Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 11 Mars?

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 11 Mars?

11 Mars 2004 – Terroristët e Al-Kaedas bombardojnë trenat në Madrid

Një seri sulmesh terroriste trondisin Spanjën, duke shkaktuar 191 të vrarë dhe rreth 2 mijë të tjerë të plagosur. Dhjetë bomba shpërthyen në 4 trena në 3 stacione treni në kryeqytetin Madrid, mëngjesin0 e 11 marsit 2004, gjatë një orari shumë të frekuentuar nga udhëtarët.

Policia zbuloi më vonë se bombat ishin shpërthyer me anë të telefonave celularë. Sulmet e Madridit, ishin më vdekjeprurëse kundër civilëve në tokën evropiane që nga sulmi ajror i Lockerbie i vitit 1988. Tre bomba të tjera nuk shpërthyen siç ishin planifikuar, dhe u gjetën më pas të paprekura.

Fillimisht u dyshua se prapa këtyre sulmeve qëndronte grupi separatist bask ETA. Kjo u dëshmua shumë shpejt e pasaktë, pasi provat dëshmonin  për përgjegjësinë e një grupi ekstremist militant islamik të lidhur ngushtë me të, por që vepronte në emër të Al-KaEdës.

Shumë njerëz në Spanjë dhe në mbarë botën, i panë sulmet si një hakmarrje për pjesëmarrjen e Spanjës në luftën në Irak, ku vendi ibeRik kontribuoi me rreth 1400 trupa. Sulmet ndodhën dy ditë para zgjedhjeve parlamentare spanjolle, të cilat u fituan nga socialistët që ishin kundër luftës në Irak.

Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Hoze Luis Rodriguz Zapatero, i tërhoqi trupat spanjolle nga Iraku deri në majin e vitit 2004. Një bombardim i dytë, i një piste të trenave me shpejtësi të lartë, u tentua më 2 prill më 2004, por rezultoi i pasuksesshëm. Ditën tjetër, policia spanjolle arrestoi banorët e një apartamenti në Leganes, në jug të Madridit, si përgjegjës të sulmit të dështuar.

Në një tjetër bastisje policore, mbetën të vrarë 7 të dyshuar, dhe një agjent i forcave speciale spanjolle, pasi terroristët hodhën  bomba në apartament për të shmangur kapjen nga autoritetet. Pas një gjyqi 5-mujor në vitin 2007, 21 persona të pandehur u dënuan, edhe pse pesë prej tyre, duke përfshirë drejtuesin e dyshuar të grupit Rabei Osmanin, më vonë u liruan. Në kujtim të viktimave të bombardimeve të 11 marsit, në parkun El Retiro në Madrid, pranë stacionit hekurudhor Atocha, u mbollën qindra peme ullinj dhe selvi, në shenjë nderimi ndaj viktimave.

11 Mars 1941 – Presidenti amerikan Roosevelt, nënshkruan dhënien e huave për aleatët europianë si ndihmë për luftën ndaj Gjermanisë

Programi Lend-Lease, që hyri në fuqi këtë ditë, u krijua nga Roosevelt si një mjet për të ndihmuar Britaninë e Madhe në përpjekjet e saj të luftës kundër gjermanëve, duke i dhënë ekzekutivit të drejtën “të shesë, transferojë, shkëmbejë, japë me qira, huazojë apo tjetërsojë “të gjitha burimet ushtarake që presidenti i konsideronte përfundimisht në interes të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara”.

Arsyetimi ishte se nëse fqinji rezultonte i suksesshëm në mbrojtjen e shtëpisë së tij, edhe siguria e shtëpisë do të rritej. Program shërbeu për të forcuar moralin britanik, duke u dhënë atyre ndjenjën se ata nuk ishin më vetëm në luftën e tyre kundër Hitlerit.

Deri në nëntor, pas një debati shumë të ashpër, Kongresi i zgjati kushtet e huadhënies ndaj Bashkimin Sovjetik, edhe pse BRSS ishte tashmë përfituese e armëve nga ushtria amerikane, dhe kishte premtuar 1 miliardë dollarë ndihmë financiare. Deri në fund të luftës, më shumë se 50 miliardë dollarë fonde, armë, avionë dhe anije u shpërndanë në 44 vende. Pas luftës, programi Lend-Lease u shndërrua në Planin Marshall, i cili caktoi fonde për ringjalljen e kombeve “miqësore” demokratike, edhe nëse ata ishin ish-armiq.

11 Mars 537 – Fisi barbar i Ostrogotëve rrethon Romën e Lashtë, rrethimi i parë që zgjati një vit. Forcat që mbronin qytetin, komandoheshin nga gjenerali iliro-romak Flavius Belisarius. Roma ishte shumë e madhe për t’u rrethuar plotësisht fizikisht, ndaj, gotët ngritën 7 kampe duke bllokuar portën kryesore dhe rrugët për qasjet në qytet. Më pas, pastaj ata bllokuan ujësjellësin, duke bërë që mullinjtë e drithrave të mos punonin.

Për t’i bërë ballë këtij problemi, Belisarius, ndërtoi mullinj lundrues në lumin Tiber. Por vështirësitë për qytetarët rriteshin çdo ditë. Ai i shkroi një letër perandorit të Bizantit Justinian, duke kërkuar përforcime. Nga frika e ndonjë tradhtie të mundshme, Belisarius ai mori masa ekstreme.

Ai shkarkoi Papa Silveriusin, nën dyshimin se ky kishte hyrë në bisedime të fshehta me gotët. Gjithashtu, Belisarius dha urdhër që çelësat e portave të qytetit të ndërroheshin dy herë në muaj, dhe shtoi patrullat gjatë natës. Rrethimi zgjati 1 vit, dhe gotët në fund u tërhoqën.

11 Mars 1665 – Kolonia e Nju Jorkut, miraton kodin e ri që u garantonte protestantëve të drejtat fetare.

11 Mars 1918 – Moska bëhet kryeqytet i Rusisë së revolucionit.

11 Mars 1935 – Hermann Goering, shpall zyrtarisht krijimin e Forcës Ajrore gjermane, Luftwaffe.

11 Mars 1942 – Paris, nazistët fillojnë transportin e hebrenjve për në kampin e përqendrimit në Aushvic.

11 Mars 1946 – Rudolf Hes , komandanti i parë i kampit të përqendrimit në Aushvic, kapet nga trupat britanike.

11 Mars 1982 – Menahem Begin dhe Anvar Sadat nënshkruajnë në Uashington traktatin e paqes Izrael – Egjipt.

11 Mars 2009 – Gjashtëmbëdhjetë njerëz gjejnë vdekjen dhe 11 të tjerë plagosen nga student Tim Kretshmer, që në fund vret veten. Kjo tragjedi, çoi në kufizime të mëdha ligjore për mbajtjen e armëve në Gjermani.

11 Mars 2011 – Një tërmet me përmasa 9.0 ballë ndodh në thellësi të detit, 130 km në lindje të Sendai, Japoni, duke shkaktuar një cunami që shkaktoi mijëra viktima, dhe një avari të rëndë në centralin bërthamor të Fukushimas.

11 Mars 2012 – Një ushtar amerikan, vret 16 civilë në Kandahar të Afganistanit.

11 Mars 2013 – Referendumi mbi sovranitetin e Ishujve Falkland:99.8 për qind e banorëve të ishujve zgjedhin të mbeten pjesë e Britanisë së Madhe. TIRANA TODAY

Tags: Çfarë ka ndodhur më 11 Mars?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Shtypi i ditës, 11 mars 2018

Shtypi i ditës, 11 mars 2018

Shtypi nga bota, 11 mars 2018

Shtypi nga bota, 11 mars 2018

Parashikimi i motit 24 Shkurt

Parashikimi i motit, 11 mars 2018

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com