e zë qeveria provinciale. I kurorëzuar më 26 maj 1894, Nikolla nuk ishte as i trajnuar as i prirur për të sunduar, gjë që nuk ndihmoi autokracinë që ai kërkoi të ruante, në një epokë të dëshpëruar për ndryshim.

Rezultati katastrofik i Luftës Ruso-Japoneze, çoi në Revolucionin Rus të vitit 1905, të cilin Cari e shpërndau vetëm pas nënshkrimit të një manifesti, që premtonte një qeveri përfaqësuese dhe liritë themelore civile në vend. Megjithatë, ai u tërhoq shumë shpejt nga pjesa dërrmuese e këtyre lëshimeve, dhe bolshevikët si dhe grupet e tjera revolucionare fituan mbështetje të gjerë në popull.

Në vitin 1914, Nikolla e udhëhoqi vendin e tij drejt një tjetër lufte të kushtueshme, dhe pakënaqësia në Rusi u rrit në kulm pasi ushqimi u racionua, ushtarët u lodhën me luftën, ndërsa disfatat shkatërruese në pjesën lindore dëshmuan sërish lidershipin joefektiv të carit.

Në marsin e vitit 1917, garnizoni i ushtrisë në Petrograd, iu bashkua punëtorëve grevistë në kërkesat e tyre për reforma sociale, dhe Car Nikolla II u detyrua të abdikojë.  Ai dhe familja e tij u mbajtën fillimisht në pallatin e Carskoje Selo, pastaj në pallatin mbretëror në Ekaterinburg pranë Tobolskut.

Në korrikun 1918, përparimi i forcave kundër-revolucionare drejt Ekaterinburg, bëri që bolshevikët të kishin frikë se Nikolla mund të shpëtohej. Pas një takimi të fshehtë, u vendos dënimi me vdekje për të gjithë familjen perandorake. Nikolla, gruaja, fëmijët e tij, dhe disa prej shërbëtorëve u vranë mbrëmjen e 16 korrikut.

15 Mars 44 P.E.S.– Jul Çezari, “diktator për jetë” i Republikës Romake, vritet nga senatorët gjatë një takimi në sallën e Teatrit Pompei në Romë. Në komplot morën pjesë rreth 60 fisnikë, përfshi edhe njeriun për të cilin Çezari ishte kujdesur aq shumë, Mark Bruti. Çezari kishte në plan të largohej nga Roma për një betejë më 18 mars, dhe kishte emëruar anëtarë besnikë të ushtrisë për të qeverisur republikën në mungesë të tij.

Kjo i zemëroi senatorët, që bënë shpejt plane për ta vrarë. Kur hyri në sallë, Çezari u rrethua nga senatorët që mbanin thika dhe shpata. Goditja e parë i erdhi në qafë, pastaj senatorët e tjerë nisën ta godisnin në mënyrë të përsëritur në kokë. Mark Bruti e goditi në ije. Çezari e pa në sy duke i thënë: “Edhe ti, biri im!?” Nisur nga kjo shprehje, historianët spekullojnë se Bruti mund të ketë qenë një djalë jashtë martese i Jul Çezarit.

15 Mars 1493 – Kristofor Kolombi, kthehet në Spanjë pas udhëtimit të tij të parë në Amerikë.

15 Mars 1848 – Një revolucion shpërthen në Hungari. Habsburgët, monarkët sundimtarë detyrohen të përmbushin kërkesat e Partisë Reformatore.

15 Mars 1907 – Finlanda është vendi i parë europian që u jep grave të drejtën e votës.

15 Mars 1916 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Udrou Uilson dërgon 4.800 trupa amerikane në kufirin SHBA-Meksikë, për të ndjekur dhe vrarë revolucionarin meksikan Panço Vila.

15 Mars 1921 – Talaat Pasha, ish-veziri i Madh i Perandorisë Osmane dhe arkitekti kryesor i gjenocidit armen, vritet në një atentat në Berlin nga armeni 23 vjeçar, Soghomon Tehlirian.

15 Mars 1991 – Lufta e Ftohtë:Hyn në fuqi Marrëveshja për Zgjidhjen Përfundimtare të statusit të  Gjermanisë, duke i dhënë sovranitet të plotë Republikës Federale të Gjermanisë.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 15 mars 2018

Shtypi i ditës, 15 mars 2018

Shtypi nga bota, 15 mars 2018

Shtypi nga bota, 15 mars 2018

Shqiptarët më të varfrit në rajon, 80% jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë

Shqiptarët më të varfrit në rajon, 80% jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian
Aktualitet

Vdiq pas një operacioni në Tiranë,prokuroria e Padovas nis hetimin për vdekjen e biznesmenit italian

by mirseda
13:09 | 12/02/2026
0

Vdekja e Massimo Ferro-s, një sipërmarrës 54-vjeçar nga Camposampiero i Italisë, po hetohet në dy shtete, Shqipëri...

“10 shkurti ua luajti fiqirin këtyre”, Berisha thirrje qytetarëve: 20 shkurti dita juaj!

“Autopsinë e plotë të AKSHI e ka bërë videoteka e Ergys Agasit”, Berisha: Aty dalin porosi vrasje!

12:56 | 12/02/2026
Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

Kryemadhi paraqitet në SPAK, nuk kursen batuat me gazetarët: Sa të mbaroj gjyqin, kthehemi …

12:15 | 12/02/2026
Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

Berisha: Banorët e Roskovecit t’i heqin mandatin Zegjine Çaushit, është “kone” e Lubisë

12:12 | 12/02/2026
Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

Të shtëna me armë në bankë dhe tentativa për grabitje,reagon policia e Tiranës, si u arrestua autori

12:01 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com