Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Janar?

15 Janar 1929- Lind aktivisti afro-amerikan Martin Luther King Jr.

Martin Luther King Jr, një pastor protestant amerikan, u bë zëdhënësi më i famshëm i komunitetit afro-amerikan, dhe një lider në lëvizjen për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara të Ameikës. Ai njihet më së miri për rolin e tij në avancimin e të drejtave civile, duke shmangur taktikat e dhunës, dhe përdorur ato të mosbindjes civile, të bazuara në besimin e vet të krishterë, dhe të frymëzuara nga aktivizmi jo i dhunshëm i Mahatma Gandit në Indi.

King u bë një aktivist i të drejtave civile, që në fillimet e karrierës së tij. Ai udhëhoqi bojkotin e autobusëve të Montgomeri të Alabamës në vitin 1955, dhe ndihmoi në themelimin e Konferencës Jugore të Udhëheqjes së Krishterë (SCLC) në vitin 1957, duke shërbyer si presidenti i saj i parë. Ai udhëhoqi një luftë të pasuksesshme në vitin 1962, kundër ndarjes racore në Albani, Xhorxhia, dhe ndihmoi në organizimin e protestave të dhunshme të vitit 1963 në Birmingem, Alabama.

Në një tubim të jashtëzakonshëm në marsin e vitit 1963 në Uashington, ai mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”. Më 14 tetor 1964, King mori Çmimin Nobel për Paqen, për luftimin e pabarazisë racore, nëpërmjet rezistencës jo të dhunshme. Në vitet e fundit të jetës, King e zgjeroi fokusin e tij, duke u angazhuart në luftën kundër varfërisë dhe Luftës së Vietnamit, dhe duke distancuar shumë nga aleatët e tij liberalë me një fjalim të vitit 1967, me titull “Përtej Vietnamit”.

Në vitin 1968, King po planifikonte një protestë të madhe në Uashington, që do të quhej Fushata e Popullit të Varfër, kur u vra nga James Earl Ray më 4 prill në Memfis, Tenesi. Vdekja e tij u pasua nga trazira në shumë qytete të SHBA-së. Ray, i cili u largua nga vendi, u arrestua dy muaj më vonë në aeroportin Heathroë në Londër. Ai u dënua me 99 vjet burg për vrasjen e King, dhe vdiq në burg në vitin 1998 nga hepati. King iu dha pas vdekjes Medalja Presidenciale e Lirisë, dhe Medalja e Artë e Kongresit Amerikan.

15 Janar 1973 – Presidenti amerikan Nixon pezullon veprimet ushtarake në Vietnamin e Veriut

Nixon e ndërmori këtë akt, për t’i dhënë një shans bisedimeve paqësore midis sekretarit amerikan të shtetit, Henri Kisinger dhe udhëheqësit të Vietnamit të Veriut, Le Duc Tho. Kur Nixon e trashëgoi luftën nga presidenti Lyndon Johnson, ai nisi një fushatë për t’i dhënë fund asaj, e cila përfshinte tërheqjen graduale të trupave. Që nga marrja e presidencës, Nixon kishte arritur të reduktonte numrin e trupave amerikane në Vietnam në vetëm 95.000, nga 540.000 që ishin dikur.

15 Janar 1970 – Gadafi bëhet kryeministër i Libisë

Muamar Al-Gadafi, kapiteni i ri i ushtrisë libiane, i cili e rrëzoi mbretin Idriz në shtator 1969, emërohet kryeministër i Libisë nga i ashtuquajturi Kongres i Asamblesë së Përgjithshme. Duke përzier ortodoksinë islamike, socializmin revolucionar dhe nacionalizmin arab, Gadafi krijoi një diktaturë të egër anti-perëndimore.

Në vitin 1970, ai hoqi nga vendi bazat ushtarake britanike dhe britanike, dhe dëboi qytetarët me origjinë italiane dhe hebreje. Në vitin 1973, Gadafi shtetëzoi fushat e naftës në pronësi të të huajve, rivendosi ligjet tradicionale islame, si ndalimin e pijeve alkoolike dhe lojërave të fatit, por i emancipoi gratë dhe ndërmorri programe sociale që e përmirësuan standardin e jetesës në Libi.

Qeveria e Gadafit, financoi një shumëllojshmëri grupesh terroriste në mbarë botën, nga guerrilasit palestinezë, tek rebelët myslimanë në Filipine, dhe Ushtria Republikane Irlandeze. Gjatë viteve 1980, Perëndimi e fajësoi për sulmet e shumta terroriste në Evropë, dhe në prillin e vitit 1986 avionët luftarakë të SHBA-së bombarduan Tripolin. Gadafi u plagos rëndë, ndërsa vajza e tij e mitur u vra.  Ai u rrëzua nga pushteti në vjeshtën e vitit 2011, gjatë trazirave që shpërthyen në vend në kuadër të Pranverës Arabe. Gadafi u vra nga rebelët, pasi u kap afër qytetit të tij të lindjes, Sirte.

15 Janar 1919 – Udhëheqësit rebelë, vriten pas grushtit të dështuar të shtetit në Berlin

Një grusht shteti i kryer në Berlin nga një grup revolucionarësh radikalë socialistë, shtypet brutalisht nga njësitë paramilitare të krahut të djathtë, në datat 10-15 janar 1919. Udhëheqësit e grupit, Karl Liebknecht dhe Rosa Luxemburg, vriten. Lufta e humbur, dhe kushtet e këqija në vend, duke përfshirë mungesat e mëdha të produkteve ushqimore, bënë që shumë socialistë gjermanë të largoheshin nga Partia Socialdemokratike. Një fraksion nga partia, u shkëput dhe formoi Partinë Socialiste të Pavarur.

Më 6 janar 1919, vetëm pak javë përpara nisjes së Konferencës së Paqes në Paris, që do të përcaktonte të ardhmen e Gjermanisë, socialistët radikalë u mblodhën në Berlin për të nisur një revolucion. Luxemburg u kërkoi ithtarëve të saj të mos bënin asnjë përpjekje për grusht shteti, para se të kishin mbështetje të mjaftueshme popullore, por ajo nuk ishte në gjendje t’i frenonte. Rebelët nisën sulmet e tyre më 10 janar. Pas ekzekutimit, trupi i Luxemburg, u hodh në një kanal, dhe u gjet vetëm 5 muaj më vonë.

15 Janar 1934 – Një tërmet me magnitudë 8.0 të shkallës Rihter godet Nepalin, duke vrarë midis 6.000-10.700 njerëzve.

15 Janar 1962 – Papirusi i Dervenit, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar i Evropës që daton në vitin 340 P.E.S, gjendet në Greqinë veriore.

15 Janar 1991 – Skadon afati përfundimtar që Kombet e Bashkuara kishin vendosur për tërheqjen e forcave irakiane nga Kuvajti, duke i hapur rrugë fillimit të operacionit “Stuhia e Shkretëtirës”.

15 Janar 2001 – Nis funksionimin e saj në internet, Wikipedia, një enciklopedi e lirë e dijeve nga fusha të ndryshme.

15 Janar 2007 – Barzan Ibrahim Al-Tikriti, ish-shefi i inteligjencës irakiane dhe gjysmë-vëlla i Sadam Huseinit, dhe Avad Hamed Al-Bandar, ish-kryetari i Gjykatës Revolucionare, ekzekutohen me varje në Irak.

15 Janar 2016 – Ushtria Keniane pëson humbjen më të rëndë në një betejë me kryengritësit islamikë të Al-Shabab në El-Ade të Somalisë. Gjatë luftimeve, gjejnë vdekjen rreth 150 ushtarë.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 15 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi nga bota, 15 janar 2018

Shtypi nga bota, 15 janar 2018

Mos dilni nga shtëpia pa çadër, ja ç’thonë sinoptikanët për motin sot

Mos dilni nga shtëpia pa çadër, ja ç’thonë sinoptikanët për motin sot

Shtypi i ditës, 15 janar 2018

Shtypi i ditës, 15 janar 2018







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë
Aktualitet

Dosja “5D”, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

by mirseda
13:58 | 16/04/2026
0

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shty seanca që pritej të zhvillohej...

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

Mashtrime me dëm më shumë se 50 mln euro, zbardhet skema e “Call Ceneter-ave”

13:25 | 16/04/2026
Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, Berisha: Rama u bë avokat i ndërtuesit

13:12 | 16/04/2026
Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

Reuters: Irani po shqyrton lehtësimin e kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit

13:03 | 16/04/2026
Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

Plagosi një person në vitin 2023 në bashkëpunim me vëllanë e tij, arrestohet në Shëngjin 22-vjeçari

13:01 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com