Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Mars?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Mars?

14 Mars 1879 – Lind shkencëtari i njohur gjerman Albert Einstein

Albert Einstein, djali i një inxhinier elektrik hebre lindi në Ulm të Gjermanisë. Teoria e tij e relativitetit të veçantë dhe të përgjithshëm, ndryshoi në mënyrë drastike pikëpamjen e njeriut për universin, ndërsa puna e tij mbi teorinë e grimcave dhe energjisë, ndihmoi në përparpimet në mekanikën kuantike, dhe në fund në ndërtimin e bombës atomike.

Kur mbushi 5-vjeç, i ati i dha një busull, që i ngjalli menjëherë një interes të jashtëzakonshëm për gjilpërën magnetike dhe fenomenet natyrore që shkaktonin lëvizjen e saj në të njëjtin drejtim. I ati i shpjegoi se kjo shkaktohej nga fusha magnetike dhe forca e rëndesës.

Einstein e kishte të vështirë të kuptonte koncepte të tilla në atë moshë. Në komentet e tij për vitet e fëmijërisë, Albert Einstein kujtonte se nuk e kishte me qejf shkollën. Mënyra e prerë e mësimdhënies, ku nxënësve nuk u lejohej të bënin pyetje, e bënte atë të ndjehej si i burgosur.

Por me kalimin e viteve, fizikanti i ardhshëm zhvilloi një dashuri të madhe për matematikën. Nisi të mësonte logaritmet dhe pjesë të tjera të vështira të matematikës, ndërsa moshatarët e tij mësonin ende aritmetikën e thjeshtë. 

Albert Einstein, ndoqi më pas Institutin Politeknik në Zyrih të Zvicrës, ku studioi fizikë dhe matematikë. Pas diplomimit, ai punoi për qeverinë zvicerane si inspektor patentash për shpikjet e reja. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, nisi të punojë për teoritë e tij të ardhshme shkencore. Në një nga punimet e tij shkencore ai shpjegon se drita lëviz përmes valëve dhe grimcave, një nga elementët e rëndësishëm të teorisë së tij kuantike.

Në një tjetër punim, ai flet për grimca të vogla që pluskojnë në lëngje apo në trupa të gaztë, e cila mbështet teorinë e përbërjes atomike të materies. Por teoria më e rëndësishme është ajo e relativitetit, ku Ajnshtajni shpjegon se drita lëviz gjithmonë me të njëjtën shpejtësi, pavarësisht nga burimi i saj. Por ai shtoi se koha dhe masa mund të ndryshojnë dhe varen nga vendndodhja e një personi, në raport me një objekt apo një ngjarje.

Ajnshtajn botoi në vitin 1905 veprën e tij më të rëndësishme, dhe një nga dokumentet më të rëndësishme shkencore në histori, të titulluar “Teoria e Relativitetit”. Dhjetë vjet më pas, ai botoi një vëllim të zgjeruar të kësaj vepre me titullin “Teoria e Përgjithshme e Relativitetit”, ku përfshiu idetë themelore që përdoren edhe sot për të përshkruar fenomene natyrore lidhur me kohën, hapësirën, masën, lëvizjen dhe forcën e rëndesës.

Në vitin 1921 Eistein, fitoi Çmimin Nobel në Fizikë për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik. Ky ligj shkencor shpjegon përse disa metale emetojnë elektrone pasi mbi sipërfaqen e tyre bie drita. Ky zbulim çoi në zhvillimin e elektronikës, përfshirë shpikjen e radios dhe televizionit.

Shkencëtari i famshëm, dha mësim në universitete të ndryshme në Zvicër dhe Gjermani. Ai u largua nga Gjermani kur në pushtet u ngjit Adolf Hitleri, dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku e vazhdoi punën e tij shkencore në Institutin për Studime të Avancuara në Prinston, Nju Xhersi.

Megjithëse ishte kundër luftës, Einstein i shkroi presidentit amerikan Roosevelt në vitin 1939 për ta nxitur që Shtetet e Bashkuara të prodhonin bombën bërthamore para Gjermanisë. Albert Einstein vdiq më 1955-ën, në moshën 76 vjeçare.

14 Mars 1990 – Mikhail Gorbachev zgjidhet president i Bashkimit Sovjetik

Kongresi i Deputetëve të Popullit, zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm Mikhail Gorbaçov si presidentin e ri të Bashkimit Sovjetik. Proçesi ishte shumë i ndryshëm nga “zgjedhjet” e tjera të mëhershme. Që kur u ngjit në pushtet në vitin 1985, Gorbachev punoi shumë për ta hapur proçesin politik në Bashkimin Sovjetik , duke nxitur miratimin e ligjeve që eleminuan monopolit të Partisë Komuniste në pushtet, dhe krijuan Kongresin e Deputetëve të Popullit. Megjithatë, në vitin 1990, ai u përball me kritika të ashpra si nga reformatorët, ashtu edhe përfaqësuesit e linjës së ashpër komuniste.

Reformatorët, mes tyre Boris Jelcin, e kritikuan për ritmin e ngadalshëm të axhendës së tij të reformave. Nga ana tjetër, pjesëtarët e nomenklaturës së vjetër, u tronditën nga ajo që e panë si një tërheqje të Gorbachev nga parimet marksiste. Gorbachev e fitoi presidencën, por më 1991-shin kritikët e tij të brendshëm u bënë edhe më të zëshëm për shkak të krizës së tmerrshme ekonomike që mbërtheu vendin. Në dhjetorin e vitit 1991 ai dha dorëheqjen si president, dhe Bashkimi Sovjetik u shpërbë.

14 Mars 1950 – Në SHBA, FBI-ja fillon zbatimin e programit “10 më të kërkuarit”. Shpërblimi që ofrohet për informacionet që çojnë në kapjen e kriminelëve, varion nga 100.000 deri në 1.000.000 dollarë për çdo rast. Në përgjithësi, një individ hiqet nga lista e “10 më të kërkuarve” vetëm nëse kapet, ka vdekur, apo akuzat ndaj tij kanë rënë. Deri më 17 qershor 2013, në listë ishin përfshirë 500 të kërkuar nga policia për krime të rënda, nga të cilët 470 (94 për qind) ishin kapur.

14 Mars 1647 –Fundi i Luftës Tridhjetëvjeçare:Bavaria, Këlni, Franca dhe Suedia nënshkruajnë traktatin e armëpushimit në qytetin gjerman të Ulmit.

14 Mars 1903 – Traktati Hay-Herran, që i jep Shteteve të Bashkuara të drejtën për të ndërtuar Kanalin e Panamasë, ratifikohet nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

14 Mars 1923 – Gjykata e Lartë në Gjermani, nxjerr jashtë ligjit Partinë Socialiste të Punëtorëve Gjermane (nasizte).

14 Mars 1939 – Gjermania naziste anekson Republikën e Çekosllovakisë.

14 Mars 1964 – Një gjykatë në Dallas të SHBA, shpall fajtor Xhek Rubin për vrasjen e Li Harvi Osvald, vrasësin e dyshuar të presidentit amerikan Xhon F.Kenedi.

14 Mars 1965 – Qeveria izraelite, miraton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Gjermaninë Perëndimore.

14 Mars 1971 – Grupi i famshëm muzikor “Rolling Stones”, largohet nga Anglia drejt Francës, për të shmangur pagimin e taksave.

14 Mars 1972 – Botuesi i njohur italian dhe ish-partizani Xhanxhakomo Feltrineli, humb jetën nga shpërthimi i një bombe.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 14 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Parashikimi i motit, 14 mars 2018

Parashikimi i motit, 14 mars 2018

Shtypi nga bota, 14 mars 2018

Shtypi nga bota, 14 mars 2018

Video/ “Shefi” godet bandën italo-shqiptare, 43 persona në pranga

Video/ “Shefi” godet bandën italo-shqiptare, 43 persona në pranga

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme
Kryesore

I nxehti pushton vendin, temperaturat nesër arrijnë nivele ekstreme

by mirseda
19:35 | 02/06/2025
0

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet...

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

Mesfushori largohet nga grumbullimi i Italisë, humbet ndeshjet e kombëtares

19:31 | 02/06/2025
Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

Kërkesat për apartamente bien, ndërtuesit pesimistë ngadalësojnë ritmin

19:29 | 02/06/2025
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

18:21 | 02/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com