Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Dhjetor?

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 12 Dhjetor?

12 Dhjetor 1821- Lind shkrimtari i njohur francez Gustave Flaubert

Autori i romanit të famshëm “Zonja Bovari”, lindi në Ruen të Francës. Flaubert, djali i kirurgut kryesor të spitalit në qytet, filloi të shkruante histori të shkurtra që në adoleshencë. Në vitin 1840, ai shkoi në Paris për të studiuar jurisprudencë, por nuk mbeti në provime. Tre vjet më vonë, pëson një krizë nervore.

Ai u tërhoq në një qytezë të vogël jashtë Ruenit për të shkruar. Në vitin 1846, nis një marrëdhënie të gjatë romantike dhe të stuhishme me poeteshën Louise Colet, e cila përfundoi me një  ndarje të hidhur në vitin 1855.

Ndërkohë, udhëtoi gjerësisht jashtë Francës, së bashku me shkrimtarin tjetër francez Maxime du Camp, nga Greqia, në Siri dhe Egjipt në vitet 1849- 1851. Kur Flaubert u kthye nga udhëtimi, ai filloi të shkruante romanin “Zonja Bovari”,  për të cilën punoi plot 5 vjet për të përfunduar. Libri që u botua pjesë-pjesë në “Revue de Paris” në vitin 1856, dhe përshkruan iluzionet romantike të gruas së një mjeku fshati, dhe lidhjet e saj jashtë martesore, skandalizoi francezët tradicionalistë.

Flaubert u padit në gjykatë për sjellje të pahijshme në vitin 1857. Në fund u shpall i pafajshëm, dhe libri pati një sukses të pazakontë. Portreti realist dhe serioz i personazheve dhe situatave të rëndomta, qe  një moment historik në realizmin letrar francez. Veprat e tij të tjera përfshijnë “Salambo” (1862), një roman historik për Kartagjenën e lashtë, “Edukimi Sentimental”, që flet  për kryengritjen franceze të korrikut 1848, dhe përmbledhjen “Tre tregime” (1869).

12 Dhjetor 1913 – Tabloja e vjedhur e “Mona Lizës” gjendet në Firence të Italisë

Dy vjet pasi ishte vjedhur nga Muzeu i Luvrit në Paris, kryevepra e Leonardo Da Vinçit, “Mona Liza” gjendet në dhomën e një hoteli Italian në Firence, ku jetonte Vinçenzo Peruxhia. Ky kishte punuar më parë në Luvër, dhe e kishte grabitur pikturën e famshme mëngjesin e 21 gushtit 1911, në bashkëpunim me disa të tjerë të veshur si punonjës të muzeut.

Leonardo da Vinçi, një prej piktorëve të mëdhenj italianë të Rilindjes, e realizoi “Mona Lizën”, portretin e gruas së qytetarit të pasur fiorentin, Francesco del Gioconda, në vitin 1504. Piktura, e njohur edhe si “La Gioconda”, përshkruan figurën e një gruaje me një shprehje enigmatike të fytyrës, që është e dykuptimtë dhe tërheqëse në të njëjtën kohë, e vendosur para një peizazhi vizionar.

Pas gjetjes së tabllosë, Peruxhia u dënua në Itali për grabitje, dhe kaloi në burg vetëm 14 muaj. “Mona Liza” u rrikthye përfundimisht në Luvër, ku ndodhet edhe sot e kësaj dite, e ekspozuar pas një xhami antiplumb. Është ndoshta piktura më e famshme në botë, dhe shihet nga miliona vizitorë çdo vit.

12 Dhjetor 1917 – Qindra ushtarë francezë vriten në një aksident hekurudhor

Më shumë se 500 ushtarë francezë gjetën vdekjen, kur treni me të cilin udhëtonin doli jashtë shinave pranë qytetit të Modane në Francë. Më shumë se 1200 ushtarët francezë po ktheheshin në shtëpi për Krishtlindje, nga fronti italian i Luftës së Parë Botërore. Shkak i katastrofës ishte bashkëngjitja e shumë vagonëve në një lokomotivë të vetme.

Konkretisht, lokomotiva po tërhiqte 19 vagonë, ndërsa mund të përballonte vetëm 16 të tilla. Inxhinieri përgjegjës i trenit protestoi dhe refuzoi të niste trenin, por një oficer francez, i shqetësuar për t’i çuar njerëzit pa vonesë në shtëpi për pushime, nxorri armën dhe e kërcënoi inxhinierin derisa ky pranoi të niste trenin.

Mjerisht, inxhinieri pati të drejtë:kur treni doli nga tuneli i malit Cern në Alpe, dhe iu afrua qytetit francez të Modane, duhej të zbriste një një segment të pjerrët.  Frenat nuk mundën të mbanin dot peshën e vagonave të trenit të tejmbushur me njerëz, dhe ai doli jashtë kontrollit në fund të kodrës, dhe nga shinat mbi një urë prej druri.

Numri i të vdekurve u vlerësua ndërmjet 500-800 personave. Zjarri që shpërtheu ishte kaq i madh, saqë shkrumboi 400 nga trupat, duke e bërë të pamundur identifikimin e tyre. Megjithëse ushtria u përpoq të fshihte detajet e asaj tragjedie, inxhinieri francez i trenit që arriti të mbijetonte, rrëfeu të vërtetën rreth 15 vjet më vonë.

12 Dhjetor 1098 – Gjatë Kryqëzatës së Parë, kryqtarët rrethojnë qytetin Ma’arrat Al-Numan, rrëzojnë muret e qytetit, dhe më pas masakrojnë rreth 20.000 banorët e tij. Pasi nuk gjetën ushqim të mjaftueshëm, thuhet se ata konsumuan pjesërisht edhe trupat e banorëve të vrarë të qytetit.

12 Dhjetor 1901 – Guglielmo Markoni lëshon sinjalin e parë transatlantik me anë të radios (shkronja “S” në Kodin Mors), në Signal Hill në Newfoundland.

12 Dhjetor 1911 – Nju Delhi zëvendëson Kalkutën si kryeqyteti i Indisë.

12 Dhjetor 1925 – Në Iran, Reza Khani emërohet si Shahu i ri i Iranit, duke filluar sundimin e dinastisë Pahlavi.

12 Dhjetor 1935 – Udhëheqësi nazist, Heinrich Himmler, harton Projekti Lebensborn, një program që parashikonte lindjen e programuar të fëmijëve të racës së pastër Ariane.

12 Dhjetor 1941 – Adolf Hitleri, deklaron shfarosjen e menjëhershme të hebrejve, gjatë një takimi të zhvilluar me udhëheqësit kryesorë nazistë në Kancelarinë e Rajhut.

12 Dhjetor 1985 – Një avion ushtarak amerikan McDonnell Douglas DC-8, rrëzohet pak pasi u ngrit në Gander Newfoundland , duke vrarë të 256 personat që ndodheshin në bord, përfshirë edhe 236 anëtarë të Divizionit të 101-të të Forcave Ajrore të ushtrisë amerikane.

12 Dhjetor 1988 –Përplasja e dy trenave me udhëtarë në Clapham Junction në Britani, shkakton 35 të vdekur dhe qindra të plagosur.

12 Dhjetor 1991 – Federata Ruse, fiton pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 12 Dhjetor?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Next Post
Parashikimi i motit 12 Dhjetor

Parashikimi i motit 12 Dhjetor

Shtypi nga bota, 12 dhjetor 2017

Shtypi nga bota, 12 dhjetor 2017

Video/Rrezikon familja e nxënëses së shkëlqyer shqiptare

Video/Rrezikon familja e nxënëses së shkëlqyer shqiptare







JU REKOMANDOJMË

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025




TË FUNDIT

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni
Politikë

Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të ambasadorit të Shqipërisë në NATO, Ilir Gjoni

by mirseda
16:29 | 19/12/2025
0

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së...

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

15:19 | 19/12/2025
PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK,Mer USB me vete

14:49 | 19/12/2025
SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

SPAK shtyn afatin, hetimi ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj ende në proces

14:41 | 19/12/2025
Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

14:37 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com