Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Janar?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Janar?

12 Janar 2010 – Mbi 200 mijë njerëz vdesin në Haiti pas një tërmeti të fuqishëm

Një tërmet me magnitudë 7.0, shkatërron ishullin e Haitit në Karaibe. Tërmeti, i cili ishte më i fuqishmi që goditi goditi rajonin në më shumë se 200 vjet, shkaktoi vdekjen e mbi 200 mijë njerëzve, ndërsa gati 900 mijë haitianë të tjerë mbetën të pastrehë. Tërmeti goditi Haitin jugor në orën 4:53 të mëngjesit.

Kryeqyteti, Port o Prins, pësoi dëme katastrofike. Banesa të panumërta u katandisën në rrënoja, ndërsa spitalet, kishat dhe shkollat ​​u shembën dhe rrugët u bllokuan nga gërmadhat. Strukturat e shumta qeveritare u dëmtuan rëndë ose u shkatërruan, duke përfshirë pallatin presidencial, godinën e parlamentit dhe burgun kryesor.

Pas tërmetit, nga frika se kufomat e viktimave mund të përhapnin sëmundje, kamionët e ushtrisë mblodhën me shpejtësi mijëra trupa, dhe i hodhën ato në varre masive. Edhe para tërmetit, Haiti ishte vendi më i varfër në hemisferën perëndimore, ku 80 përqind e 9 milionë banorëve të saj, jetonin në varfëri. Korrupsioni politik dhe dhuna, sëmundjet, kequshqyerja dhe qasja e kufizuar në sistemin arsimor, ishin një mënyrë jetese për shumë persona në Haiti, që fitoi pavarësinë nga Franca pas një revoltë të skllevërve në vitin 1804.

Menjëherë nisi një operacion ndërkombëtar i shpërndarjes së ndihmave, me Shtetet e Bashkuara që morrën drejtimin e tij dhe dërguan mijëra trupa ushtarake në Haiti për të ofruar furnizimet me emergjente, për të ndihmuar përpjekjet e kërkim-shpëtimit, si dhe për të ndihmuar në ruajtjen e rendit.

12 Janar 1984 – Ekspertët zbulojnë misterin e piramidave në Egjipt

Një panel ndërkombëtar ekspertësh që mbikëqyrte restaurimin e Piramidave të Mëdha në Egjipt, vendos të braktisë teknikat moderne të ndërtimit, në favor të metodës së vjetër së përdorur nga egjiptianët e lashtë. Të vendosur në Giza jashtë Kajros, disa nga strukturat më të vjetra të ndërtuara nga njeriu, treguan shenja të rënda të rrënimit deri në fillim të viteve 1980.

Puna e suksesshme e riparimit filloi me Sfinksin 4.600-vjeçar në vitin 1981, por procesi u dëshmua të ishte shkatërrues, kur uji me çimenton moderne, shkaktoi çarje të mëdha tek gurët gëlqerorë të ngjitur me njëri-tjetrin.

Më 12 janar 1984, restauruesit ndaluan përdorimin e llaçit dhe filluan përdorimin e sistemit të blloqeve të ndërlidhur, të praktikuar edhe nga ndërtuesit e dikurshëm të piramidave. Nga ai moment, projekti vazhdoi normalisht. Egjiptianët e lashtë, ndërtuan gati 100 piramida gjatë një 1 mijëvjeçari, për të shërbyer si dhoma varrimit për mbretërit e tyre.

Ata besonin se ato lehtësonin kalimin e monarkëve në jetën e përtejme, dhe vendet-varrimet shërbyen si qendra të veprimtarisë fetare. Gjatë Mbretërisë së Vjetër, një periudhë e historisë egjiptiane që zgjati nga fundi i shekullit XXVI P.E.S deri në mesin e shekullit XXII P.E.S, egjiptianët ndërtuan piramidat e tyre më të mëdha.

Më e madhja, e njohur si Piramida e Madhe, u ndërtua nga faraoni Khufu, është e vetmja që përfshihet në “Shtatë mrekullitë e botës” së antikitetit që mbijeton ende sot. Piramida e Madhe u ndërtua me rreth 2.3 milionë blloqe gurui. Besohet se ndërtimi i saj zgjati 20 vjet, ku u angazhuan mbi 20.000 punëtorë.

12 Janar 1943 – Ushtria sovjetike çan rrethimin gjerman të Leningradit

Trupat sovjetike, arrijnë të krijojnë më në fund një të çarë në rrethimin gjerman të Leningradit, i cili zgjati rreth një vit e gjysmë. Kjo garantoi futjen e më shumë furnizimeve në qytet, nëpërmjet  liqenit të ngrirë Ladoga. Rrethimi i qytetit, filloi zyrtarisht më 8 shtator të vitit 1941. Populli i Leningradit nisi ndërtimin e fortifikimeve, duke ia dalë të krijonte një mbrojtje të qëndrueshme të qytetit, por gjermanët ndërkohë ndërprenë të gjitha rrugët e furnizimit nga jashtë.

Në vitin 1942, 650.000 qytetarë të Leningradit vdiqën nga uria, sëmundjet, dhe plagët që pësuan nga rrethimi, si dhe bombardimet e vazhdueshme gjermane me artileri. Një milionë të sëmurë, të moshuar, dhe veçanërisht fëmije të Leningradit u evakuuan ngadalë dhe vjedhurazi nazistëve, duke lënë pas rreth 2 milionë njerëz, që u përpoqën të mbijetonin me çfarë të mundnin.

12 Janar 1954 – Sekretari amerikan i Shtetit Dulles, shpall politikën e “hakmarrjes masive”

Në një fjalim para Këshillit për Marrëdhëniet, Sekretari i amerikan i Shtetit John Foster Dulles njofton se Shtetet e Bashkuara, do t’i mbrojnë aleatët e tyre nëpërmjet “parandalimit të fuqisë masive hakmarrëse”. Si strategjikisht, ashtu edhe ekonomikisht, shpjegoi sekretari, nuk ishte e mençur të “dërgohen gjithmonë forcat tokësore amerikane në Azi”.

Në vend të kësaj, ai besonte se duhet të zbatohej një politikë e re e “marrjes së mbrojtjes maksimale, me një kosto të përballueshme”. Megjithëse Dulles nuk iu referua drejtpërdrejti armëve bërthamore, qe e qartë se politika e re që ai përshkruante, do të varej nga “fuqia masive hakmarrëse” e armëve të tilla, për t’iu kundërpërgjigjur akteve të ardhshme të komuniste gjatë Luftës së Ftohtë.

12 Janar 1848 – Në Palermo të Siçilisë, shpërthen një kryengritje popullore kundër Mbretërisë Burbone.

12 Janar 1908 – Një mesazh radioje në distancë të gjatë, dërgohet për herë të parë nga Kulla Eifel në Paris

12 Janar 1966 – Presidenti Lyndon B.Johnson deklaron se Shtetet e Bashkuara, duhet të qëndrojnë në Vietnamin e Jugut, derisa të përfundojë agresioni komunist.

12 Janar 1967 – Dr.James Bedford, bëhet personi i parë që ruhet në ngrirje, me qëllim ringjalljen e tij së ardhshme.

12 Janar 1976 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara voton 11-1, për të lejuar Organizatën Çlirimtare të Palestinës, të marrë pjesë në një debat por pa të drejtë vote.

12 Janar 1991 – Lufta e Gjirit Persik:Një akt i Kongresit të SHBA-së, autorizon përdorimin e forcës ushtarake për të përzënë Irakun nga Kuvajti.

12 Janar 1998 – Nëntëmbëdhjetë vende evropiane bien dakord të ndalojnë klonimin e njeriut.

12 Janar 2006 – Një rrëmujë gjatë ceremonisë së gjuajtjes së djallit me gurë në ditën e fundit të Haxhit në Mina të Arabia Saudite, shkakton vdekjen e të paktën 362 pelegrinëve myslimanë.

12 Janar 2012 – Protesta të dhunshme ndodhin në Bukuresht të Rumanisë, kundër masave shtrënguese ekonomike të presidentit Traian Băsescu.

12 Janar 2016 – Dhjetë vetë gjejnë vdekjen dhe 15 mbeten të plagosur, në një shpërthim me bombë pranë Xhamisë Blu në Stamboll.

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 Janar?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Parashikimi i motit, shi e borë në ditët e para të janarit

Kthjellime, vranësira dhe reshje, çfarë parashikojnë meteorologët për sot

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Ndahet nga jeta mjeshtri i valles shqiptare, Rexhep Çeliku

Përplaset për vdekje këmbësori në Durrës, autori largohet nga vendngjarja

Përplaset për vdekje këmbësori në Durrës, autori largohet nga vendngjarja

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi
Bota

Jemeni: Irani kërkon të zhvendosë arsenalin ushtarak në zonat e rebelëve Houthi

by mirseda
13:36 | 28/06/2025
0

Irani po zhvendos pjesë të industrisë së tij ushtarake, përfshirë prodhimin e raketave balistike dhe dronëve, në...

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

Sulm me bombë në Pakistan, 13 ushtarë të vrarë dhe 29 të plagosur

13:33 | 28/06/2025
Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

13:31 | 28/06/2025
Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

Abuzimi me tenderët e UBT/ SPAK mbyll hetimet, merren të pandehur 28 pedagogë

13:29 | 28/06/2025
Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

Forumi Global, Balluku në Stamboll: Shqipëria në nivel të ri me projektet ambicioze të porteve

13:26 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com