Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Janar?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 14 Janar?

14 Janar 1919 – Lind politikani i njohur italian Giulio Andreotti

Andreotti ishte një politikan dhe shtetar italian, i cili shërbeu si kryeministri i 41-të i Italisë, dhe udhëheqësi i Partisë Demokracia Kristiane. Ai është kryeministri i gjashtë më jetëgjatë që nga bashkimi i Italisë, dhe kryeministri i dytë më jetëgjatë i pasluftës pas Silvio Berlusconi. Andreotti, konsiderohej gjerësisht si politikani më i fuqishëm dhe i shquar i të ashtuquajturës Republika e Parë.

Duke e filluar karrierën si një benjamin i Alcide De Gasperit, Andreotti arriti që në moshë të re të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar, dhe shërbyer në të gjitha postet kryesore gjatë një karriere politike 40-vjeçare, duke u parë si një figurë garante nga shërbimi civil, komuniteti i biznesit, dhe Vatikani.

Në politikën e jashtme, ai udhëhoqi integrimin e Italisë në Bashkimin Evropian, dhe krijoi marrëdhënie më të ngushta me botën arabe. Admiruesit e Andreotti-t, e panë atë si ndërmjetës të krizave politike dhe sociale, duke bërë të mundur transformimin e një vendi kryesisht rural, në ekonominë e pestë më të madhe në botë.

Kritikët e tij, mendojnë se ai nuk bëri asgjë kundër një sistemi patronazhi, që kishte çuar në një korrupsion të shumë-përhapur në shoqërinë italiane. Në kulmin e prestigjit të tij si një burrë shteti, Andreotti iu nënshtrua disa proçeseve gjyqësore. I akuzuar për bashkëpunim me organizatën famëkeqe mafioze Cosa Nostra, gjykatat zbuluan se i kishte prishur raportet me të që në vitet 1980, ndaj dhe e mbyllën çështjen.

Rasti për i bujshëm gjyqësor edhri nga prokurorët e Peruxhias, që e akuzuan ish-kryeministrin për urdhërimin e vrasjes së një gazetari. Ai u shpall fajtor, por u lirua për shkak të moshës së thyer dhe statusit të tij si shtetar. Andreotti deklaroi në një rast:”Përveç Luftërave Punike, për të cilat isha shumë i ri, unë jam fajësuar për gjithçka që ka ndodhur në Itali!”.

Andreotti shërbeu si Kryeministri i 41-të i Italisë në vitet 1972-1973, 1976-1979, dhe 1989- 1992, Ministër i Brendshëm (1954 dhe 1978), Ministër i Mbrojtjes (1959-1966 dhe 1974), Ministër i Jashtëm (1983-1989), dhe ishte senator për jetë nga viti 1991, deri në vdekjen e tij në vitin 2013, në moshën 94-vjeçare.

14 Janar 83 P.E.S. – Lind udhëheqësi romak Mark Antoni

Mark Antoni, ishte një politikan dhe gjeneral romak, i cili luajti një rol jetik në transformimin e Republikës Romake nga një oligarki, në Perandorinë Romake Autokratike. Antoni qe një mbështetës i Jul Çezarit, dhe shërbeu si një nga gjeneralët e tij gjatë pushtimit të Galisë (Francës së sotme), si dhe Luftës Civile.

Ai u emërua administrator i Italisë, në kohën kur Çezari eliminoi kundërshtarët politikë në Greqi, Afrikë Veriore dhe Spanjë. Pas vdekjes së Çezarit në vitin 44 P.E.S, Antoni u bashkua me Mark Lepidin, një tjetër gjeneral i Çezarit dhe Oktavianin, nipin e madh të Çezarit, duke formuar një diktaturë të njohur nga historianët si Triumvirati i Dytë.

Triumvirët mundën vrasësit e Çezarit, Liberatorët, në Betejën e Filipianëve në vitin 42 P.E.S, dhe e ndanë qeverinë e republikës mes tyre. Marrëdhëniet midis triumvirëve u tendosën, pasi që të tre synonin një fuqi më të madhe politike. Lufta civile midis Antonit dhe Oktavianit, u shmang në vitin 40 P.E.S., kur Antoni u martua me motrën e Oktavianit, Oktavia.

Por pavarësisht nga kjo martesë, Antoni vazhdoi një lidhje dashurie me Kleopatrën, mbretereshën e Egjiptit, me të cilën pati 3 fëmijë, duke i tensionuar më tej marrëdhëniet me Oktavianin. Lepidi u dëbua nga Triumvirati në vitin 36, dhe 3 vjet më vonë mosmarrëveshjet mes Antonit dhe Octavianit shkaktuan një përçarje midis 2 triumvirëve të mbetur.

Armiqësia e tyre e vazhdueshme shpërtheu në luftë civile në vitin 31, pasi Senati Romak, nën drejtimin e Oktavianit, i shpalli luftë Kleopatrës dhe Antonin një tradhtar. Më vonë gjatë atij viti, Antoni u mund nga forcat e Oktavianit në betejën e Aktiumit. Antoni dhe Kleopatra, u arratisën në Egjipt, ku kryen vetëvrasje.

14 Janar 1943 – Roosevelt dhe Churchill hapin Konferencës e Kazablankës

Kryeministri britanik Winston Churchill dhe presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt, takohen në Kasablanca të Marokut së bashku me stafet e tyre, për të diskutuar strategjinë mbi fazën tjetër të Luftës së Dytë Botërore. Në takim, merrte pjesë edhe kryeministri francez në mërgim, gjenerali Charles de Gaulle, që mori garanci për një Francë të bashkuar pas luftës.

Suksesi i pushtimit të Afrikës Veriore, që rezultoi me humbjen e forcave franceze të Republikës së Vishisë, e detyroi Roosevelt të takohej me Churchill (Stalini, udhëheqësi i BRSS, nuk pranoi të marrë pjesë) në Kazablanka si një simbol dhe ogur për fitimin e luftës.

Në fund të konferencës, nëpërmjet një deklaratë të diskutueshme, ata njoftuan se aleatët do të pranonin vetëm dorëzimin e pakushtëzuar nga fuqitë e Boshtit, një vendim që shkaktoi tmerr në të gjitha anët si tepër ekstrem, dhe që linte shumë pak hapësirë ​​për manovrim politik. Takimi u mbajt sekret – madje edhe nga gazetat që kishin dijeni për të – derisa pjesëmarrësit u larguan nga Maroku më 27 janar.

14 Janar 1539 – Spanja anekson ishullin e Kubës në Karaibe.

14 Janar 1814 – Frederiku VI i Danimarkës nënshkruan Traktatin e Kielit, përmes së cilës ia jep Norvegjinë Suedisë, në këmbim të Pomeranisë.

14 Janar 1822 – Lufta Greke e Pavarësisë Akrokorinti pushtohet nga Teodoros Kolokotronis dhe Demetrios Ipsilantis.

14 Janar 1858 – Napoleoni III i Francës, i shpëton një tentativë për vrasje.

14 Janar 1907 – Një tërmet në Kingston të Xhamajkës, i merr jetën më shumë se 1.000 njerëzve.

14 Janar 1953 – Josip Broz Tito, merr detyrën e presidentit të parë të të Federatës Jugosllave.

14 Janar 1969 – Një shpërthim aksidental në bordin e aeroplanmbajtëses “USS Enterprise” pranë ishujve Hauai, shkakton vdekjen e 27 ushtarakëve.

14 Janar 2000 – Një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, dënon 5 kroato- boshnjakë me deri në 25 vjet burg, për vrasjen e më shumë se 100 myslimanëve boshnjakë në vitin 1993.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 14 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 14 janar 2018

Shtypi i ditës, 14 janar 2018

Shtypi nga bota, 14 janar 2018

Shtypi nga bota, 14 janar 2018

Shqipëria zbardhet sot nga bora, ja java më e ftohtë e janarit

Shqipëria zbardhet sot nga bora, ja java më e ftohtë e janarit







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

Greqia goditet nga moti i keq, makina zhytet në ujë nga përmbytjet masive, shpëtohet familja

17:13 | 04/12/2025
Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

Inspektorati zbarkon në Parlament, Bardhi e Peleshi: S’mund të na kontrollojnë. Ministrja…

13:50 | 05/12/2025




TË FUNDIT

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë
Politikë

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama dhe Begaj ndajnë titujt e parë

by mirseda
22:18 | 10/12/2025
0

Në 100-vjetorin e “Udhrit të Skënderbeut”, presidenti Bajram Begaj dekoroi ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh”...

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

Mickoski: Do shmangim incidentet, por qeveria nuk mbështet protestën pro ish-krerëve të UÇK-së

22:12 | 10/12/2025
SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

SHBA: Trump ashpërson rregullat, turistët të dorëzojnë historikun 5-vjeçar të rrjeteve sociale

21:34 | 10/12/2025
Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

Australi: Eshtrat e një fëmije 18-mujor shqiptar gjenden në një varr të cektë

21:01 | 10/12/2025
Fjolla Morina: “Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës” për shkak të çështjes ligjore

Fjolla Morina: “Që gjashtë vite nuk mund të dal jashtë Kosovës” për shkak të çështjes ligjore

20:56 | 10/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com